Ushtarët amerikanë që hyjnë në Siri dalin nga aty vetëm si të vdekur

Publikuar në Prill 13, 2018, 2:53 a.m.

Ish-ambasadori i Iranit në Siri, Shejhul-Islam u shpreh se amerikanët mund të përshkallëzojnë iniciativat e tyre ushtarake në Siri dhe të sulmojnë këtë vend, por iniciativat e tilla shkatërruese nuk do të kenë ndikim në fushë dhe në politikë.

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Tesnim Haber, ish-ambasadori i Iranit në Siri, Hysein Shejhul-Islam, duke i’u referuar sulmit të mundshëm të SHBA-së në Siri, u shpreh se amerikanët për shumë vite po përpiqen të jenë efektiv në Siri, por përpjekjet e tyre kanë dështuar dhe shtoi se paaftësia e përpjekjes për prishjen e administratës siriane dhe ndarjen e këtij vendi i mbylli të gjitha rrugët që amerikanët, pas humbjes në Halep dhe kohëve të fundit edhe në Guta Lindore, të thojnë ‘ekzistojmë edhe ne’.

Duke vënë në dukje se negociatat e Soçit po vazhdojnë me pjesëmarrjen e vendeve me ndikim në Siri, Shejhul-Islam u shpreh se amerikanët mund të përshkallëzojnë iniciativat e tyre ushtarake në Siri dhe të sulmojnë këtë vend, por iniciativat e tilla shkatërruese nuk do të kenë ndikim në fushë dhe në politikë.

Duke i’u referuar gatishmërisë së ushtrisë siriane për të kundërshtuar sulmin ushtarak të SHBA-së, ish ambasadori i Iranit në Damask, u shpreh gjithashtu se amerikanët nuk kanë guximin të dërgojnë ushtarë në Siri dhe se ushtarët e dërguar atje mund të dalin nga ai vend vetëm si të vdekur dhe shtoi se efektet e përpjekjeve dhe sulmeve të mundshme ajrore në Siri, do të jenë pothuajse zero.

Duke thënë se sulmi i SHBA-së në Siri mund t'i çojë ata në humbjen e fundit në këtë vend, Shejhul-Islam theksoi se përpjekjet ushtarake të amerikanëve si rrugë e fundit për ‘të treguar prani efektive’ në Siri, nuk do të kenë efekt.



Burimi : Rast Haber