Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Pesëdhjetëedytë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Mars 13, 2018, 12:33 a.m.

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.

Tahauiu ka pohuar: “Pas zbritjes së këtij ajeti të nderuar, i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) pasi thirri Aliun, Fatimenë, Hasanin dhe Husejnin tha kështu: “Allahu im këta janë Ehli Bejti im”. Në këtë hadith nënkuptohet, se me konceptin e Ehli Bejtit që ceket në këtë ajet, është vënë theksi vetëm tek përfshirja e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), të nderuarit Ali (p.m.t.), të nderuarës Fatime (p.m.t.), të nderuarit Hasan (p.m.t.) dhe të nderuarit Husejn (p.m.t.)”.

Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju. Ja ku jemi sërish me ju në programin tonë të pesëdhjetëdytë me titull: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)”. Zotëriu im ne na kanë arritur të dhëna, se disa vëllezër kryejnë vlerësime dhe bëjnë sqarime, në lidhje me përdorimet dhe argumentimet e teksteve fetare të konceptit të Ehli Bejtit. Do të ishte më bukur nëse e sqaroni këtë çëshje në mënyrë më të hollësishme dhe gjithëpërfshirëse.

I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (p.q.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër”.

Çështja e Ehli Bejtit është mjaft e rëndësishme. Ne i përdorim në mënyrë metaforike disa terma politike të rëndësisë jetike në fushën e urtësive fetare. Edhe koncepti i Ehli Bejtit zë një vend në mesin e këtyre. Të paktën ne mund të themi këtë, se namazi i një njeriu mund të pranohet, vetëm kur një njeri sjell përshëndetje mbi Ehli Bejtin. “Ai njeri që nuk sjell përshëndetje mbi Ehli Bejtin nuk ka as namaz”. Për më tepër në Kur’anin Famëlartë ka zbritur një ajet brenda kësaj kornize. Në ajetin 33 të Sures Ahzab citohet: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë ndyrësinë e mëkateve nga ju (o Ehli Bejti) dhe t’iu pastrojë tërësisht”.

Asnjë dijetar musliman, nuk ka shpalosur ndonjë mendim që bie ndesh, për sa i përket pikës se në këtë ajet Ehli Bejtit iu është dhënë një privilegj. Ky privilegj dhe post është aq i lartë sa asnjë post tjetër, jo vetëm që nuk është i barabartë por me të, por as që mund t’i afrohet këtij virtyti. Njëri nga argumentimet e këtij është edhe këmbëngulja e një pjesë të dijëtarëve muslimanë, që ka të bëjë më pikën e përfshirjes së bashkëshorteve, brenda konceptit të Ehli Bejtit. Nëse ky ajet nuk do të kishte bërë me shenjë tek një post i madh dhe një virtyt madhështor nuk do të kishte një këmbëngulje kaq të madhe. Ne themi se koncepti i “Ehli Bejtit” që është i pranishëm në këtë ajet nuk i përfshin bashkëshortet e të dërguarit (p.q.m.t.). Çfarë të keqje ka nëse edhe ju e pranoni këtë? Bashkëshortet e të dërguarit (p.q.m.t.) kanë virtyte dhe poste të tjera.

Por ata nuk bëjnë kështu, por këmbëngulin se kjo pjesë e ajetit, ose ka të bëjë me të dërguarin (p.q.m.t.), ose ka përfshirë edhe bashkëshortet e tij. Ky fakt tregon se kjo pjesë e ajetit bart një virtyt të madh. Në jurisprudencën dhe shkencat e tjera islame gjenden me dhjetra çështje të cilat janë shqyrtuar në kornizën e konceptit të Ehli Bejtit. Kërkojmë ndjesë nga ndjekësit tanë të nderuar, sepse çështja në lidhje me përdorimet dhe kuptimet e thënies së Ehli Bejtit dhe haditheve të përcjellura nga i dërguari (p.q.m.t.), mund të zgjasë në formën e disa programeve. Ky koncept ka një larmi përdorimesh.

I pari dhe më i rëndësishmi zë vend në mesin e përdorimeve më gjithëpërfshirëse. Ky përdorim përfshin çdo gjë dhe çdo njeri në lidhje me shtëpinë. Sërish ky përdorim përfshin bashkëshorten, fëmijtë, të afërmit, kafshët shtëpiake etj. dhe të tërë njerëzit e tjerë që kanë lidhje të veçantë. Për këta përdoren thënie si “Këta janë nga Ehli Bejti” dhe “Nga Ehli Bejti im”.

Në programin e kaluar njëri nga vëllezërit kumtoi, se në veprat tuaja ndodhen përcjellje, të cilat kanë bërë të ditur se edhe macja cilësohet si “Ehli Bejti” (anëtarët e shtëpisë). Kjo që tha ai është plotësisht e vërtetë. Imam Xhafer Sadiku (p.m.t.) ka cituar kështu: “Macja është nga Ehli Bejti. Me ujin e mbetur nga ajo mund të merret abdest”. (1)

E thënë ndryshe nëse macja pi ujë nga një enë nuk ka asnjë të keqe që të marrësh abdest nga ai ujë. Një njeri mund të drejtojë pyetjen: “Zotëriu im a kalon përdorimi i kuptimit i kësaj fjalëze edhe në burimet e Ehli Sunnetit?” Ndjekësit e mi të nderuar nënvizoj se ky është një përdorim i përbashkët në gjirin e Ehli Bejtit dhe Ehli Sunnetit. Ah sikur, sikur të mund t’i hulumtonim pikat e përbashkëta të kulturës së muslimanëve.

Në njërën nga përcjelljet që kalon në veprën me titull: “Sahihu’l-Xhamii’s-Sagiri” (Hadithet e Vërteta të Përmbledhjes së Vogël), e dijetarit shqiptar Shejh Albanit gjendet ky përdorim. Përcjellja është si më poshtë: “Macja është nga anëtarët e shtëpisë. Sepse ajo është që sorrollatet rreth e rrotull përkrah jush”. Përcjellja është e vërtetë në këndvështrimin e zinxhirit të përcjelljes. (2) Vëllai është munduar që të thotë kështu: “Ju në njërën anë e përcillni këtë hadith ndërsa në anën tjetër thoni se ky koncept i përket vetëm të nderuarit Ali (p.m.t.)”.

Prezantuesi: Pra ju pranoni se macja bën pjesë tek anëtarët e shtëpisë, por nuk pranoni se bashkëshortet e të dërguarit (p.q.m.t.) nuk bëjnë pjesë!

