SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen”Harry Truman” në Mesdhe

Publikuar në Prill 11, 2018, 1:16 a.m.

Marina amerikane të mërkurën drejt detit Mesdhe do të dërgojë aeroplanmbajtësen ”USS Harry S. Truman” me shtatë anije luftarake përcjellëse.

Në kumtesën e marinës ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ceket se aeroplanmbajtësja”USS Harry S. Truman” së bashku me shtatë anije tjera përcjellëse ushtarake do të lëviz nga porti Norfolk dhe do të veprojë në kuadër të flotës së pestë dhe gjashtë amerikane në detin Mesdhe.

Poashtu është theksuar se aeroplanmbajtësen do të përcjellin kryqëzori raketor ”USS Normandy”, si dhe anijet luftarake kryqëzorët”USS Airleigh Burke”, USS Bulkeley”, “USS Forrest Sherman” dhe “ USS Farragut”.

Më vonë këtyre do të bashkëngjiten”USS Jason Dunham” dhe “USS The  Sullivans”. Anijet do të nisen në rrugë në përcjellje të avionëve luftarak pranë Komandës së parë të forcave ajrore, përfshirë edhe 6500 marinarë, të cilin në një pjesë do të e përcjell fregata gjermane” FGS Heschen”.

Administrata amerikane më herët ka paralajmëruar  përgjigjen e saj në sulmin e fundit të regjimit të presidentit sirian Bashar al Asadit me” armë kimike  në qytetin e Dumasë në Gutën lindore”. Dërgimi i aeroplanmbajtëses”USS Harry S. Truman” është komentuar si mundësi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mund të intervenojnë në Siri.

Nga marina luftarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është theksuar se bëhet fjalë për “ dërgimin e planifikuar” të mbajtëses së avionëve. Aeroplanmbajtësja”USS Harry S. Truman” me anijet luftarake përcjellës herën e fundit në detin Mesdhe ka qëndruar në vitin 2016, në kuadër të luftës kundër grupit të armatosur terrorist ISIS-it.



Burimi : SAFF