Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Pesëdhjetëetretë

nga Ajetullah Kemal Hajdari | Publikuar në Mars 19, 2018, 12:03 a.m.

Prezantuesi: Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimi i takon Allahut, i Cili na mësoi dëshminë islame dhe dashurinë ndaj Muhammedit (p.q.m.t.) dhe familjes së tij të pastër. Përshëndetja qoftë mbi të robin e zgjedhur dhe të dërguarin besnik të Allahut (p.q.m.t.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.), mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër, si dhe mbi të tërë bashkësinë e besimtarëve muslimanë.

Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Pas kësaj ata sjellin një palë tjetër. Unë i njoh edhe ata. Në mesin tim dhe në mesin e tyre del një njeri duke thënë: “Ejani”. Unë pyes: “Ku?” Njeriu thotë: “Betohem në Allahun se për në Xhehennem”. Unë pyes: “Çfarë kanë bërë këta?” Ai më përgjigjet kështu: “Këta pas teje u kthyen pas e më pas në gjendjet e tyre të mëparshme”. Sipas haditheve tona të qarta thënia: “Një njeri në mesin e tyre” ka bërë me shenjë tek Ali Ibn Ebi Talibi. Në pogramet e kaluara ne hetuam me dhjetra shembuj që tregonin se ata kishin luajtur me argumentet fetare.

Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit dhe me ndihmën e Tij. Përshëndetja qoftë mbi familjen e pastër të Muhammed Mustafait (p.q.m.t.). Në mes të këtij programi dhe programit të shkuar ka kaluar pak kohë. Zotëriu im si mendoni nëse sot do t’iu luteshim që të bëni një përmbledhje nga ana juaj, nëse do t’iu kërkojmë nëse keni gjëra për të shtuar dhe më pas të vazhdojmë çështjen tonë?

Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur islame, e cila buron nga thellësia e zemrës sonë: Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju. Ja ku jemi sërish me ju në programin tonë të pesëdhjetëetretë me titull: “Shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.)”.

I ftuari: Alejkum selam! Para së gjithash dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta. Kërkoj mbrojtje nga Allahu (f.m.t.) i Cili dëgjon dhe di gjithçka, prej shejtanit të mallkuar dhe e nis programin me ndihmën e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetja, paqja dhe shpëtimi, qofshin mbi robin e zgjedhur dhe të dërguarin e fundit të Allahut (p.q.m.t.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.) dhe mbi familjen dhe Farefisin e tij të Pastër”.

Në programin tonë paraardhës, ne i dhamë fund pikës së kuptimit të ajeteve kuranore, duke shpalosur një rregull të rëndësishëm dhe themelor. Domethënë nëse në lidhje më një çështje ka një ajet dhe nëse rreth këtij ajeti, janë të pranishme sqarimet e të dërguarit (p.q.m.t.), drejtimi ynë për tek fjalori ose zakoni nuk ka më vlerë. Nëse do ta shprehim këtë me një thënie më të qartë, nëse ne duam që të kuptojmë një ajet dhe nëse në kornizën e kuptimit të këtij ajeti, gjendet një sqarim i qartë dhe një argument i pranuar, i ardhur nga ana e të dërguarit (p.q.m.t.), tanimë ne nuk duhe t’i drejtohemi as fjalorit, as zakonit dhe as ndonjë gjëje tjetër. Sepse Kur’ani Famëlartë thotë hapur dhe qartë: “Ne ta kemi zbritur ty përmendjen (Kur’anin) që ti t’ua sqarosh njerëzve se çfarë iu është zbritur atyre dhe që ata të mendojnë”. (Sureja Nahl, Ajeti 44).

Detyra e parë dhe më me përparësi për të cilën është mbajtur përgjegjës i dërguari (p.q.m.t.) ishte sqarimi i urtësisë fetare. Madje Kur’ani Fisnik duke mos u mjaftuar as me këtë na urdhëron kështu: “Çfarë u jep i dërguari merreni dhe çfarë u ndalon ai largohuni. Frikësohuni Allahut se me të vërtetë Allahu është ndëshkues i ashpër”. (Sureja Hashr, Ajeti 7). Më pas ai na urdhëron në këtë mënyrë për të sqaruar argumentin e këtij urdhri parimor: “Ai nuk flet nga vetvetja. Ai flet vetëm atë që i shpallet”. (Sureja Nexhm, Ajetet 3,4). Pra në fakt në këto ajete na është dhënë përgjigjia e një pyetje të drejtuar në llojin kundërshtues në formën: “Përse ne jemi përgjegjës që të marrim dhe të lidhemi fort pas mësimeve që i dërguari (p.q.m.t.) ka sjellë për ne?” Ashtu siç kemi sqaruar në pogramet e kaluara sqarimi profetik ka anë të ndryshme. Ky sqarim disa herë është përcjellur me anë të veprave dhe herë të tjera me anë të fjalëve (gojarisht). Ndërsa në ajetin e pastrimit të cilin jemi duke e shqyrtuar shohim se i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) e ka sqaruar ajetin si me vepra ashtu edhe me fjalë. E thënë ndryshe shikojmë se koncepti është zbatuar me vepra, mbi këta pesë vetë të cilët janë i nderuari i dëguar i Allahut (p.q.m.t.), i nderuari Ali (p.m.t.), e nderuara Fatime (p.m.t.), i nderuari Hasan (p.m.t.) dhe i nderuari Husejn (p.m.t.). Ky lloj sqarimi është me anë të veprave. Ndërsa gojarisht ai ka pohuar si më poshtë: “O Allahu im! Këta janë Ehli Bejti im!”

Mirë por tani mund të na vijë një kundërshtim i drejtuar në formën: “Çfarë do të bëhet nëse këta pesë vetë nuk janë të tërë por vetëm një pjesë e Ehli Bejtit, pra nëse edhe bashkëshortet janë nga Ehli Bejti?”

Mua më vjen turp që ta përdor këtë fjali, por ka gjasa që i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.), të ketë ditur mjaftueshëm gjuhën arabe sa për të cituar: “Allahumme haulai min Ehli Bejti - O Allahu im! Këta janë nga Ehli Bejti im!” Me fjalë të tjera mendimi se këta pesë vetë “janë vetëm një pjesë e Ehli Bejtit”, është sikur të thuash se i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) nuk e dinte plotësisht gjuhën arabe.

Ndjekësit e mi të nderuar tregohuni të kujdesshëm ndaj thënieve dhe veprave tuaja! Marrja e anëtarëve të mbulesës nën mbulesën e të dërguarit (p.q.m.t.), lënia jashtë e bashkëshorteve të tij, për më tepër lënia  jashtë e Ummu Selemesë - pra njërës nga bashkëshortet e tij - ndonëse ajeti i nderuar kishte zbritur në shtëpinë e saj, tregon për argumentimin e përkatësisë së veçantë të thënies. Por në kushte të zakonshme koncepti duhet të përfshinte edhe bashkëshortet e tij. Nëse ajeti do të kishte zbritur në shtëpinë e të nderuarit Ali (p.m.t.), atëherë ne padyshim do të kumtonim se ai nuk kishte patur mundësi, që t’i merrte edhe bashkëshortet e tij nën mbulesën e tij, si pasojë e mungesës së tyre në praninë e tij. Megjithatë ndonëse ajeti kishte zbritur në shtëpinë e Ummu Selemesë ai nuk e ka marrë atë nën mbulesë. Ndërsa në anën tjetër rikujtojmë se Aisheja ka thënë qartë: “I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) i mori ata nën mbulesë dhe tha: “O Allahu im! Ja pra këta janë Ehli Bejti im!”