I ftuari: Pra ku mbështeteni ju kur e përkufizoni këtë? Nuk jemi vetëm ne ata të cilët thonë se koncepti është në zotërim të një kuptimi të gjërë por dhe ju.

Një tjetër hadith është i pranishëm tek vepra: “Musnedu’l-Imami Ahmedi” (Zinxhiri i Përcjelljes i Ahmed Hanbelit) e Imam Ahmed Hanbelit. Ky hadith është si vijon: “Përpara Ebu Katades iu vu një enë që ai të merrte abdest. Macja e lëpiu këtë enë. Kur i thanë atij: “O Ebu Katade! Macja e ka lëpirë këtë enë”, ai tha: “Unë e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) duke thënë: “Macja është nga anëtarët e shtëpisë. Sepse ajo është që sorrollatet rreth e rrotull përkrah jush”. (3)

Pyetja është: “Kjo thënie me këtë kuptim nuk përfshin vetëm macen. Duke qenë se përfshin kafshët atëherë ajo përfshin shumë mirë edhe bashkëshortet, fëmijtë, të afërmit, shërbyesit, etërit dhe të tjerët. Unë nuk mendoj se asnjë nga dijetarët muslimanë mund të thotë se ky kuptim mund të përdoret si kuptim tek Ajeti i Pastrimit. A ka një njeri të mençur që më mund të shprehë se Allahu (k.m.t.) ka dashur që ta pastrojë tërësisht macen? Askush të mos më thotë se le t’i drejtohemi fjalorëve për të parë përdorimet e fjalës. Kujt do t’i drejtohemi? Si fillim do t’i drejtohemi argumenteve, haditheve të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), që të shohim përfshirjen e konceptit. Nëse në hadith nuk ka ndonjë sqarim atëherë ne do të shikojmë fjalorët dhe përdorimet.

Shembulli i dytë është përdorimi i argumenteve fetare që kanë arritur në duart tona. Ky përdorim është i vlefshëm edhe për argumentin fetar kuranor. Kur’ani e ka përdorur konceptin e Ehli Bejtit në kuptimin e nënshtrimit ndaj një nga të dërguarit. Për atë njeri i cili ndjek sunnetin, udhën dhe ligjet e tij hyjnore të tij Kur’ani përdor thënien: “Ai është nga Ehli Bejti im”. Ashtu siç ka ndodhur në shembullin e të nderuarit Nuh (p.m.t.), nëse një njeri nuk e ndjek sunnetin e tij dhe nuk është vartësi i tij është përdorur thënia: “Edhe nëse është yt bir ai nuk është nga Ehli Bejti yt”. Ne e dimë shumë mirë se Kur’ani Famëlartë përcjell edhe thënien: “Im bir është nga Ehli Bejti im”.

Prezantuesi: Kur’ani Fisnik citon: “Sepse puna e tij ishte e keqe”.

I ftuari: Tahauiu në veprën e tij: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Çështjeve të Paqarta) ka kumtuar kështu: “Thënies së të nderuait Nuh (p.m.t.): “O Zoti im! Me të vërtetë im bir është nga familja ime” (Sureja Hud, Ajeti 45), Allahu i Madhëruar iu është përgjigjur duke i thënë: “O Nuh! Ai nuk është kurrë nga famija jote. Sepse puna e tij është e keqe”. Duke qenë se në këndvështrimin fetar, është e lejuar dalja jashtë konceptit të anëtarit të familjes, e një të biri që i përket një feje tjetër, gjithashtu është e lejuar hyrja brenda së përfshirjes e një njeriu, i cili ndonëse beson në të njëjtën fe, por është i ndryshëm në këndvështrimin e trungut farefisnor. (4)

Këto sqarimet e Tahauiut janë një tjetër përdorim i fjalës. Imam Tahauiu ka përmendur disa përcjellje në lidhje me këtë përdorim të kuptimit të fjalës “ehl” (anëtar).

Sërish ndonëse Uasile Ibn Ethkaja, ka qenë më i largët se sa Ummu Selemeja, ndaj të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), ky i fundit e ka pranuar atë nga anëtarët e tij të familjes. (5) Natyrisht me këtë përdorim nuk nënkuptohet kuptimi i parë terminologjik i konceptit të Ehli Bejtit por kuptimi i tij i dytë. Shejh Ibn Tejmijje në veprën e tij: “Sherhu’l-Akideti’l-Uasitijje” (Sqarimi i Besimit të Mesëm), ka kryer sqarime që e mbështesin këtë çështje. Ai ka pohuar si më poshtë: “Njëri nga përdorimet e fjalës “Al” (Familje) është përdorimi në kuptimin e përgjithshëm të fjalëzës së “Alu’n-Nebi” (Familja e Lajmëtarit). Në këtë ajet nuk është nënkuptuar kjo. Me këtë përdorim nënkuptohet ai njeri i përkushtuar i cili iu është nënshtruar fesë dhe shpalljes së të dërguarit (p.q.m.t.)”. (6)

Prezantuesi: Ky kuptim në të njëjtën mënyrë nuk është një kuptim gjuhësor por është terminologjik.

I ftuari: Sigurisht. Argumentimi duke qenë se e mbështet këtë edhe ne e pranojmë se koncepti ka marrë këtë kuptim. Përse ne nuk mund ta kundërshtojmë këtë kuptim terminologjik? Sepse Kur’ani e ka përdorur këtë koncept në këtë kuptim duke thënë: “Ai nuk është nga familja ime”.

Dijetar Tahauiu ka një thënie shumë të bukur mbi kornizën e kësaj çështjeje. Ai në formën e një interpretimi ka thënë kështu: “Kur ju krahasoni përcjelljet që bëjnë fjalë se Ummu Selemeja, është nga familja (e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.)), dijeni se nënkuptohet ky kuptim. Këtu nuk nënkuptohet rrjedhja e saj nga trungu farefisnor ose kuptimi terminologjik që kalon në disa vende të tjera. Si rrjedhojë ai ka cituar kështu: “Edhe në përgjigjien e dhënë nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ndaj Ummu Selemesë: “Ti je nga familja ime” është e vlefshëm ky kuptim.

Prezantuesi: Pra ai ka patur për qëllim nënshtrimin.

I ftuari: Po, ai ka patur për qëllim bindjen dhe nënshtrimin. Edhe në hadithet e formës: “Selmani është nga Ehli Bejti ynë” bëhet fjalë pikërisht për këtë kuptim. Koncepti “Ehli Bejti” që ceket në ktë hadith, nuk ka të bëjë as me kuptimin farefisnor dhe as me atë gjuhësor. Koncepti i Ehli Bejtit që kalon këtu është “ittibai’l-ehli’l-bejti” pra merr kuptimin: “Ata të cilët i nënshtrohen Ehli Bejtit”.

