BE do të jetë e plotë vetëm kur Kosova të jetë pjesë e BE-së

Publikuar në Prill 16, 2018, 11:57 p.m.

Vizita e kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borissov u ftua nga presidenti i Kosovës Hashim Thaqi i cili më parë kishte zhvilluar një bisedë telefonike me të, ku ndër të tjera kishin folur edhe për Samitin e Sofjes, që vlerësohet i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri bullgar më pas u takua edhe me kryeparlamentarin Veseli dhe kryeministrin Haradinaj.

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, foli edhe për liberalizimin e vizave raporton. I pyetur dy herë nga gazetarët vendor se kur Kosova do të marr liberalizimin e vizave, Borissov tha se kjo varet nga marrëveshja me shtetin serb.

“Sa i përket vizave, kjo varet nga marrëveshja që do të keni me Serbinë....”

Me këtë rast presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se me kryeministrin e Bullgarisë ka folur mes tjerash për dialogun me Serbinë dhe stabilitetin rajonal.

"E falënderoj kryeministrin e Bullgarisë për vizitën dhe vëmendjen e vazhdueshme për vendin tonë. Me kryeministrin Borissov patëm një takim të shkëlqyer. Diskutuam për rrugën evropiane të Kosovës dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Biseduam që Kosova të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së", theksoi Thaçi pas takimit, raporton “Zeri.info”.

Sipas Thaçit në takim ishte një  konstatim i dyanshëm që BE do të jetë e plotë vetëm kur Kosova të jetë pjesë e BE-së.