Avionët ushtarak rus zbritën në autostradë

Publikuar në Jan. 20, 2018, 12:55 a.m.

Tre avionë që i përkisnin Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë zbritën në autostradë, gjatë një stërvitje pranë qytetit të Rostonit.

Në deklaratën e bërë nga ministria, duke u theksuar se dy avion Su-30M2 dhe Su-34 arritën të zbresin me sukses për herë të parë në autostradë, u deklarua se më parë në autostradë zbritën vetëm avion të lehtë luftarak.

Duke e ngjasuar zbritjen në autostradë si udhëtim të parë hapësinor të njeriut, tha se: “Askush nuk ka zbritur më parë në një autostradë kaq të ngushtë me këtë lloj avioni. Jam me të vërtet i lumtur, nuk mund t’i ndaloj dot emocionet.”

Gjithashtu u vu re se njësitë e mbrojtjes ajrore që merrnin pjesë në stërvitje, zbrapsën sulmin e armikut të supozuar, ndërsa helikopteri i shpëtimit i tipit Ka-27 kryente evakuimin e ‘të dëmtuarve’.



Burimi : Sputnik News