Këto sqarime kanë të bëjnë me ajetin e pastrimit.

I nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) edhe në kornizën e ajetit të sfidimit ka ndjekur një zbatim të ngjashëm dhe ka përdorur të njëjtat thënie. Me fjalë të tjera i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) fjalëzat hyjnore si “bijtë tanë”, “bashkëshortet tona” dhe “ne” i ka zbatuar vetëm mbi këta pesë njerëz dhe nuk ka patur për qëllim asnjë tjetër përveç këtyre.

Kur ne marrim në dorë dhe shtjellojmë konceptin e Ehli Bejtit në këndvështrimin gjuhësor, zakonor, përdorimor dhe juridik, nuk ka dyshim se vëmë re se kjo thënie është në zotërim të një kuptimi dhe përdorimi edhe më të gjërë se sa këta pesë vetë. Megjithatë i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka cituar: “Me Ehli Bejtin nënkuptohet këta”.

Prezantuesi: Në kornizën e ajetit të sfidimit.

I ftuari: Në të vërtetë fjalëzat hyjnore si “bijtë tanë”, “bashkëshortet tona” dhe “ne” janë në zotërim të kuptimeve shumë më të gjëra, se sa ai që ka përcaktuar i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.). Por krahas kësaj i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), i ka bërë të veçanta këto fjalëza vetëm për të nderuarin Ali (p.m.t.), Fatimenë (p.m.t.), Hasanin (p.m.t.) dhe Husejnin (p.m.t.).

Atëherë pohojmë se çështja e termit dhe zbatimit është shumë e rëndësishme në kuptimin e Kur’anit Famëlartë. Nëse nuk gjendet ndonjë sqarim i kryer, nga ana e të nderuarit të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), atëherë ne i drejtohemi mjeteve të tjera për kuptimin e ajetit. Ndjekësit tanë të nderuar dijeni se kjo gjendje është e vlefshme edhe për ajetin e sfidimit. Besojmë se ndjekësit tanë të nderuar do të kujtohen për këto thënie që ceken në veprën me titull: “Marifetu Ulumi Hadithi ue Kemijjeti Exhnasihi” (Urtësia në Shkencat e Hadithit dhe Sasia e Llojeve të Tij), e dijetar Hakim Nishaburiut. Ai ka cituar si më poshtë: “Në komentime është shënuar se thëniet e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), në ditën e sfidimit zuri për dore Aliun (p.m.t.), Hasanin (p.m.t.), Husejnin (p.m.t.) dhe duke marrë edhe Fatimenë (p.m.t.) pas tyre tha: “Ja pra këta janë bijtë tanë, bashkëshortet tona dhe ne. Le të kërkojmë nga Allahu mallkimin e gënjeshtarëve” dhe të ngjashme me këto janë lajme të pashkëkuputura nga Ibn Abbasi dhe nga të tjerët”. (1)

Megjithatë në këndvështrimin gjuhësor dhe zakonor përdorimi i fjalëzës bashkëshorte edhe të bijtë, duhet të ketë një kuptim edhe më të gjërë se ky kuptim.

Prezantuesi: Me të vërtetë është i çuditshëm zbatimi i fjalëzës bashkëshorte për një njeri.

I ftuari: Kjo është një tjetër çështje e hollësishme.

Tani mund të shtrohet një pyetje e llojit: “Zotëriu im a ka në gjirin e dijetarëve të Ehli Sunnetit dijetarë që e kanë pranuar këtë?” Pra a ka dijetarë që e kanë pranuar këtë rregull që sapo bëtë me shenjë dhe zbatuat?”

Unë në këtë natë dua të përcjell sqarimet e mia në lidhje zbatimin e këtij rregulli të Shejh Ibn Tejmijjes.

Ashtu siç është kuptuar tanimë edhe në programet e shkuara, unë do t’u jap vend në të këtë kornizë fjalëve të Ibn Tejmijjes, i cili vazhdimisht ka kundërshtuar çështjen e virtyteve të Ehli Bejtit.

Ai në veprën e tij me titull: “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve) ka shpalosur kështu: “Njëri nga rregullat e Kur’anit dhe hadithit që duhet të dihet është edhe ky: “Nëse gjendet një sqarim nga i dërguari (p.q.m.t.) rreth Kur’anit dhe hadithit atëherë nuk mund të përdoren si argument sqarimet e gjuhëtarëve. Nëse me anë të një udhe dihet se çfarë janë sqarimet e të dërguarit dhe çfarë ka dashur që të nënkuptojë ai për sa i përket komentimit të një ajeti dhe ajeti atëherë nuk ka nevojë as për mendimet e dijetarëve të gjuhës dhe as të të tjerëve”. (2)

Prezantuesi: Domethënë përballë argumentit fetar nuk mund të jepet miratim vetjak.

I ftuari: Goditët në shenjë! E thënë ndryshe kemi të bëjmë me thënien e një njeriu për të cilin i Allahu i Madhëruar thotë kështu: “Çfarë u jep i dërguari merreni dhe çfarë u ndalon ai largohuni. Frikësohuni Allahut se me të vërtetë Allahu është ndëshkues i ashpër”. (Sureja Hashr, Ajeti 7).

Në vijim të fragmentit ka shtuar: “Për këtë arsye juristët kanë shprehur: “Emrat janë të ndarë në tri pjesë. Një pjesë janë namazi dhe zekati kufinjtë e të cilëve mund të dihen me anë të ligjeve hyjnore, një pjesë janë dielli dhe hëna të cilat mund të dihen me anë të gjuhës dhe nje pjesë që mund të kuptohen vetëm më anë të zakonit si “kabd” (marrja) dhe “maruf” (urtësia) si në shebullin: “ue ashiruhunne bi’l-marufi (dhe silluni me urtësi ndaj tyre). (3)

Me fjalë të tjera ai ka bërë të ditur, se ky mendim nuk i përket vetëm atij, por edhe juristët e tjerë muslimanë ndajnë të njëjtin mendim. Për hir të Allahut a i drejtohemi ne fjalorit dhe zakonit, për të mësuar kuptimet e fjalëzave si zekati dhe haxhxhi, apo i drejtohemi sqarimit të Ligjvënësit? Theksojmë se edhe për sa ka të bëjë me fjalëzën e Ehli Bejtit është e njëjta gjendje. Nëse nuk do të ishte gjendur ndonjë sqarim, nga i nderuari i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), në lidhje me pikën se cilët janë vetët që janë nënkuptuar nga ky koncept, atëherë do t’i drejtohej fjalorit, zakonit, dijetarëve të jurisrudencës ose të tjerëve. Ndarja e fjalëve të pjesës së parë dihet dhe kuptohet me anë të përcaktimit të ligjeve hyjnore.

Tani mund të drejtohet pyetja: “Mirë por a e ka zbatuar Ibn Tejmijje këtë rregull në ajetin e pastrimit?”

