Ligji ‘ndalo Soros-in’ nga qeveria hungareze

Publikuar në Jan. 19, 2018, 1:14 a.m.

Qeveria hungareze ka hartuar një projektligj të quajtur ‘ndalo Soros-in’, për të parandaluar migrimin ilegal.

Ministri i Brendshëm, Sandor Pinter dhe Zëdhënësi i Qeverisë, Zoltan Kovacs njoftuan në një konferencë për shtyp vendimet e tyre të marra në kuadër të luftës me krizën e azilkërkuesve.

‘DO TË OFROHEN 25% TË TAKSAVE’

Pinter i cili raportoi se qeveria hungareze ka hartar ligj të ri në kuadër të luftës me migrimin ilegal, në këtë kontekst , u shpreh se 25% e taksave do t’u ofrohen organizatave që kanë marrë mbështetje financiare nga jashtë dhe që mbështesin migrimin ilegal dhe se qytetarët hungarez nuk do t’i ofrohen zonës kufitare Schengen më shumë se 8 km.

Pinter tha se në kuadër të ligjit, është e mundur që shtetasve të huaj që mbështesin migrimin ilegal të i’u ndalohet edhe hyrja në Hungari.

‘A MUND T’I NDALOHET HYRJA EDHE SOROS-IT?’

Edhe zëdhënësi i qeverisë, Kovacs duke shprehur se detajet e projektligjit do të ndahen nesër me mediat, tha se: “Qeveria ka hartuar projektligjin ‘ndalo Soros-in.”

Në pyetjen lidhur me ndalimin e hyrjes në Hungari të biznesmenit amerikan me prejardhje hungareze, George Soros, Kovacs tha se: “Nëse zbulohet se edhe Gorge Soros ka bërë një punë të tillë (ka organizuar migrim ilegal), atëherë rregullat do të vlejnë edhe për të.”

Qeveria hungareze, duke ndjekur politika të ashpëra për azilkërkuesit, e akuzon Soros-in se po përpiqet të bart në Evropë 1 milion azilkërkues në vitë, përmes organizatave joqeveritare.

Qeveria hungareze filloi gjithashtu edhe fushatë anti-Soros në të gjithë vendin.



Burimi : Sputnik News