Në përdorimin e tretë nënkuptohet, një shtresë e të afërmve të të dërguarit (p.q.m.t.), të cilët e kanë të ndaluar që t’u jipet vetë zekati. Pra të bijtë e Akilit, të bijtë e Hashimit dhe me radhë. Ky përdorim i konceptit është juridik. Kjo çështje shtjellohet në kreun me titull: “Ata të cilët e kanë të lejuar dhe ata të cilët e kanë të ndaluar që t’u jipet vetë zekati”. Edhe Shejh Ibn Tejmijje e ka cekur këtë çështje. Ata të cilët mendojnë se koncepti i Ehli Bejtit është në zotërim të vetëm të një kuptimi terminologjik mund t’i hedhin një sy veprës me titull: “Leali’l-Behijje fi’sh-Sherhi’l-Akideti’l-Uasitijje” (Netët e Ndriçuara në Sqarimin e e Besimit të Mesëm). Ai citon si më poshtë: “Ehli Bejti i të dërguarit (p.q.m.t.) janë ata njerëz të cilët e kanë të ndaluar që të marrin lëmoshë. Këta janë të bijtë e Aliut, Xhaferit, Akilit, Abbasit dhe Harith Ibn Abdilmuttalibit. Këtyre iu është bërë e ndaluar që të marrin zekatin, sepse ata janë të pastër. Ndërsa zekati është papastërtia e njerëzve. Si rrjedhojë i dërguari (p.q.m.t.) ka thënë: “Nuk i ka hije familjes së Muhammedit që të marrë lëmoshë”. Këto katër shtëpi kalojnë në veprën: “Sahihu’l-Muslimi” (Hadithet e Vërteta të Muslimit) e Muslimit”. (7)

Këtu nuk është nënkuptuar kuptimi i parë i familjes së Muhammedit (p.q.m.t.), si rrjedhojë fjala vjen macet nuk janë të përfshira.

Deri më tani përmendëm tri kuptime terminologjike (etimologjike).

Pyetje: “Çfarë duhet të nënkuptohet me Ehli Bejtin (anëtarët shtëpisë) ose Alu’l-Bejtin (familjen e shtëpisë) që kalon në ajetin e pastrimit? Cila nga këta është përgjigjia? O i dërguari i Allahut (p.q.m.t.)! Cila nga këta është nënkuptuar?”

I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) na e ka dhënë përgjigjien duke thënë: “Nuk është nënkuptuar as e para, as e dyta, madje as e treta. Ne jemi vetëm pesë vetë”.

Si argument fetar është thënë: “O Allahu im, ja pra këta janë Ehli Bejti im”. Kjo thënie bën me shenjë tek vënia e theksit mbi kufizimin. Ai i cili di dhe njeh fjalorin mund të tregojë lidhëzat, që e bëjnë të veçantë kufizimin që ndodhet tek kjo thënie. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk është mjaftuar vetëm duke e sqaruar këtë gojarisht, por i ka mbuluar ata e mbulesën e tij dhe nuk i ka dhënë leje askujt tjetër, që të hynte dhe të përfshihej nën atë mbulesë madje as Ummu Selemeja. Ne i kemi lexuar thëniet e Ummu Selemesë të shprehura në formën: “Ah sikur ai të thonte hyr nën mbulesë. Hyrja ime nën mbulesë do të ishte më e mirë për mua se sa devetë e kuqe”. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) pasi u lut për këta njerëz dhe pasi urdhëroi: “O Allahu im! Ja pra këta janë Ehli Bejti im!” nuk i dha leje Ummu Selemesë që të hynte nën mbulesë. Nuk ka asnjë pengesë, ndonëse unë nuk kam hyrë në mbulesë, që edhe unë të arrij në këtë post dhe begatisë së shtëpisë. Por ti nuk je nga ata sepse ti je mbi mirësi.

Ne shikojmë se dijetarët më të mëdhenj të Ehli Sunnetit, kanë këmbëngulur mbi çështjen se nënkuptohet vetëm pesë vetë, nga koncepti i Ehli Bejtit i cili zë vend në Ajetin e Pastrimit.

Prezantuesi:Kjo lutje e kryer nga i dërguari (p.q.m.t.) për Ummu Selemenë, u bë shkas që kjo  fundit të krijonte një marrëdhënie të veçantë me Ehli Bejtin deri në epokën e fundit të jetës së tij.

I ftuari: Tani mund të ngrihet një pyetje: “Zotëriu im cili është argumenti i kësaj?” Unë do të cek dy ose tre burime.

Burimi i parë është vepra: “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Çështjeve të Paqarta) e Tahauiut.

Ai ka kumtuar kështu: “Pas zbritjes së këtij ajeti të nderuar i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) pasi thirri Aiun, Fatimenë, Hasanin dhe Husejnin tha kështu: “O Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im”. Zinxhiri i përcjelljes së këtij hadithi është i vërtetë. Në shtesë muhaddithët që përbëjnë zinxhirin e përcjelljes së tij janë muhaddithë që kanë përcjellur hadithe të vërteta.

Në këtë hadith është theksuar, se me konceptin e Ehli Bejtit, nënkuptohet vetëm i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), i nderuari Ali (p.m.t.), e nderuara Fatime (p.m.t.), i nderuari Hasan (p.m.t.) dhe i nderuari Husejn (p.m.t.).

Ne e dimë se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) kishte thirrur anëtarët e shtëpisë së tij dhe se nuk kishte mbetur askush pas. Duke qenë se gjendja është kështu, pohojmë se është e pamundur që me konceptin e Ehli Bejtit, të nënkuptohet dikush tjetër përveç këtyre vetëve. Ne i kemi përmendur shkaqet e kësaj”. (8)

Nga stili i shprehjes së Tahauiut kuptohet se kjo e dhënë nuk është një lajm i vetëm por një e dhënë e shkallës së prerë. Nënvizojmë se është e pamundur, që të tjerët të hyjnë në këtë përfshirje, sepse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka këmbëngulur mbi çështjen, se ajeti u përket vetëm këtyre pesë vetëve.

