Stafi i Përgjithshëm i Rusisë: Do të reagojmë në rast të bombardimit të Sirisë nga SHBA-ja

Publikuar në Mars 15, 2018, 1:12 a.m.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Gerasimov tha se Rusia do të reagojë ndaj këtij sulmi nëse SHBA-ja e bombardon Sirinë dhe e vë në reezik jetën e ushtarëve rusë.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë ,Valerij Gerasimov deklaroi se SHBA-ja ka në plan të akuzojë qeverinë siriane për përdorimin e armëve kimike dhe se duke e treguar këtë si bazë, ka përgatitur sulme me raketa në lagjet e kotrolluara nga qeveria e Damaskut.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë rikujtoi se në institucionet zyrëtare në Damask dhe në ndërtesat e ushtrisë siriane marrin pjesë këshilltarët ushtarakë rusë, zyrtarë të qendrës së pajtimit të palëve të Rusisë në Siri si dhe oficerë të policisë ushtarake ruse.

Gerasimov theksoi se nëse në rast të bombardimit të një pike të Sirisë, përfshirë edhe kryeqytetin Damask dhe të vënies në rrezik të jetës së ushtarëve rus të cilët gjenden këtu, do të reagohet edhe ndaj raketave të përdorura në këto sulme, edhe ndaj automjeteve të luftës që i bartin këto raketa.

Gerismov, në anën tjetër, vuri në dukje se militantët në Siri janë dëshmi e besueshme se  ata po bëjnë përgatitjet për një sulm të rremë me armë kimike.

Gerasimov tha se gra, fëmijë dhe të moshuar nga pjesë të ndryshme të vendit u morën në Gutan Lindore për t'i treguar ato si viktima të sulmit të planifikuar.

Sipas Gerasimov, Helmetat e Bardha, të cilët e përcaktuan veten si 'organizata të ndihmës' shkuan në vendin ku me anëtarët dhe ekipet e xhirimit, transmetuesit satelitor dhe kameramanët do të organizonin sulmin e rrejshëm.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus gjithashtu shtoi se prania e një punëtorie për prodhimin e municioneve kimike në fshatin Aftris të Gutas Lindore një ditë më parë konfirmoi planin e militantëve për një sulm të rremë.

Kjo deklaratë erdhi një ditë pas kërcënimit të ambasadorës amerikane në OKB, Nikki Haley se në rast të sulmit me armë kimike, Uashingtoni mund t’a sulmoj Damaskun.



Burimi : Sputnik News