Takimin joformal i ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor

Publikuar në Prill 14, 2018, 4:30 a.m.

Selami Shkodra, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, me ftesë të ministrit të brendshëm të Bullgarisë, ValentinRadev, ka marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia.

Me këtë rast, zëvendësministri Shkodra shprehi falënderim të  veçantë shtetit të  Bullgarisë për përkrahjen e vazhdueshme në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Ai theksoi se Republika e Kosovës, ashtu si vendet e rajonit, ballafaqohet me sfida të ndryshme, sa i përket fushës së sigurisë.

Ndërsa ministri i brendshëm bullgar,z.ValentinRadev, falënderoi të gjitha vendet për progresin që kanë arritur, duke u zotuar se do të prezantojë gatishmërinë e Ballkanit perëndimor për implementimin e Strategjisë së Bashkimit Evropian, në samitinBE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Sofje, në maj të këtij viti.