U sulmua Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Londër

Publikuar në Mars 10, 2018, 5:08 p.m.

Mbështetësit e Ajatullah Shirazit në Londër të njohur si grup kundërevoluscional dje kanë bastisur ambasadën iraniane në Londër.

Sipas Hamid Baeidinxhad, ata ishin grup ekstremistës  të ashtuquajturit Pasuesit e Shirazi. Për dëmet më të mëdha  ende nuk dihet, por ajo që ishte e dukshme se në kulme dhe dritare të ambasadës të Republikës Islamike Iraniane ky grup e hodhën posht flamurin Iranian dhe i vendosën flamujt e grupit të tyre nëpër qati e përreth dhe këndonin slogane kundër autoriteteve iraniane.

Ata gjithashtu mallkuan gruan e Profetit Muhamed, Ajshen, të atin e saj Ebu Bekrin  si dhe Osmanin dhe Omerin, dy nga shokët e Profetit Muhamed, të cilët janë figura shumë të respektuara në islamin sunit. Ata u vunë në dukje nuk kishin armë por mbanin me vete shkopinjë me të cilët sulmuan ndërteësn, e sa për dëme në njerëz ende nuk u raportua , gjithashtu policia ishte e pranishme në vendngjarje.

Sulmuesit thuhet se kërkuan lirinë e arrestimit Sejjid Husein Shirazit, djalit të figurës fetare irakiane Ayatollah Shirazi. Skeda e incidentit u transmetua drejtpërdrejt në disa kanale anti-revolucionare.