Hoxhë Krasniqi me gjykimin e radhës, akuza për shmangie nga tatami e jo terrorizmi
Shefqet Krasniqi do të përballet përsëri në gjykatë sepse ka vazhduar seanca gjyqsore. Me akuzat për shtytje në kryerjen e veprave terroriste, nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar dhe për shmangie nga tatimi.
Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.
Por gjatë kësaj seance është duke dëshmuar inspektori i Administratës Tatimore të Kosovës, Xhemë Shala, lidhur me pikën e akuzës për shmangie nga tatimi.
Ai ka mohuar se imami i Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi ka fshehur të dhënat nga ATK-ja.
“Ato të dhëna që i ka pasur i ka paraqitur", u shpreh dëshmitari Shala. Kryetar i trupit gjykues është gjykatësi Beqir Kalludra.