Formimi 14 miliardë vjeçar i universit në një videoklip 10 minuta

Publikuar në Mars 13, 2018, 12:44 p.m.

John D. Boswell, i njohur në YouTube me nofkën e tij melodysheep, me një video 10 minutëshe të publikuar, e pasqyroi gjithë ciklin e universit për gati 14 miliardë vite.

Në videon e përgatitur nga Boswell, u paraqitën momentet më të rëndësishme që nga lindja e universit me Big Bang deri te formimi i yjeve dhe galaktikave të para.

Çdo sekondë në video korrespondon me 22 milionë vjet të procesit të formimit të universit, që vlerësohet të jetë 13.8 miliardë vjeç.

Në programin StarTalk në kanalin National Geographic, astrofizikanti i famshëm britanik, Stephen Hawking, në pyetjen se ‘Çfarë ka ekzistuar para Big Bangut dhe formimit të universit?’, duke i’u referuar Teorisë së Relativitetit të Albert Ajnshtajnit, pati argumentuar se nuk ka ekzistuar asgjë para Big Bangut, se koha që ne e dimë është formuar nga Big Bangu dhe se kjo i përmbysi të gjitha ligjet e fizikës të njohura në mënyrë radikale.



Burimi : Sputnik News