Në fund të çështjes autori ka shënuar përcjellje në formën: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) pasi shkonte përballë derës së Fatimesë (p.m.t.) u bënte zë atyre: “Es-selamu alejkum Ehle’l-Bejti” (Përshëndetja qoftë mbi ju o Anëtarët e Shtëpisë). Megjithatë edhe bashkëshortet e të dërguarit (p.q.m.t.) gjendeshin rreth e rrotull dhe pranë shtëpisë së të nderuarës Fatime (p.m.t.). Kjo ngjarja e dhënies së selamit ka zgjatur rreth 6, 7, 8 ose 9 muaj sipas përcjelljeve të ndryshme. Shtojmë se përcjelljet në lidhje me këtë çështje janë të shumta. Ju lutem të na tregoni një tjetër përcjellje, e cila flet se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), ka shkuar përballë shtëpisë së Ummu Selemesë, Hafsasë, ose njërës nga bashkëshortet e tij dhe i ka bërë zë atyre duke i dhënë selam.

Pas shënimit të këtyre përcjelljeve ai ka vijuar kështu: “Në këto përcjellje gjendet një argument që tregon se kush është ose kush janë Ehli Bejti”.

Një tjetër burim i rëndësishëm që ka të bëjë më çështjen është edhe vepra me titull: “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Sqarimi i Përmbledhjes së Kopështit) e Ibn Said Tufiut (v.v. 716 m.i.). Por përpara se të kalojmë në thëniet e Ibn Said Tufiut duam t’iu lajmërojmë për parathënien e veprës. Sepse ka disa diskutime mbi çështjen nëse ky njeri ka kaluar ose nuk ka kaluar në doktrinën shiite. Shikoni se çfarë thotë vërtetuesi i veprës: “Nuk ka rëndësi nëse ky akuzim është ose nuk është i vërtetë sepse vepra me titull: “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Sqarimi i Përmbledhjes së Kopështit) e Ibn Said Tufiut është shkruar plotësisht sipas doktrinës hanbelite. Në këtë vepër nuk ka asnjë grimcë gjurme të doktrinës shiite”. (9)

Pra kjo vepër është përpiluar në përputhje me bazat e doktrinës hanbelite. Po, shikoni o ju dijetarë hanbelitë se çfarë ka cituar një dijetar hanbelit në lidhje me Ajetin e Pastrimit? Asnjë njeri të mos na dalë përballë nesh me kundërshtimin në formën: “Ky njeri është akuzuar si shiit”. Në parathënien e veprës është bërë e ditur se libri është shkruar në përputhje me bazat e jurisprudencës hanbelite.

Prezantuesi: Cili është vërtetuesi i veprës?

I ftuari: Ai është Abdulal Atue, profesor dhe rektor në Universitetin Muhammed Ibn Suudi.  Ai ka cituar kështu: “Të tëra këto tregojnë se koncepti i Ehli Bejtit i përket Aliut, Fatimesë dhe Hasanejnëve. Me Ehli Bejtin nuk nënkuptohen bashkëshortet. Në rast të kundërt i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) do t’i thoshte Ummu Selemesë: “Edhe ti je nga ata”. Por ai nuk i ka thënë ashtu. Pamja e jashtme e urdhrit të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) mohon qenien e Ummu Selemesë nga Ehli Bejti... Këta janë ata njerëz që i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) i ka thirrur si pasojë e ngjarjes së sfidimit”. (10)

Për këtë arsye vëmë re se dijetarët dhe komentuesit e mëdhenj na kanë tërhequr vëmendjen në këtë pikë. Askush të mos na vijë përballë nesh me kundërshtimin: “Zotëriu im komentuesit nuk kanë bërë fjalë aspak për pafajësinë”. Kjo është e vërtetë, komentuesit nuk e kanë prekur pafajësinë në kornizën e ajetit, por çështja jonë ka të bëjë me kontekstin e Ehli Bejtit.

Shikoni se çfarë thotë Dijetar Alusiu: “Gjenden dy përdorime të konceptit të Ehli Bejtit. Në njërën nga përfshirjet e përdorimit bashkëshortet hyjnë ndërsa në tjetrën nuk hyjnë”. (11) Atëherë ne duhet të bëjmë një kërkim, për të bërë të qartë nëse bashkëshortet e të dërguarit (p.q.m.t.) hyjnë ose nuk hyjnë, në kornizën e konceptit të Ehli Bejtit. Dijetar Alusiu beson se bashkëshortet hyjnë në përfshirjen e konceptit. Por njëri nga dy përdorimet përputhet me shiitët.

Unë në ditën e sotme dua të paraqis një burim të rëndësishëm dhe fjalët e një dijetari bashkëkohor. Po flas për veprën me titull: “Leali’l-Behijje fi’sh-Sherhi’l-Akideti’l-Uasitijje” (Netët e Bekuara në Sqarimin e Besimit të Mesëm) e Shejh Salih Ibn Abdulazizit. Shkrimtari është një nga vartësit dhe nipërit e Muhammed Ibn Abduluehhabit. Ai në veprën e tij thotë si më poshtë: “Thënia e Ehli Bejtit përdoret për të afërmit e të dërguarit (p.q.m.t.) dhe pesë vetët e përfshirë nën mbulesë. Këta janë Aliu, Fatimeja, Hasan dhe Husejni. Këta pesë vetë janë shembujt më të veçantë të përdorimit. Sërish e tërë familja e të dërguarit (p.q.m.t.) është e përfshirë në koncept”. (12)

Përpara nesh gjenden disa thënie të cilat do t’ua lexojmë si vijon: “Këta pesë vetë janë nga ata njerëz të cilëve iu është ndaluar dhënia e lëmoshës. Anëtarët e Mbulesës janë ata vetë të cilët i dërguari (p.q.m.t.) i ka mbuluar me mbulesën e tij dhe i ka kufizuar ata me këtë mbulesë. Për këta vetë ka zbritur urdhri hyjnor ajeti 33 i Sures Ahzab: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë ndyrësinë e mëkateve nga ju (o Ehli Bejti) dhe t’iu pastrojë tërësisht”.I dërguari (p.q.m.t.) ka mbuluar një pjesë të Ehli Bejtit me mbulesën e tij. Këta janë i nderuari Ali (p.m.t.), e nderuara Fatime (p.m.t.), i nderuari Hasan (p.m.t.) dhe i nderuari Husejn (p.m.t.). Këta janë të barasvlefshmit më të veçantë me këtë koncept. Sërish e tërë familja e të dërguarit (p.q.m.t.) është e përfshirë në koncept”. (13) Po, edhe ne jemi të besimit se këta janë nga Ehli Bejti në kuptimin e termit të përgjithshëm.

Prezantuesi: Ummu Selemeja hyri nën mbulesë pas zbritjes së ajetit.

