Muaji Prill vendimtar i rëndësishëm i Shqipërisë

Publikuar në Mars 18, 2018, 10:40 p.m.

Në muajin Prill të këtij viti Komisioni Europian të rekomandojë hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor duke përfshir dhe Shqipërinë, bazuar në rekomandimin e vitit 2016.

Drejtoria e Përgjithshme e Zgjerimit në Komisionin Europian, DG NEAR ( Directorate-General for Neighbourhood and Enlargement Negotiation), do të përgatisë në muajin prill paketën e zgjerimit 2018, duke përfshirë raportet e vendeve. Në “Planin e Menaxhimit 2018 “ që DG NEAR publikoi së fundmi, thuhet se në muajin Prill do të bëhet një analizë ku do të diskutohet procesi i negociatave dhe mundësia e hapjes së tyre për Shqipërinë dhe Maqedoninë. DG njoftoi se do të vazhdojë punën e vazhdueshme me vendet negociuese (në veçanti me Serbinë dhe Malin e Zi) për të përparuar në negociatat e pranimit, duke përfshirë përgatitjen e dokumenteve dhe raporteve të nevojshme.

Pas marrjes së përgjigjeve nga Bosnja dhe Hercegovina në pyetësorin, DG NEAR do të vazhdojë përgatitjen e mendimit të Komisionit, mbi aplikimin për anëtarësim në BE të paraqitur nga Bosnja dhe Hercegovina, siç u kërkua nga Këshilli në shtator 2016.

DG synon të përmirësojë bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe me BE-në, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës, lidhjeve ekonomike dhe njerëzore dhe nxitjen e fqinjësisë së mirë midis vendeve të zgjerimit, me synimin për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës.