Ambasadori në pension Ozylker: Qëllimi i parë i SHBA-së është Irani

Publikuar në Prill 7, 2018, 1:55 a.m.

Ambasadori në pension, Uluç Ozylker i vlerësoi në programin Seyr-i Sabah, dimensionet e ndryshme të marrëveshjës së bërë mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit. Ozylker u shpreh se arsyet e pranisë së SHBA-së në Siri janë Irani dhe Rusia.

Rusia, Turqia dhe Irani u takuan dhe vlerësuan hapat e përbashkët që ata do të ndërmarrin marrin në Siri. Përderisa, ato që do t’i bëjnë këto tri vende në  Siri po ndiqen me kureshtje, në anën tjetër, hapat që do të ndërmarrë Franca dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara kanë fituar rëndësi të madhe. Në vlerësimet e bëra në programin Seyr-i Sabah, ambasadori në pension, Uluç Ozylker u shpreh se qëllimi kryesor i SHBA-së janë Irani dhe Rusia:

‘SHBA-JA ËSHTË SHUMË E HUTUAR’

“Nuk ka gjë të tillë si procesi i Ankarasë. Udhëheqësit e të trI vendeve vendosën midis tyre. Ata kanë bashkëpunuar lidhur me atë se si të kapërcejnë këtë problem. E para do të jetë në Soçi, e dyta në Ankara, ndërsa e treta me gjasë do të jetë në Teheran.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka filluar të bëjë shumë deklarata. Këto deklarata nuk janë aq të qëndrueshme si zakonisht. Presidenti thotë diçka, miqtë e tij më të afërt sjellin një koment tjetër, çështjet e jashtme thonë se ne nuk e dimë, ndërsa Pentagoni nuk flet. SHBA-ja është shumë e hutuar lidhur me atë që duhet të bëjë. SHBA-ja tha se nuk do të qëndoj, por në fakt ajo po qëndon. Sipas meje qëllimi i saj është Irani. SHBA-ja tha se ‘unë e vë Iranin në numër një, ndërsa Rusinë në numrin dy’.

‘BARZANI U LARGUA KUR TURQIA DHE RUSIA VEPRUAN SË BASHKU’

E pamë se në çfarë gjendje erdhi Barzani kur u takuan Turqia, Rusia dhe Irani. Mesud Barzani (Kryetari i Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut, i cili bëri hapin e gabuar, shkoi. Ata e humbën edhe një pjesë të konsiderueshme të koncesioneve që e kanë fituar. Rezultoi se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm. Por, në Siri nuk është e qartë se kush çfarë ka bërë. SHBA-ja dëshironte të formoj këtu një kanton të trefishtë, por me operacionin tonë këto ëndrra u zhdukën.

Në Siri nuk ka integritet territorial dhe çështja e sovranitetit është shumë e dyshimtë. 

‘ÇËSHTJA KRYESORE E SHBA-SË ËSHTË IRANI’

Çështja kryesore e SHBA-së është Irani. Për të hyrë në Iran ata kanë filluar të bëjnë Arabinë Saudite një provincë nga jugu. Janë përmirësuar marrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe Izraelit. Si rrjedhoj, ne gjithashtu e dimë se ka një mundësi për të sulmuar Hizbullahun. Ndërsa Irani është këtu, Shtetet e Bashkuara nuk mund të largohen lehtë. Por, ata i shprehën qartë qëllimet e tyre duke thënë se ‘qëllimi ynë kryesor është të sabotojmë Rusinë’. Kështu, SHBA-ja dëshiron t’a vendos Gjenevën përpara si dhe t’a zhduk Astanën dhe Soçin. Është edhe interesi ynë gjithashtu për të ruajtur këtë pushtet në Astana dhe Soçi deri në fund.”



Burimi : Sputnik News