Shikoni se çfarë ka thënë Shejhu’l-Islami Ibn Tejmijje. Disa njerëz mund të kundërshtojnë duke pyetur: “Përse i përmendni disa njerëz me emrat e tyre?”, ashtu siç keni ngritur qortimin ndaj meje. Unë kumtoj: “Ai është Shejhu’l-Islami’l-Emeuijje” (Dijetari i Islamit Emeuit). Si pasojë e etikës së dialogut dhe fushës së kërkimit, ne i përmendim njerëzit me emrat e tyre. Për këtë arsye askush të mos na shtrojë kundërshtimin në stilin: “Zotëri Hajdari, e përmend Ibn Arabiun si Shejhu’l-Ekberi”. Ky emër iu është dhënë atij. Nëse doni e pranoni nëse doni nuk e pranoni, por në fund të fundit ky emër iu është dhënë atij. Kjo është një çështje e veçantë.

Tani le të shikojmë veprën me titull: “Xhamiu’l-Mesaili” (Përmbledhja e Çështjeve) e Shejhu’l-Islami Ibn Tejmijjes. Ai në këtë vepër ka cituar si më poshtë: “Imam Ahmedi, Tirmidhiu dhe të tjerët kanë përcjellur këtë hadith nga Ummu Selemeja: “Kur zbriti ky ajet - ajeti i pastrimit - i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) duke mbuluar me mbulesën e tij Aliun, Fatimenë, Hasanin dhe Husejnin citoi kështu: “O Allahu im! Ja pra këta janë Ehi Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”. (4)

Disa njerëz mund të pohojnë duke thënë: “Këta shiitët e emërtojnë këtë ajet si ajeti i plotë i pastrimit ndonëse kjo është vetëm një pjesë e ajetit. Ja pra shikoni se si ata e shtrembërojnë”. Në këtë mënyrë ata mundohen që të ngrenë flamujt e kundërshtimit kundër nesh. Shikoni se si edhe vetë Ibn Tejmijje e ka përdorur këtë ajet duke e përgjithësuar atë dhe ka thënë kur ky ajet ka zbritur.

Prezantuesi: Ajeti ka vënë theksin edhe tek ajeti dhe hadithi i pranishëm.

I ftuari: Po si vepër dhe si fjalë. Tregohuni të kujdesshëm ndaj rregullit. Ai në vijim të fragmentit ka rrëfyer kështu: “Sunneti i tij është komentimi dhe asqarimi i Librit të Allahut. Pra sunneti argumenton Librin dhe e sqaron atë. Ndonëse pjesa e fillimit e ajetit tregon se fjalimi i të dërguarit (p.q.m.t.) ishte i drejtuar ndaj bashkëshorteve të tij i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka pohuar: “Ja pra këta janë Ehli Bejti im”. (5)

Pra i nderuari i dëguar (p.q.m.t.) ka sqaruar si me fjalë dhe me vepra se kush janë ata të cilët janë nënkuptuar nga koncepti i Ehli Bejtit që kalon tek ajeti i pastrimit. Për hir të Allahut a ka më nevojë për më tepër argumente? Kjo pjesë e ajetit bie në kundërshtim me fundin e tij. Duke qenë se sunneti ka sqaruar në këtë mënyrë edhe këtë pjesë të ajetit tanimë nuk na mbetet më asgjë për të bërë.

Prezantuesi: Atëherë ata të cilët pretendojnë si argument fundin e ajetit në pikën e kuptimit të tij le t’i kthejnë përgjigjie Ibn Tejmijjes.

I ftuari: Kjo është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme. Sepse në fillim ai ka shpalosur rregullin dhe më pas është përpjekur në zbatimin e tij. Por përcjellja e ka bërë të veçantë këtë ajet duke e kufizuar atë. Unë duhet ta shqyrtoj gjërë e gjatë dhe të ndalem mbi këtë pjesë. Mua më duhet që ta shqyrtoj këtë çështje me qëllim që të mësojmë se si është orvatur që të shpëtojë nga kjo kleçkë dhe që të shikojmë se në çfarë forme e ka shtrembëruar ai fjalën. Pra ai ka mbetur ballë përballë me një udhë pa dalje. Në njërën anë ai duhet që të kishte shprehur se ajeti ka përfshirë bashkëshortet e të dërguarit (p.q.m.t.), ndërsa në anën tjetër ai ka përcjellur hadithin dhe sunnetin me fjalë që kanë përcaktuar, bërjen e veçantë të këtij ajeti nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.).

Ai pas përcjelljes së kësaj fjalie ai ka cituar kështu: “Ajeti nuk ka mohuar thelbin e përfshirjes por përsosmërinë e përfshirjes”. Pra me anë të interpretimit ai është munduar që të kumtojë kështu: “Ehli Bejti ka dy shkallë. E para është shkalla e përsosmërisë, shkallë kjo e cila u përket Aliut, Fatimesë, Hasanit dhe Husejnit dhe shkalla e dyta është shkalla nën përsosmërinë e cila u përket bashkëshorteve. Por i gjori ka rënë brenda një problemi edhe më të madh se sa ky. Në këtë rast ai është i detyruar që të pranojë se Aliu, Fatimeja, Hasani dhe Husejni janë më të virtytshëm se sa Aisheja, Ummu Selemeja dhe të tjerat. Ai nuk është i vetëdijshëm se ku e ka çuar fjala e tij.

Ai ka thënë si më poshtë: “Ndonëse pjesa e fillimit e ajetit tregon se fjalimi i të dërguarit (p.q.m.t.) ishte i drejtuar ndaj bashkëshorteve të tij i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka pohuar: “Ja pra këta janë Ehli Bejti im!” Ne e dimë se argumenti i Kur’anit tregon se bashkëshortet janë nga Ehli Bejti. Këta katër vetë kanë më shumë të drejtë që të jenë nga Ehli Bejti i tij. Sepse lidhja e trungut farefisnor është më e fuqishme se lidhja e martesës. Arabët e përdorin këtë lloj gjykimi sqarues për përcaktimin e përsosmërisë dhe jo për përcaktimin e thelbit”. (6)

Në fakt ka shumë gjëra që mund të themi në lidhje me kornizën e çështjes së filimit. Megjithatë tani për tani çështja jonë nuk është fillimi. E thënë ndryshe qenia e tyre vetëve më të përsosur se bashkëshortet e tij duke u mbështetur në thënie e të dërguarit: “O Allahu im! Ja pra këta janë Ehli Bejti im!”

Në faqet në vijim të veprës së tij ai ka shkruar kështu: “Kur Allahu i Madhëruar i sqaroi atij se kishte dëshirë që të largonte ndyrësinë e mëkateve dhe t’i pastronte tërësisht Ehli Bejtin, i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) u lut për më të afërmit e Ehli Bejtit dhe për ata që ishin më të veçantë për të - të cilët ishin Aliu, Fatimeja, Hasani dhe Husejni - këta dy të fundit ishin dy zotërinjtë e të rinjve të Xhennetit. Allahu i Madhëruar gjykoi për pastrimin e këtyre të katërtve. Ai e dha këtë gjykim në lidhje me ta me përsosmërinë e lutjes së të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.). Largimi i ndyrësisë nga Ehli Bejti dhe pastrimi i tyre me një begati të ardhur nga ana e Allahut të Madhëruar ishte për t’i mbytur ata në begati. Asnjë gjë nuk mund të jetë e barabartë me këtë begati dhe virtyt të ardhur nga ana e Allahut (k.m.t.)...” (7)

Sipas asaj që kuptohet nga fragmenti i lartpërmendur, ky veçim më madhështor nuk i përket as Aishesë, as Ummu Selemesë dhe as bashkëshorteve të ngjashme. Pra bashkëshortet nuk kanë hyrë në përfshirjen e lutjes së të dërguarit (p.q.m.t.).

Atëherë në dritën e këtyre sqarimeve, kuptojmë si fillim se Shejh Ibn Tejmijje e ka pranuar se ky veçim - le të jetë ky një veçim i përsosmërisë nuk ka rëndësi - i përket këtyre pesë vetëve. Si përfundim ai ka rrëfyer se hadithi i mbulesës ka bërë me shenjë tek përcaktimi i këtyre pesë vetëve. Unë i bëj këto sqarime për këto arsye. Disa prezantues të rinj duke dalur në stacionet televizive shprehen kështu: “Marrja e nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) nën mbulesën e tij e këtyre vetëve buronte nga ky shqetësim. Nëse ai nuk do të kishte vepruar kështu disa njerëz në të ardhmen mund të thonin se këta nuk janë nga Ehli Bejti. I nderuari (p.q.m.t.) veproi kështu me synimin e asgjësimit të këtij shqetësimi”. Pra sipas fjalëve të tyre koncepti i Ehli Bejtit në fakt ka të bëjë me bashkëshortet e të dërguarit (p.q.m.t.). Ja pra i dërguari (p.q.m.t.) ka kërkuar që t’i bënte pjesë edhe ata së bashku me bashkëshortet e tij në përfshirjen e konceptit të Ehli Bejtit. Megjithatë duke u mbështetur në fragmentin e marrë nga Ibn Tejmijje kuptohet se në të vërtetë këta janë vetëm katër ose pesë vetë.

Prezantuesi: Zotëriu im kishte një çështje të rëndësishme që cekët në programin e shkuar; Ehli Bejti nuk është një çështje e trungut farefisnor (në lidhje me llojin), përkundrazi është një çështje në formën që ka të bëjë me përsosmërinë.

I ftuari: Çështja që duam t’iu sqarojmë dhe të shtojmë në këtë mbrëmje është kjo: Sqarimet e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) janë mbi çdo gjë dhe në postin e mbizotëruesit. Nuk ka asnjë mundësi e bërjes së ditur të mendimit përballë sqarimeve dhe punëve të tij. Nuk ka rëndësi nëse koncepti i Ehli Bejtit është në zotërim të një kuptimi qoftë gjuhësor, qoftë zakonor qoftë juridik kjo gjendje nuk ndryshon. Ajo që është e rëndësishme është dhënia nga ana e tij (p.q.m.t.) të një kuptimi veçues dhe kufizues i konceptit të Ehli Bejtit që kalon në ajetin e pastrimit dhe bërjen e tij veçues vetëm ndaj disa vetëve. Ashtu siç është e dukshme askush nuk është ortak në këtë kufizim. Ashtu siç ka thënë Shejh Ibn Tejmijje për sa i përket caktimit të përsosmërisë tekefundit edhe ky është vetë thelbi dhe zbatimi i rregullit.

Prezantuesi: Tani mund të na vijë një kundërshtim i tillë: Në një kohë kur termi i Ehli Bejtit në disa ajete ka përfshirë edhe bashkëshortet e të dërguarit (p.q.m.t.) përse në këtë ajet ato janë lënë jashtë?

I ftuari: Kjo është një pyetje e bukur dhe me logjikë. Kjo është një pyetje e ndërtuar mbi një themel të shëndoshë në pikën e kuptimit të ajeteve kuranore. Kur’ani është në një strukturë që komenton ajetet me njëra-tjetrën. Ne kur trajtojmë një ajet, term ose fjalëz, kur shikojmë se Kur’ani i ka komentuar këto ajete me njëra-tetrën nuk i drejtohemi asnjë vendi tjetër.

Mund të kumtohet kështu: Kur shohim ajetin 73 të Sures Hud shikojmë se Allahu i Madhëruar ka thënë kështu: “Kur (Ibrahimi) pa se duart e tyre nuk u zgjatën drejt atij (viçit), nuk e pëlqeu (këtë ngurrim të tyre ndaj ushqimit) dhe ndjeu frikë nga ata. (Engjëjt) thanë: “Mos u frikëso! Ne jemi dërguar te populli i Lutit”. E gruaja e tij (e Ibrahimit) që rrinte aty dhe qeshi. Ne e përgëzuam atë me Is’hakun dhe pas Is’hakut me Jakubin. (Gruaja e Ibrahimit) tha: “Ah! E mjera unë! A mos vallë kështu e moshuar siç jam do të të lind? Madje dhe ky burri im është i moshuar! Me të vërtetë kjo është diçka e çuditshme! Ata (Engjëjt) i thanë: “A mos vallë po çuditesh me urdhrin e Allahut? Mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju o Ehli Bejti (anëtarët e shtëpisë). Nuk ka dyshim se Ai është i lavdëruar dhe bamirës i madh! (Rahmetullahi ue berekatuhu ehle’l-bejti. Innehu hamidun mexhid)”.(Sureja Hud, Ajetet 70-73).

Atëherë me thënien e Ehli Bejtit janë të nënkuptuara edhe bashkëshortet. Kjo është gjendja.

Përgjigjia: Nuk është e nevojshme që ta zgjasim më çështjen. Ne do të orvatemi që t’i japim përgjigjie me një fjali të vetme. Për hir të Allahut nëse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.), nuk do të kishte kryer asnjë sqarim, për sa ka të bëjë me ajetin e pastrimit, ne do të shpreheshim se ajeti i pastrimit i ka përfshirë edhe bashkëshortet e të dërguarit (p.q.m.t.). Gjëja që na pengon është sunneti me fjalë dhe me vepër dhe hadithi i të dërguarit (p.q.m.t.). Në rast të kundërt ajo që thoni ju është i vërtetë. Ne e kemi bërë të ditur dhe kemi vënë theksin me dhjetra herë se Kur’ani Famëlartë e ka përdorur thënien e Ehli Bejtit në një mënyrë që ajo i ka përfshirë edhe bashkëshortet. Por në ajetin e pastrimit kemi të bëjmë me nje gjendje plotësisht të ndryshme. Ne kemi lexuar hadithet e pashkëputura të cilat bëjnë të ditur për një veçim (kufizim) të ajetit. Sqarimet e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) dhe fragmenti që lexuam nga Ibn Tejmijje në ditën e sotme shfaqin për një post të ndryshëm të ajetit të pastrimit tregon për një post të ndryshëm. Kjo është përmasa e parë e çështjes.

Pikë së dyti unë do të mundohem që ta përfundoj çështjen me dëshirën e Allahut (l.m.t.) në pjesën e mbetur të kohës me lejen e ndjekësve të nderuar. Sepse tanimë më duhet të kaloj në çështjet e tjera. Ndjekës të nderuar nëse na thoni se thënia e Ehli Bejtit që ceket në ajetin e pastrimit në të cilin kumtohet: “Innema juridullahu li judhhibe ankumu’r-rixhse ue jutahhirakum tathira” (Me të vërtetë Allahu ka për qëllim që të largojë ndyrësinë e mëkateve nga ju (o Ehli Bejt) dhe t’iu pastrojë tërësisht), është komentuar me anë të ajetit që kalon në Suren Hud - ajet ky i cili tregon se se edhe bashkëshortet janë të përfshira brenda Ehli Bejtit - atëherë na ktheni përgjigjie për pyetjen që do t’iu ngremë në lidhje me kornizën e ajetit 40 të Sures Teube në të cilin thuhet: “Nëse nuk e ndihmoni atë (Muhammedin p.q.m.t.)), dijeni se atë, e ka ndihmuar Allahu. Kur e përzunë jobesimtarët të dytin nga ata të dy, kur ishin në shpellë, ai (Muhammedi p.q.m.t.)), i tha shokut të tij: “Mos u brengos, sepse me të vërtetë Allahu është me ne!”

Pyetje: Le ta anashkalojmë për këtë çast, se kush është nënkuptuar në këtë ajet, sepse kjo është një çështje e veçantë. Në këtë çast le ta lëmë mënjanë se cili është nënkuptuar në këtë ajet, prijësi i parë apo dikush tjetër. Ajo që është e rëndësishme është fakti, se sipas mendimit të disa dijetarëve të mëdhenj muslimanë është bërë e ditur, se kjo fjalë e thënë nga njeriu i dytë - që sipas pranimeve të tyre ky njeri është prijësi i parë - është cilësuar si miku i të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) nga ana e Kur’anit Fisnik. Kjo shoqëri është në një post aq të lartë dhe virtyt i madh sa asnjë virtyt nuk është i barabartë me të. Ata shtojnë se Kur’ani Famëlartë ka përdorur thënien “sahib” (shoku, miku) i të nderuarit të dërguarit të Allahut (p.q.m.t) për këtë njeri.

Cili është kuptimi i fjalëzës “sahib” në Kur’anin Fisnik? Askush nuk ka të drejtë që të komentojë Kur’anin Famëlartë duke marrë për bazë mbështetjet dhe besimet e tij. Ata këmbëngulin që ne të mos komentojmë thënien e Ehi Bejtit duke marrë si normë përcaktimi përcjelljet por duam që t’i drejtohemi Kur’anit. Ejani pra dhe le t’i drejtohemi Kur’anit në kornizën e kësaj çështjeje. Çfarë ose cilin kuptim ka për qëllim Kur’ani me fjalëzën “sahib”? Pandeh se ne kemi të drejtë që ta shtrojmë këtë pyetje. Ju nuk keni të drejtë që ta komentoni fjalëzën “sahib” ose “sahabi”, duke i dhënë një veçim të veçantë, në një mënyrë që të cilit nuk mund t’i afrohet asnjë lloj veçimi, duke marrë për bazë kuptimin që jepni të mbushur me lavdërime? Ju duhet ta komentoni ajetin në dritën e ajeteve kuranore, sepse një pjesë e Kur’anit komenton pjesën tjetër.

Unë nuk dua që ta zgjas së tepërmi programin në këtë natë: “Në Kur’anin Fisnik citohet: “(Jusufi) tha: “Nuk do t’ju vijë asnjë lloj ushqimit, me të cilin ushqeheni ju, e që unë të mos u lajmëroj për atë (përmbajtjen) para se t’ju vijë. Kjo është nga dituritë që m’i ka mësuar Zoti im. Unë e kam lënë fenë e popullit që nuk beson Allahun dhe i cili mohon botën tjetër. Dhe unë ndoqa fenë e etërve të mi - Ibrahimit, Ishakut dhe Jakubit. Ne nuk na ka hije që t’i përshkruajmë asnjë gjë për shok Allahut. Kjo është mirësia e Allahut ndaj nesh dhe ndaj njerëzve tjerë, por shumica e njerëzve nuk falenderojnë. O shokët e mi të burgut! A janë më të mirë zotrat e larmishëm apo Allahu që është i Vetmi dhe Ngadhnjimtari?!” (Sure Jusuf, Ajetet 37-39)

Nga këto ajete nënkuptohet se i nderuari Jusuf (p.m.t.) gjatë qëndrimit të tij në burg ka zhvilluar dialogje me idhujtarët. Pra njerëzit rreth e rrotull tij ishin njerëz që nuk kishin besuar dhe ishin idhujtarë. Në pjesën e fundit të ajetit i nderuari Jusuf (p.m.t.) ka përdorur thënien: “ja sahibeji’s-sixhni” (o shokët e mi të burgut).

Prezantuesi: Kur’ani ka përdorur fjalën bisedë për idhujtarët.

I ftuari: Atëherë pyesim se kur Kur’ani Famëlartë, e ka përdorur konceptin “sahib” ose “bisedë”, e ka përdorur atë në kuptimin terminologjik të mbushur me lavdërime apo në kuptimin gjuhësor (leksikografik)?

Prezantuesi: Edhe këta e kanë shoqëruar të dërguarin (p.q.m.t.).

I ftuari: “Ja sahibeji’s-sixhni” (O shokët e mi të burgut))! A janë më të mirë zotrat e larmishëm apo Allahu që është i Vetmi dhe Ngadhnjimtari?!” Citoj se askush nuk ka të drejtë që të më kundërshtojë duke thënë: “Zotëriu im ti do që ta lësh prijësin e parë nën akuzë. Ti do që të thuash se ai është idhujtar dhe jobesimtar?” Theksoj se qëllimi ynë në asnjë mënyrë nuk është ky. Çështja jonë është bërja e qartë se fjalëza “sahib” nuk është e detyrueshme që të përdoret në kuptimin i mbushur me lavdërime. Sepse kjo fjalëz ndonjëherë mund të përdoret edhe për kuptimin e nënçmimit. Edhe ky kuptim ka zënë vend në Kur’an.

Tani le të shikojmë këtë ajet: “Dhe ai hyri në kopshtin e tij (me besimtarin për dore), duke i bërëpadrejtësi vetes (duke u mburrur dhe duke u lavdëruar) tha: “Unë nuk mendoj se kjo do të zhduket kurrë! Dhe nuk besoj se do të ndodhë Kijameti (Dita e Gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem tek Zoti im, nuk ka dyshim se do të gjej një të ardhme edhe më të mirë se kjo”. (Kale lehu sahibuhu) Atij ai shoku i tij (besimtar) itha atij (duke e kundërshtuar atë): “A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë e derdhur uji, pastaj të bëri njeri të plotë?” (Sureja Kehf, Ajeti 35-37).

Ashtu siç shihet dukshëm në ajetin e lartpërmendur fjalëza “sahib” është përdorur për njeriun jobesimtar.

Ajeti i tretë është si vijon: “Thuaj (o Muhammed!): “Unë ju këshilloj vetëm për një gjë: “Ngrihuni sinqerisht për Allahun dy nga dy, ose një nga një dhe pastaj mendoni për shokun tuaj (Muhammedin). Ai nuk është aspak i çmendur (ma bi sahibikum min xhinnetin). Ai është vetëm një paralajmërues në mesin tuajpërpara se t’iu vijë dënimi i rëndë”.(Sureja Sebe, Ajeti 46).

Ajeti i sipërcituar e ka përshkruar të nderuarin të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) si shokun e idhujtarëve.

Prezantuesi: Ata idhujtarë të cilët e kishin akuzuar atë se ishte i çmendur.

I ftuari: Sërish edhe në Suren Nexhm ëshë përdorur fjalëza “sahib”. “Betohem mbi yllin kur perëndon. Shoku juaj (Muhammedi) as nuk është shmangur dhe as nuk e ka besuar të kotën (Ma dale sahibukum ue ma gaua)”. (Sureja Nexhm, Ajetet 1,2.).

Shejh Ibn Tejmijje në veprën e tij me titull: “Furkan Bejne Eulijai’r-Rahmani ue Eulijai’sh-Shejtani” (Dallimi Mes Kujdestarëve të Gjithëmëshirshmit dhe Kujdestarëve të Shejtanit) ka cituar kështu: “Shoku juaj (Muhammedi) nuk është aspak i çmendur (ma bi sahibikum min xhinnetin). Kjo do të thotë se shoku juaj, është një dhunti e ardhur nga Allahu i Madhëruar për ju, sepse Ai ju ka sjellur një të dërguar nga lloji juaj, i cili do t’iu mund t’iu shoqërojë. Sepse ju nuk zotëroni fuqinë që të shikoni engjëjt. (8)

Ashtu siç shihet edhe ai e ka marrë fjalëzën “bisedë” që ceket në ajetin kuranor në kuptimin gjuhësor pra në kuptimin e fjalorit. Ky kuptim nuk ka lidhje me kuptimin terminologjik i cili shpreh një post të drejtë dhe madhështor dhe është një cilësi që i përket banorëve të Xhennetit.

Një tjetër burim është vepra me titull: “Tibjan fi Ejmani’l-Kur’ani” (Mjekësia në Besimin e Kur’anit) e Ibn Kajjim Xheuzijjes. Ai në veprën e tij ka pohuar kështu: “Ne duhet të mendojmë thellë mbi fjalën e Allahut të Madhëruar: “Shoku juaj (Muhammedi) as nuk është shmangur dhe as nuk e ka besuar të kotën”. Allahu i Madhëruar ka përdorur fjalën “sahibukum” (shoku juaj) në vend të fjalës “Muhammedun”, me qëllim për të bërë të qartë se i nderuari i dërguar (p.q.m.t.) është shoku i tyre dhe për të vënë theksin në argumentin që ai ka vendosur përpara tyre. (9)

Fjalëza “sahib” (shok ose mik) përdoret për dy njerëz tërësisht të ndryshëm. Njëri është njëjësuesi dhe tjetri është idhujtari. Atëherë kur ne i drejtohemi Kur’anit Fisnik, vihet re se përveç domethënies gjuhësore të fjalës, nuk iu është dhënë asnjë kuptim ose vlerë tjetër.

Mund të na thuhet kështu: “Zotëriu im sa shpejt e harruat rregullin që vendosët. Ju i drejtoheshit përcjelljeve dhe jo ajeteve kuranore”.

Unë them se: “Për hir të Allahut (f.m.t.) ejani dhe le të shohim edhe përcjelljet. A kalon fjala “bisedë” në urdhrat e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) në kuptimin i mbushur me lavdërime ose zotëron një përdorim të ndryshëm?”

Prezantuesi: Zotëriu im ata e anulluan rregullin që zbatonin. Sepse as që bëhet fjalë për një çështje lavdërimi ose veçimi të të fjalëzës “sohbet” në përdorimin kuranor.

I ftuari: Pra “sahibi” (shoku) mund të jetë si njëjësues dhe idhujtar. Atëherë përsërisim ajetin: “Ai i tha shokut të tij: “Mos u brengos, sepse me të vërtetë Allahu është me ne!” Në këtë urdhër hyjnor nuk mund të flitet për asnjë virtyt. Tani mund të ngrihet një kundërshtim në formën: “Zotëriu im thëniet e tjera të ajetit të nderuar tregojnë për një virtyt”. Kjo është një çështje tjetër të cilën do ta shqyrtojmë në të ardhmen me dëshirën e Allahut (k.m.t.).

Unë jam duke shtjelluar këtë koncept. Asnjë njeri të mos të na kundërshtojë duke na aluduar se Kur’ani e ka përshkruar prijësin e parë ose dikë tjetër si një shok. Unë shprehem se kjo fjalëz nuk ka asnjë vlerë në këndvështrimin kuranor.

Prezantuesi: Ashtu siç bashkëshortet nuk kanë asnjë vlerë në kornizën e koncepit të Ehli Bejtit.

I ftuari: Tani ejani dhe la le ta zbatojmë këtë rregull që kemi pranuar mbi përcjelljet. Mund të vijë një kundërshtim i llojit: “Zotëriu im duke marrë si kriter përcjelljet e ardhura nga i nderuari i dërguar (p.q.m.t.), e shikojmë shoqërinë si një virtyt”. Tani për tani unë dua që të hyj në çështjen nëse përcjelljet që kanë të bëjnë me virtytin e shokëve janë ose nuk janë të vërteta. Unë dua që të marr si normë përcjelljet e shëndosha, mbi të cilat Ehli Sunneti dhe shiitët janë të njëzëri, mbi zinxhirët e vërtetë të përcjelljeve të tyre dhe përmbajtjen e tyre të plotë. Vallë a nuk flitet për shëmtinë në hadithet në të cilat bëjnë fjalë për shoqërinë e lëre më për virtytin?

Prezantuesi: Nëse kjo çështje do të shpaloset, atëherë duhet të trajtohen një për një, të tëra hadithet në të cilat kalojnë konceptet “sohbet” dh “sahib”. Domethënë shoqëria nuk është një privilegj.

I ftuari:Pamë se Kur’ani nuk i kishte njohur ndonjë epërsi kësaj fjalëze. Le te kalojmë tek hadithet. Unë do të përcjell tri ose katër hadithe në lidhje me çështjen.

Shembulli i parë që sjellim është përdorimi i kësaj fjalëze nga, ana e të nderuarit të dërguar (p.q.m.t.) për dyfytyrëshit, pra hadithet që shfaqin se si i nderuar i dërguar i Allahut (p.q.m.t.), e ka përdorur fjalëzën “ashabët e mi” (shokët e mi) dhe me këtë fjalëz ka patur për synim dyfytyrëshit.

Mund të na drejtohet një pyetje: “Zotëriu im a ka me të vërtetë një gjë të tillë?”

Përgjigjia: “Po ka. Madje zë vend dhe në veprën: “Sahihu’l-Buhari” (Hadithet e Vërteta të Buhariut) e Buhariut dhe atë “Sahihu’l-Muslimi” (Hadithet e Vërteta të Muslimit) e Muslimit. Hadithi është si më poshtë: “Hudhejfe më lajmëroi se i nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë kështu: “Në mesin e “ashabëve” shokëve të mi ndodhen dymbëdhjetë dyfytyrësh”. (10)

Si rrjedhojë pohojmë se ka gjasa, që në mesin e shokëve të të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.), ishin të pranishëm shokë dyfytyrësh.