I ftuari: Shumë e saktë! Pra edhe të bijtë e Akilit, Aliut, Xhaferit dhe Abbasit kanë të drejtë të hyjnë brenda përfshirjes. Megjithatë përparësia i përket këtyre pesë vetëve. Do të thotë se thënia “Ehli Bejti” ka edhe një kuptim të katërt terminologjik. I nderuari i dërguar (p.q.m.t.) e ka sqaruar këtë si me vepra ashtu edhe gojarisht. Ne nuk aludojmë se në përdorimet gjuhësore, në gjuhën e zakonshme dhe në jurisprudencë, ky përdorim i përket vetëm dhe në mënyrë të veçantë këtyre pesë vetëve, në mënyrë që kundërshtimi juaj, të rrëzojë mendimin tonë të shprehur në formën: “Në burimet tuaja gjenden përcjellje të cilat bëjnë të ditur se madje edhe macja është anëtar i familjes”. Tekefundit ne i miratojmë përdorimet që marrin këto kuptime. Qëllimi ynë nuk është hetimi i çështjes së Ehli Bejtit në këndvështrimin juridik apo apolegjetik. Çështja jonë është koncepti i “Ehli Bejtit” që kalon në Ajetin e Pastrimit. Tregohuni të vëmendshëm ndaj kësaj çështjeje që duam të bëjmë me shenjë: “Kur të krahasojmë hadithet në të cilat i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka urdhëruar si më poshtë: “Bashkëshortja ime ose bashkëshortet e mia janë nga familja ime”, ne duhet të dimë se ajo që është nënkuptuar këtu, nuk është Ehli Bejti që zë vend në Ajetin e Pastrimit.

Prezantuesi: Pra është nënkuptuar kuptimi i përgjithshëm.

I ftuari: Shumë e saktë! Në fakt themi se një përcjellje është e pranishme. Aisheja ka përcjellur se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka dalur në minber si pasojë e ngjarjes së Ifkut (Shpifjes) dhe ka thënë si vijon: “O ju bashkësi e besimtarëve! Kush mund të më arsyetojë mua, nga vuajtja që më ka shkaktuar ky njeri-Abdullah Ibn Ubejji? Betohem në Allahun se unë nuk di gjëtjetër vetëm se mirësi në lidhje me anëtarët e familjes sime. Ata mbajtën nëpër gojë një njeri të tillë për të cilin unë nuk di gjë tjetër vetëm se mirësi. Ai njeri është pranë anëtarëve të familjes sime por do të arrinte së bashku me mua...”. (14) Ja pra duke pretenduar këtë përcjellje si argument është patur për synim që të thuhet se edhe Aisheja është nga Ehli Bejti. Megjithatë fjalëza që ceket në këtë hadith, nuk ka marrë të njëjtin kuptim, me termin e Ehli Bejtit që është përdorur në Ajtin e Pastrimit.

Ky hadith është përcjellur nga ana e Ehli Sunnetit. Unë nuk dua të hyj në çështjen nëse ky hadith është ose nuk është i vërtetë.

Prezantuesi: Në shkollën e Ehli Bejtit nuk gjendet asnjë kundërshtim në kornizën e këtij kuptimi.

I ftuari: Kurrë! Por cili është argumenti që tregon se ndonëse Aisheja, është nga anëtarët e familjes së të dërguarit (p.q.m.t.), nuk ka hyrë në përfshirjen e konceptit të Ehli Bejtit që kalon në Ajetin e Pastrimit?

Përgjigjia jonë është hadithi i përcjellur nga Nëna e Besimtarëve Aisheja. Le të shohim hadithet që ajo vetë ka përcjellur në lidhje me çështjen, nëse ajo ka hyrë ose nuk ka hyrë në përfshirjen e Ehli Bejtit, që zë vend në ajetin e Pastrimit. Çfarë ka thënë ajo në kornizën e këtij ajeti? Në mësimet e shkuar ne lëshuam një sfidë për vëllezërit tanë. Ne kishim shprehur kështu: “Na sillni një përcjellje e cila bën fjalë për përfshirjen e bashkëshorteve të të dërguarit (p.q.m.t.) brenda konceptit të Ehli Bejtit që ceket në Ajetin e Pastrimit. Tani le të shohim veprën me titull: “Meruijjatu’l-Ummi’l-Mumini Aishe fi’t-Tefsiri” (Personaliteti i Nënës së Besimtarëve Aishesë në Koment), e shkruar nga Doktor Suud Ibn Abdullahu. Shkrimtari ka përcjellur këtë hadith nga Aisheja për sa i përket komentimit të Ajetit të Pastrimit: “Ibn Shejbeja, Ahmedi, Muslimi, Ibn Xheriri, Ibn Ebi Hatemi dhe Hakimi kanë përcjellur këtë hadith nga Aisheja: “Një mëngjes i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) doli jashtë,në një gjendje të mbuluar me një mbulesë të leshtë, në të cilën gjendeshin format e udhëtimit. Mbulesa ishte e endur me qime të zeza. Erdhën i nderuari Hasan dhe Imam Husejni (p.m.t.). I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) i mori ata nën mbulesë. Më pas erdhi Aliu edhe atë e mori nën mbulesë. Më pas lexoi ajetin: “Me të vërtetë Allahu, ka për qëllim që të largojë ndyrësinë e mëkateve nga ju (o Ehli Bejti) dhe t’iu pastrojë tërësisht””. (15)

Nëse ata thonë se si Ummu Selemeja dhe Aisheja kanë thënë: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) më pengoi mua që të hyja nën mbulesë” tanimë çfarë mund të thuhet tjetër! Ato e kanë bërë të ditur qartë se ato vetë nuk janë të përfshirë brenda këtij koncepti.

Ne arrijmë në këtë përfundim: “Nuk ka dyshim se koncepti zotëron edhe këtë kuptim”.

Nëse do t’i bëjmë një përmbledhje sqarimeve të mia, përsërisim se koncepti i Ehli Bejtit ka përdorime të larmishme dhe kuptime të ndryshme terminologjike. Si p.sh. përdorimi zakonor, gjuhësor, apologjetik dhe juridik është nga këto kuptime. Ndërsa ne ashtu siç e kemi bërë të qartë me dhjetra herë po flasim për kornizën e konceptit të Ehli Bejtit që ceket në Ajetin e Pastrimit.

Si përmbledhje thënia “Ehli Bejti” që kalon në Ajetin e Pastrimit, i përket vetëm të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), të nderuarës Fatime (p.m.t.), bashkëshortit dhe dy të bijve të saj.

Prezantuesi: Zotëriu im tani le të kalojmë në pyetjen e dytë. Ne kryem vlerësime në kornizën e haditheve që kemi shënuar, të cilat bëjnë të ditur se koncepti i Ehli Bejtit, i përket vetëm këtyre pesë vetëve në fjalë, të përcjellura nga Ummu Selemeja dhe Aisheja. Vallë a gjenden edhe argumente të tjera që tregojnë se anëtarët e mbulesës janë vetëm këta pesë vetë nga Ehli Bejti?

I ftuari: Ju keni për synim argumente të tjera që tregojnë se i dërguari i Allahut (p.qm.t.) ka thënë: “Koncepti ka për synim vetëm këta”.

Prezantuesi: Ose le ta drejtojmë pyetjen në këtë mënyrë. Si arritët në këtë kuptim terminologjik?

I ftuari:Hadithi i Mbulesës u kuptua. Tani do të shohim nëse ka ose nuk ka argumente të tjera.

Ndjekësit e mi të nderuar edhe hadithet e shënuara në kornizën e Ajetit të Sfidimit janë nga argumentet më të rëndësishme. Unë dua që muslimanët të luten që ne të bëjmë programe në kornizën e Ajetit të Sfidimit, Ajetit të Shtëpisë dhe Ajetit të Kujdestarisë. Këtu përmendim hadithin: “A nuk do ti që posti yt ndaj meje, të jetë si është posti i Harunit ndaj Musait?”

Tani le të kalojmë në Ajetin e Sfidimit në të cilin citohet: “E vërteta është nga Zoti ytprandaj mos u bëj nga ata që dyshojnë! E kush të kundërshton ty në çështjen e tij (Isait), pasi të është bërë e ditur e vërteta thuaj: “Ejani i thërrasim bijtë e tanë dhe bijtë tuaj, bashkëkortet tona dhe bashkëshortet tuaja, ne dhe ju, pastaj sinqerisht të lutemi për mallkim. Pra le të jetë mallkimi i Allahut, kundër gënjeshtarëve”. (Sure Ali Imran, Ajetet 60, 61).

Në këtë ajet ndodhet një nuancë komentuese. Në ajet nuk është thënë: “El-hakku mea Rabbike - e vërteta është me Zotin tënd”. Ndërsa në lidhje me Aliun në hadithe është thënë: “El-hakku mea Ali ue Alijjun mea’l-hakk - e vërteta është me Aliun dhe Aliu është me të vërtetën”... Përse kur bëhet fjalë për Allahun e Madhëruar është përdorur lidhëza “min - nga”, ndërsa kur bëhet fjalë për robin është përdorur lidhëza “mea - së bashku”?

Ja përgjigjia: “Nëse Kur’ani Fisnik do të kishte përdrur thënien: “el-hakku mea Rabbike - e vërteta është me Zotin tënd”, në këtë ajet të vinte erë dyjëzimi, pra duke qenë se Zoti është një qenie më vete, mund të mendohej se e vërteta është së bashku me të.

Nëse do ta shprehim me një fjali mesazhin e Ajetit të Sfidimit mund të themi se ne duam të ndajmë rreshtin e të vërtetës nga e kota. Ata që janë rreshtin e këtyre janë së bashku me të vërtetën. Ndërsa ata që janë në rreshtin përballë janë së bashku me të kotën. Atëherë pohojmë se ajeti është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe jetik. Ne e dimë se pas të dërguarit (p.q.m.t.) dhe deri në ditët tona kanë vazhduar dhe do të vijojnë që të shfaqen një dalin një numër i madh përçarjesh, trazirash dhe luftrash deri në ditën e Kijametit.

Pyetje; Në rreshtin e kujt duhet të qëndrojmë për të qenë në rreshtin e të vërtetës. Kur’ani thotë se ne duhet të qëndrojmë në rreshtin e atyre që i dërguari (p.q.m.t.) ka sjellur pranë vetes në ditën e Sfidimit. Kur ju të qëndroni së bashku me ta do të jeni në rreshtin e vërtetës. Nëse nuk do të jeni së bashku me ta nuk do të jeni në të vërtetën.

Ne kishim bërë të qartë se nuk deshëm që të hynim në çështjen e Ajetit të Sfidimit sepse kjo është një çështje shumë e gjatë.

Cila është e vërteta që argumenton profetësinë e Vulës së Lajmëtarëve dhe të Dërguarve? A ka ndonjë të vërtetë më të madhe se kjo e vërtetë?

Prezantuesi: Argumenti i njëjësimit.

I ftuari: I gjithçkaje. Profetësia e të dërguarit është në këtë rresht. Cilët janë ata që janë në këtë rresht? Sipas asaj që nënkuptohet nga ky ajet ata të ciët nuk qëndrojnë në këtë rresht janë të mallkuar. Pikë së dyti janë gënjeshtarë. Ashtu siç cituam ajeti është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Njëri nga dijetarët e mëdhenj të Ehli Sunnetit, Dijetar Zemahsheriu ka thënë se ky ajet është ajeti më i madh në lidhje me anëtarët e mbulesës. Ai ka kumtuar si më poshtë: “Përmendja e fjalëzave “ebanena - bijtë tanë” dhe “nisaena - bashkëshortet tona”, përpara fjalëzës “enfusena - ne” në këtë ajet të nderuar, është përdorur për të tërhequr vëmendjen, ndaj madhështisë, elegancës dhe aftësisë së posteve. Për më tepër është përdorur për lajmërimin e dhënies përparësi ndaj fjalëzës “enfusena - ne”. Nuk gjendet ndonjë argument më i fuqishëm se ky për sa i përket virtytit të anëtarëve të mbulesës. (16)

Prezantuesi: Pra për të tërhequr vëmenden e ndaj posteve të të nderuarit Hasan (p.m.t.), të Husejnit (p.m.t.) dhe Fatimesë (p.m.t.). Njeriu me të vërtetë mbetet gojëhapur.

I ftuari: Pyetja; A është e vërtetë kjo përcjellje? Ndjekës të nderuar ne nuk mendojmë se është e nevojshme që të sjellim më tepër argumente në lidhje me këtë çështje. Ne do të përcjellim një hadith nga vepra: “Sahihu’l-Muslimi” (Hadithet e Vërteta të Muslimit) e Muslimit. Ne nuk e dimë tanimë nëse ata do ta quajnë edhe këtë gënjeshtar. Ju jeni të lirë në pikën e përgënjeshtrimit. Nëse ata thonë se “Muslimi është një rafidit mbi këtë çështje” mbase mund të gjejnë një rrugëdalje.

Hadithi është si vijon:“Kur zbriti ajeti: “E vërteta është nga Zoti ytprandaj mos u bëj nga ata që dyshojnë! E kush të kundërshton ty në çështjen e tij (Isait), pasi të është bërë e ditur e vërteta thuaj: “Ejani i thërrasim bijtë e tanë dhe bijtë tuaj, bashkëkortet tona dhe bashkëshortet tuaja, ne dhe ju, pastaj sinqerisht të lutemi për mallkim. Pra le të jetë mallkimi i Allahut, kundër gënjeshtarëve”, i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) thirri pranë vetes Aliun, Fatimenë, Hasanin dhe Husejnin dhe tha kështu: “O Allahu im! Kta janë Ehli Bejti im”. (17)

Hakim Nishaburiu në veprën e tij me titull: “Marifetu’l-Ulumi’l-Hadithi” (Urtësia në Shkencate Hadithit) ka kumtuar si më poshtë: “Në komentime është shënuar se thëniet e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), në ditën e sfidimit zuri për dore Aliun (p.m.t.), Hasanin (p.m.t.), Husejnin (p.m.t.) dhe duke marrë edhe Fatimenë (p.m.t.) pas tyre tha: “Ja pra këta janë bijtë tanë, bashkëshortet tona dhe ne. Le të kërkojmë nga Allahu mallkimin e gënjeshtarëve” dhe të ngjashme me këto janë lajme të pashkëkuputura nga Ibn Abbasi dhe nga të tjerët. (18)

Edhe ne kemi një argument. Domethënë tanimë është bërë i ditur fakti, se Ibn Tejmijje sa herë që ka parë një hadith, i cili ka shpalosur një virtyt, ose një epërsi të të nderuarit Ali (p.m.t.), ai është orvatur në cilësimin si të dobët dhe zhvlerësimin e zinxhirit të përcjelljes së këtij hadithi. Ai ka cituar kështu: “Ky është një hadith i shpikur ose përcjellësi e ka ngatërruar hadithin”. Por ai nuk ka mundur që të përdorë këto thënie në lidhje me vlerësimin e përcjelljeve të shënuara në kornizën e ajetit të sfidimit.

Ai ka thënë kështu: “Për sa i përket ajetit të sfidimit ky nuk është një virtyt dallues. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) thirri të nderuarin Ali (p.m.t.), të nderuarën Fatime dhe dy të bijtë e saj. Megjithatë ata nuk ishin individët më të virtytshëm të bashkësisë muslimane. Ai i thirri ata sepse ishin më të afërtit e Ehli Bejtit”. (19)

Ashtu siç shihet qartë ai duke qenë se nuk mund të qortonte zinxhirin e përcjelljes së haditheve, ai është orvatur që të zbrazte brendinë dhe gërrmimin e terrenit të tyre, duke thënë se ky virtyt i përkiste edhe të tjerëve. Tërësia e thënieve të Ibn Tejmijjes në këtë fragment është përdorur me qëllimin e asgjësimit të një pyetje që mund të na vijë ndërmend. Pra ai ka patur frikë që të shprehë se ata janë njerëzit më të virtytshëm të bashkësisë muslimane duke pranuar ajetin si mbështetjeje. Madje jo vetëm që nuk ka pranuar se këta janë njerëzit më të veçantë, por ai ka ngurruar që të pranojë se këta janë njerëzit më vitytshëm të bashkësisë muslimane. Por nëse  Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.) është dhëndrri i të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) kështu është edhe Uthmani. Përse i nderuari (p.q.m.t.) nuk e ka sjellur edhe atë së bashku me të?

Prezantuesi: Allahu iu dhëntë shëndet të plotë zotëriu im. Ndërsa tani kemi në linjë ëefonike vëllain tonë Muhammedin nga India. Urdhëroni.

Muhammedi: Selamun alejkum. Unë kam një pyetje ime. I nderuari Hasan (p.m.t.) dhe i nderuari Husejn (p.m.t.), kanë hyrë në përfshirjen e Ehi Bejtit, si pasojë se kanë gjysh të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.). Mirë po Aliu (p.m.t.) si pasojë e cilës arsye ka hyrë në përfshirjen e Ehli Bejtit? Nëse është si pasojë se është bashkëshorti i të nderuarës Fatime (p.m.t.), në këtë gjendje edhe bashkëshortët e të bijave të tjera duhet të hyjnë në këtë përfshirje?

I ftuari: Alejkum selam! Ndjekësi im i nderuar ju mendoni se duke qenë se i nderuari Ali (p.m.t.), si pasojë se është bashkëshorti i Fatimes (p.m.t.), së bijës së të dërguairt të Allahut (p.q.m.t.), atëherë duke qenë se Uthmani qëndruaka më lart se Aliu edhe ai duhet të hynte në këtë përfshirje. Në të vërtetë ne mendojmë se i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) nuk ka patur bijë tjetër përveç të nderuarës Lule (p.m.t.). Kjo çështje është shtjelluar dhe trajtuar në programin e saj të veçantë. Edhe nëse do të pranomin se prijësi tretë Uthmani, është martuar me dy të bijat e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), nëse gjendja e tij si dhëndërr duhet të bënte të domosdoshme përfshirjen e tij në ngjarjen e sfidimit, atëherë duhet t’i jepej përparësi Uthmanit. Si rrjedhojë kjo nuk është një arsye e vlefshme për përshirjen e të nderuarit Ali (p.m.t.) në këtë këtë koncept.

Pikë së dyti kjo pyetje nuk duhet të na ngrihet nga ne por ju. Ju pretendoni se i dërguari (p.q.m.t.) ka dashur më shumë Aishenë nga gjiri i të tëra bashkëshorteve të tij. Atëherë si është e mundur që i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), nuk e mori atë në mesin e anëtarëve të mbulesës dhe nuk e solli së bashku me të në ditën e sfidimit? Kjo nënkupton se nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë, të hysh në përfshirjen e konceptit, ose të jesh i afërm ose të jesh dhëndërr.

Prezantuesi: Ne ju falenderojmë Zotëri Sejjid Kemal Hadari. Ju falenderojmë edhe ju ndjekësit tanë të nderuar. Po iu lëmë në mbrojtjen e Allahut. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1 - Ebu Xhafer Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Çështjeve të Paqarta),vëll. 1, fq. 227, Nga krerët “Ebuabu’l-Asari” (Dyert e Paqarta), Kreu me Titull: “Qenia e Pastër e Mbetjes së Maces”, Kreu i Dytë, Hadithi Numër: 1.

