Në vitin 2017 në Gjermani u zhvilluan 950 ‘sulme anti-islamike’

Publikuar në Mars 5, 2018, 10 a.m.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme gjermane, në vitin 2017 u zhvilluan të paktën 950 'sulme anti-islame'. Ndër këto sulme janë nxitja e urrejtjes ndaj muslimanëve dhe lyerja e xhamive me gjak derri.

Sipas lajmit të DW në turqisht, në Gjermani brenda një viti u zhvilluan rreth 1000 sulme ndaj muslimanëve, xhamive dhe qendrave islamike. Neue Osnabrücker Zeitung, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Brendshme gjermane, raportoi se në vitin 2017 u zhvilluan të paktën 950 sulme anti-islamike.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Brendshme për çështjen e Partisë së Majtë, pothuajse të gjitha sulmet në Gjermani vitin e kaluar janë bërë nga ekstremistët e djathtë. Në këto sulme u plagosën të paktën 33 persona.

NË MURET E XHAMIVE ËSHTË VËNË GJAK DERRI

Në mesin e të paktën 60 sulmeve ndaj xhamive dhe qendrave islamike hynë edhe lyerja e mureve të këtyre ndërtesave me gjak derri.

Në çerekun e tretë të vitit u zhvilluan 288 sulme anti-islamike, ndërsa në çerekun e fundit të vitit ky numër ra në 167.

POLICËT NUK KANË TË DHËNA QË MUND TË KRAHASOHEN ME VITET E KALUARA

Policia në Berlin po heton sulmin e bërë mbi një xhami të ndërtuar rishtazi në vitin 2014.

Është deklaruar se Ministria e Brendshme ka filluar të mbledhë të dhëna për sulmet anti-islame që nga fillimi i vitit 2017, prandaj nuk ka të dhëna që mund të krahasohen me vitet e kaluara.

Në mesin e këtyre sulmeve në regjistrat e Ministrisë, janë edhe nxitja e urrejtjes ndaj muslimanëve, dërgimi i letrave kërcënuese, sulmimi i grave që mbajnë shami si dhe vizatimi i simboleve naziste në muret e xhamive dhe ndërtesave tjera islamike dhe lyerja e tyre me gjak derri.

VEPRIMET E LËVIZJES PEGIDA NUK U PËRFSHINË

Këtyre 950 sulmeve i’u shtuan edhe 90 protesta kundër ‘islamizimit’ të Gjermanisë, ndërsa veprimet e lëvizjes emigrante dhe anti-islamike PEGIDA nuk u përfshinë.

Kryetari i Këshillit Qendror të Muslimanëve në Gjermani, Aiman Mazyek, i cili i’u përgjigj pyetjeve të gazetës, tha se ai beson se sulmet e regjistruara janë vetëm një pjesë e sulmeve që janë zhvilluar.



Burimi : Sputnik News