Prezantuesi: Ndërsa Ehli Sunneti janë të mendimit se shokët janë banorë të Xhennetit.

I ftuari: Ehli Sunneti i cilësojnë si banorët e Xhennetit edhe një palë njerëzish që gjenden në shtresën më të ulët të Xhehennemit.

Atëherë hiqni dorë nga ky rregull që keni vendosur. Shtojmë se është e vërtetë që mund të nënçmohet dhe të qortohet një shok nëse është dyfytyrësh. Shoku mund të hyjë në Xhehennem si pasojë e këtyre haditheve të qarta të përcjellura nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.).

Shembulli i dytë le të shikojmë këtë hadith që kalon në veprën: “Sahihu’l-Buhari” (Hadithet e Vërteta të Buhariut) e Buhariut. Kur zbriti ajeti: “Për ta është njëlloj, si u lute për faljen e tyre apo si nuk u lute, Allahu nuk do t’i falë ata kurrë. Me të vërtetë Allahu nuk e udhëzon popullinngatërrestar”, (Sure Munafikun, Ajeti 6) i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) urdhëroi: “Vallë çfarë është ky aludim i paditurisë?...” Ndërsa Abdullah Ibn Ubejj Ibn Seluli - i cili kishte hedhur aludumin tha: “Betohem në Allahun se po të kthehemi në Medinë sigurisht të fortët tanë do t’i nxjerrin të dobëtit nga aty”. Kur ky lajm i erdhi të nderuarit të dërguar të Allahut (p.q.m.t.) Umeri tha: “Lërmë t’ia këpus qafën këtij dyfytyrëshi”. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) urdhëroi: “Lëre atë sepse nuk dua që njerëzit të flasin se Muhammedi i vret shokët e tij”. (11)

Ashtu siç shihet dukshëm i nderuari i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) ka përdorur fjalëzën “ashabi” (shoku im) për Abdullah Ibn Ubejjin. Pandeh se nuk ka asnjë dyshim për sa i përket çështjes se Abullah Ibn Ubejji ishte kreu i dyfytyrëshve.

Përcjelljet janë tejet të qarta se fjalëza “sahabi” është përdorur për ata njerëz që do të hyjnë në shkallën më të ulët të Xhehennemit.

Prezantuesi: Sipas përcjelljeve edhe prijësi i dytë kishte dashur që ta vriste atë. Kështu që mos thoni: “Mos i mallkoni sahabët”, shikoni se si prijësi i dytë kishte dashur që të vriste një “sahabi” (shok).

I ftuari:Ky është përdorimi i parë.

Shembulli i dytë është përdorimi i fjalës “sahabi” për një dezertor. Nënvizojmë se gjenden me dhjetra burime mbi këtë çështje. Unë po pasqyroj një shembull. Sipas një hadithi të përcjellur nga Ebu Hurejre ai ka cituar kështu: “I nderuari i dërguar i Allahut (p.q.m.t.) ka thënë kështu: “Në Ditën e Kijametit kur unë do të qëndroj në (cepin e lumit) do të shoh një palë dhe do t’i njoh se cilët janë ata. Në mesin tim dhe në mesin e tyre del një njeri duke thënë: “Ejani”. Unë pyes: “Ku?” Njeriu thotë: “Betohem në Allahun se për në Xhehennem”. Unë pyes: “Çfarë kanë bërë këta?” Ai më përgjigjet kështu: “Këta pas teje u kthyen pas e më pas në gjendjet e tyre të mëparshme”.

Pas kësaj ata sjellin një palë tjetër. Unë i njoh edhe ata. Në mesin tim dhe në mesin e tyre del një njeri duke thënë: “Ejani”. Unë pyes: “Ku?” Njeriu thotë: “Betohem në Allahun se për në Xhehennem”. Unë pyes: “Çfarë kanë bërë këta?” Ai më përgjigjet kështu: “Këta pas teje u kthyen pas e më pas në gjendjet e tyre të mëparshme. Unë shikoj se në mesin e tyre kanë shpëtuar shumë pak vetë nga zjarri i Xhehennemit”. (12)

Sipas haditheve tona të qarta thënia: “Një njeri në mesin e tyre” ka bërë me shenjë tek Ali Ibn Ebi Talibi. Në programet e kaluara ne hetuam me dhjetra shembuj që tregonin se ata kishin luajtur me argumentet fetare.

Prezantuesi: “Nëse kjo përcjellje do të kishte kaluar në burimet shiite nuk ka dyshim se vëllezërit tanë të Ehli Sunnetit do të thonin: “Një njeri paska çuar në vend një punë të cilën e çojnë në vend Allahu i Plotfuqishëm ose engjëjt e tij”.

I ftuari: Ashtu siç nënkuptohet nga hadithi do të mbetet pas vetëm një palë e përbërë nga pak sahabë. Unë do ta sqaroj një përdorim të tretë dhe përdorimet e tjera në mësimin e ardhshëm.

Si rrjedhojë përmbledhim se në mesin e shokëve janë të pranishëm si dyfytyrëshit ashtu edhe dezertorët. Ti do të shikosh se si ata sorollaten djathtas e majtas duke thënë: “Shiitët thonë se sahabët janë dezertorë”. Ja pra shikoni se si argumentet fetare kanë përcaktuar se ata u kthyen pas e më pas në gjendjet e tyre të mëparshme.

Përdorimi i tretë ka të bëjë me hadithin e thënë nga i dërguari i Allahut (p.q.m.t.): “Në gjirin e sahabëve të mi do të ketë njerëz të cilët nuk do të më shikojnë kurrë pas vdekjes sime”. Këta nuk do ta shikojnë të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) as në jetën e varrezave, as në ringjallje dhe as në Xhennet.

Prezantuesi: Pra njerëzit që do të çohen në Xhehennem.

I ftuari: Sipas një hadithi të përcjellur nga Ummu Selemeja ajo ka cituar kështu: “Abdurrahman Ibn Aufi erdhi pranë meje dhe me tha kështu: “Oj nënë! Unë jam i brengosur si pasojë e shkatërrimit tim nga pasuria ime e shumtë. Unë jam më i pasuri i kurejshëve për sa i përket pasurisë”.

Unë i thashë kështu: “O i biri im i gjorë, shpenzoje atë. Sepse unë kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.) duke thënë kështu: “Në gjirin e sahabëve të mi do të ketë njerëz të cilët nuk do të mund të më shikojnë pas ndarjes sime nga mesi i tyre”.

Ibn Aufi u largua nga unë dhe u takua me Umerin. Ai i rrëfeu atij hadithin që ia kisha përcjellur. Pas kësaj Umeri erdhi pranë meje dhe më tha: “Betohem në Allahun a nuk jam edhe unë nga ata?” Unë i iu përgjigja duke i thënë: “Jo”. (13)

Në këtë hadith ka disa çështje që bien në sy por unë nuk nuk do t’i shënoj ato. Ibn Aufi (gjoja) është njëri nga njerëzit e përgëzuar me Xhennet. I dërguari i Allahut (p.q.m.t.) për disa sahabë ka pohuar: “Ata nuk do të më shikojnë në jetën e varrezave”. Sepse i dërguari i Allahut (p.q.m.t.) është në një botë tjetër, një pjesë e sahabëve janë në një botë tjetër. Këta nuk do të mund ta shohin atë as në ringjallje, as në ringjalljen e madhe dhe as në Xhennet. Sepse ka sahabë në Xhehennem të cilët si pasojë e këtyre cilësive nuk do të kenë mundësi që ta shohin të dërguarin e Allahut (p.q.m.t.).

Unë dua t’iu drejtoj një pyetje në lidhje me pjesën e që ka të bëjë me Umerin. Nëse Umeri është njëri nga “Asheretu’l-Mubeshshere” (Dhjetë të Përgëzuarit me Xhennet), atëherë përse ai ka frikë se mund të jetë nga njerëzit e kërcënuar, që zënë vend në hadithin e përcjellur nga Ummu Selemeja? Nëse ai është i përgëzuar nga ana e të dërguarit të Allahut (p.q.m.t.) atëherë përse ai ka dyshuar nga vetja e tij? Ja pra kjo përcjellje është njëra nga argumentet që tregon se hadithi i Asheretu’l-Mubeshsheresë është i kotë.

Prezantuesi: Ne ju falenderojmë Zotëri Sejjid Kemal Hadari. Ju falenderojmë edhe ju ndjekësit tanë të nderuar. Po iu lëmë në mbrojtjen e Allahut. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ju.

Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:

1- Ebu Abdullah Muhammed Ibn Abdullah Hakim Nishaburiu, “Marifetu’l-Ulumi’l-Hadithi ue Kemijjeti Exhnasihi” (Urtësia në Shkencat e Hadithit dhe Sasia e Llojeve të Tij), fq. 230, Shënimi nga Mutemen Saxhiu dhe Taki Ibn Salahu, Sqarimi dhe Vërtetimi nga Doktor Ahmed Ibn Faris Selumi, Botimi i Dytë, Shtëpia Botuese: “Mektebetu’l-Mearifi” (Institucioni i Urtësisë).

2- Ibn Tejmijje, “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 13, fq. 27, Botimi i “Hadimu’l-Haremejni’sh-Sherefejni” (Shërbëtori i Dy Haremeve Fisnike).

3- Ibn Tejmijje, “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbledhja e Miratimeve), vëll. 13, fq. 27, Botimi i “Hadimu’l-Haremejni’sh-Sherefejni” (Shërbëtori i Dy Haremeve Fisnike).

4- Shejhu’l-Islami Ahmed Ibn Tejmijje, “Xhamiu’l-Mesaili” (Përmbledhja e Çështjeve), fq. 74, “Mexhmuatu’th-Thalithe” (Përmbledhja e Tretë), Vërtetimi nga Muhammed Shemsiu, Paraqiti për Shtyp Bekr Ibn Abdullah Ebu Zejdi, Shtëpia Botuese: “Alemu’l-Feuaidi” (Bota e Dobive), (viti i botimit 1432 sipas mërgimit islam / viti 2010 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Tretë, Mekketu’l-Mukerreme (Mekkeja e Nderuar), Arabi.

5- Shejhu’l-Islami Ahmed Ibn Tejmijje, “Xhamiu’l-Mesaili” (Përmbledhja e Çështjeve), fq. 74, “Mexhmuatu’th-Thalithe” (Përmbledhja e Tretë), Vërtetimi nga Muhammed Shemsiu, Paraqiti për Shtyp Bekr Ibn Abdullah Ebu Zejdi, Shtëpia Botuese: “Alemu’l-Feuaidi” (Bota e Dobive), (viti i botimit 1432 sipas mërgimit islam / viti 2010 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Tretë, Mekketu’l-Mukerreme (Mekkeja e Nderuar), Arabi.

6- Shejhu’l-Islami Ahmed Ibn Tejmijje, “Xhamiu’l-Mesaili” (Përmbledhja e Çështjeve), fq. 74, “Mexhmuatu’th-Thalithe” (Përmbledhja e Tretë), Vërtetimi nga Muhammed Shemsiu, Paraqiti për Shtyp Bekr Ibn Abdullah Ebu Zejdi, Shtëpia Botuese: “Alemu’l-Feuaidi” (Bota e Dobive), (viti i botimit 1432 sipas mërgimit islam / viti 2010 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Tretë, Mekketu’l-Mukerreme (Mekkeja e Nderuar), Arabi.

7- Shejhu’l-Islami Ahmed Ibn Tejmijje, “Xhamiu’l-Mesaili” (Përmbledhja e Çështjeve), fq. 75, “Mexhmuatu’th-Thalithe” (Përmbledhja e Tretë), Vërtetimi nga Muhammed Shemsiu, Paraqiti për Shtyp Bekr Ibn Abdullah Ebu Zejdi, Shtëpia Botuese: “Alemu’l-Feuaidi” (Bota e Dobive), (viti i botimit 1432 sipas mërgimit islam / viti 2010 sipas kalendarit gregorian), Botimi i Tretë, Mekketu’l-Mukerreme (Mekkeja e Nderuar), Arabi.

8- Shejh Ibn Tejmijje, “Furkan Bejne Eulijai’r-Rahmani ue Eulijai’sh-Shejtani” (Dallimi Mes Kujdestarëve të Gjithëmëshirshmit dhe Kujdestarëve të Shejtanit), fq. 205, Paraqitja nga Salih Ibn Feuzani, Shtëpia Botuese: “Minhaxhi” (Mënyra).

9- Ebu Abdullah Muhammed Ibn Ebu Bekr Ibn Kajjim Xheuzijje, “Tibjan fi Ejmani’l-Kur’ani” (Mjekësia në Besimin e Kur’anit), fq. 365, Vërtetimi nga Abdullah Ibn Salim Bitatiu, viti i botimit 1429 sipas mërgimit islam / viti 2008 sipas kalendarit gregorian.

10- Muslimi, “Sahihu’l-Muslimi” (Hadithet e Vërteta të Muslimit), vëll. 4, fq. 551, Kreu me Titull: “Sifati’l-Munafikini ue Ahkamihim” (Cilësitë e Dyfytyrëshve dhe Gjykimi i Tyre), Hadithi Nr: 2779, Vërtetimi nga Shejh Muslim Ibn Mahmud Uthman Selefiu.

11- Muhammed Ibn Ismail Buhariu, “Xhamiu’s-Sahihi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta), vëll. 3, fq. 729, Hadithi Nr: 49, 4905, Vërtetimi nga Shuajb Arnauti.

12- Muhammed Ibn Ismail Buhariu, “Xhamiu’s-Sahihi” (Përmbledhja e Haditheve të Vërteta), vëll. 4, fq. 564, Hadithi Nr: 6587, Vërtetimi nga Shuajb Arnauti.

13- Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Përcjelljes i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 44, fq. 95, Vërtetimi nga Shuajb Arnauti, Shtëpia Botuese: “Muessesetu’r-Risale” (Institucioni i Shpalljes).

Sqarime të Nevojshme:

(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të

Vijon...



Burimi : Medya Şafak