2 - Shejh Muhammed Nasiruddin Albani, “Sahihu’l-Xhamii’s-Sagiri” (Hadithet e Vërteta në Përmbledhjen e Vogël), vëll. 1, fq. 688, Hadithi Numër 3694, Përgatiti për Botim Dhuhejr Shauishi, Shtëpia Botuese: “Mektebu’l-Islami” (Institucioni Islam).

3 - Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imam Ahmedi” (Zinxhiri i Përcjelljes së Imam Ahmedit), vëll. 37, fq. 216, Hadithi Numër: 22637, Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese “Muessesetu’r-Risale” (Insitucioni i Shpalljes).

4 - Ebu Xhafer Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Çështjeve të Paqarta), vëll. 2, fq. 246, Shtëpia Botuese “Muessesetu’r-Risale” (Insitucioni i Shpalljes).

5 - Ebu Xhafer Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Çështjeve të Paqarta), vëll. 2, fq. 246, Shtëpia Botuese “Muesesetu’r-Risale” (Insitucioni i Shpalljes).

6 - Shejh Salih Ibn Abdulaziz Ibn Muhammed Ibn Ibrahim Ali Shejhu, “Leali’l-Behijje fi’sh-Sherhi Akideti’l-Uasitijje” (Netët e Ndriçuara në Sqarimin e Besimit të Mesëm), vëll. 2, fq. 459, Vërtetimi nga Adil Ibn Muhammed Mursi Rifaiu, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Asime” (Vendi i Kryeqytetit), (viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë.

7 - Shejh Salih Ibn Abdulaziz Ibn Muhammed Ibn Ibrahim Ali Shejhu, “Leali’l-Behijje fi’sh-Sherhi Akideti’l-Uasitijje” (Netët e Ndriçuara në Sqarimin e Besimit të Mesëm), vëll. 2, fq. 459, Vërtetimi nga Adil Ibn Muhammed Mursi Rifaiu, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Asime” (Vendi i Kryeqytetit), (viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian)Botimi i Parë.

8 - Ebu Xhafer Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Çështjeve të Paqarta), vëll. 2, fq. 245, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muesesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes).

9 - Nexhmuddin Ebu Rebi Ibn Said Tufi Hanbeliu, “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Sqarimi i Përmbledhjes së Kopështit), vëll. 1, fq. 16, Vërtetimi nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Muesesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes), (viti i botimit 1424 sipas mërgimit islam / viti 2003 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Katërt.

10 - Nexhmuddin Ebu Rebi Ibn Said Tufi Hanbeliu, “Sherhu’l-Muhtasari’r-Rauda” (Sqarimi i Përmbledhur i Kopështit), vëll. 3, fq. 110, Vërtetimi nga Doktor Abdullah Ibn Abdulmuhsin Turkiu, Shtëpia Botuese: “Muesesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes), (viti i botimit 1424 sipas mërgimit islam / viti 2003 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Katërt.

11 - Ebu Thena Shihabuddin Mahmud Alusiu, “Ruhu’l-Meani fi’t-Tefsiri’l-Kur’ani’l’l-Adhimi” (Shpirti i Kuptimeve në Komentimin  Kur’anit të Madh), vëll. 21, fq. 305, Vërtetimi nga Mahir Habushi, Shtëpia Botuese: “Muesesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes).

12 - Shejh Salih Ibn Abdulaziz Ibn Muhammed Ibn Ibrahim Ali Shejhu, “Leali’l-Behijje fi’sh-Sherhi Akideti’l-Uasitijje” (Netët e Ndriçuara në Sqarimin e Besimit të Mesëm), vëll. 2, fq. 458, Vërtetimi nga Adil Ibn Muhammed Mursi Rifaiu, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Asime” (Vendi i Kryeqytetit), (viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë.

13 - Shejh Salih Ibn Abdulaziz Ibn Muhammed Ibn Ibrahim Ali Shejhu, “Leali’l-Behijje fi’sh-Sherhi Akideti’l-Uasitijje” (Netët e Ndriçuara në Sqarimin e Besimit të Mesëm), vëll. 2, fq. 458, Vërtetimi nga Adil Ibn Muhammed Mursi Rifaiu, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Asime” (Vendi i Kryeqytetit), (viti i botimit 1430 sipas mërgimit islam / viti 2009 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë.

14 - Ebu Xhafer Tahauiu, “Sherhu’l-Mushkili’l-Asari” (Sqarimi i Çështjeve të Paqarta), vëll. 2, fq. 238, Analiza, Shënimi dhe Vërtetimi nga Dijetari Shqiptar Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muesesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes).

15 - Doktor Suud Ibn Abdullah Fensijani, “Meruijjat Ummii’l-Muminini Aishe fi’t-Tefsiri, fq. 318, Hadithi Numër: 504, Shtëpia Botuese: “Daru't-Teube” (Vendi i Pendimit), (viti i botimit 1413 sipas mërgimit islam / viti 1992 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Parë.

16 - Dijetar Xharullah Zemahsheriu, “Keshshaf an Hakaiki Gauamidi’t-Tenzili ue Ujunu’l-Ekauili fi’l-Uxhuhi’t-Teuili” (Zbulimi i të Vërtetave në Urtësitë e Zbritjes dhe Burimet e Fjalëve në Drejtimet e Interpretimit), vëll.1, fq. 566, Vërtetimi nga Adil Ahmed Abdulmexhidi dhe Shejh Muhammed Ali Muauuidi, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’l-Ubejkani” (Institucioni Ubejkani), (viti i botimit 1418 sipas mërgimit islam / viti 1997 sipas kalendarit gregorian), Rijad, Arabia Saudite.

17 - Imam Ebu Husejn Muslim Ibn Haxhxhaxh Kushejri Nishaburiu, “Sahihu’l-Muslimi” (Hadithet e Vërteta e Muslimit), vëll. 4, fq. 214, Hadithi Numër: 2404, Kreu: “Vitytet e të nderuarit Ali (p.m.t.)”, Vërtetimi nga Shejh Muslim Ibn Mahmud Uthman Selefi Etheriu, Shtëpia Botuese: “Daru’l-Hajri” (Vendi i Mirësisë).

18 - Ebu Abdullah Muhammed Ibn Abdullah Hakim Nishaburiu, “Marifetu’l-Ulumi’l-Hadithi ue Kemijjeti Exhnasihi” (Urtësia në Shkencat e Hadithit dhe Sasia e Llojeve të Tij), fq. 230, Sqarimi dhe Vërtetimi nga Doktor Ahmed Ibn Faris Selumi, Botimi i Dytë, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’l-Mearifi” (Institucioni i Urtësisë).

19 - “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), Ibn Tejmijje, vëll. 4, fq. 419.

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak