Perëndimi dëshiron të ndal trendin e ndryshimeve të rendit botëror

Publikuar në Prill 17, 2018, 12:01 a.m.

Këtë që Perëndimi po punën ditëve të fundit është përpjekja që të ndal atë që ka ndodhur, e kjo është fitorja e koalicionit me Rusinë në krye në Siri, ka thënë Zlatko Dizdareviq. Ai ka qenë korrespodent në Kajro, ambasador në Jordani, Siri, Irak dhe Liban, autor i tre librave për Lindjen e Afërt, me ç’rast ka folur për situatën aktuale në Siri dhe ndryshimet e reja gjeostrategjike në botë.

Si i komenton ngjarjet e fundit në Siri?- Nuk janë ngjarjet e këtyre ditëve, ato kanë kulminuar gjatë këtyre ditëve. Nuk është në pyetje vetëm marrëdhëniet në mes SHBA-ve dhe Rusisë. Ky tregim nuk mund të kuptohet sikurse them, nga këndi i perspektivës së zogut. Sipas bindjes sime, pasi që kam pas privilegj që të jem shpesh në Siri, kjo çon në ndryshimet e mëdha gjeostrategjike në botë. Për perëndimin, i cili e ka nisur pranverën arabe, është befasuese se si Asadi nuk u rrëzua akoma, sikurse është paraparë dhe se këtu gjërat kanë filluar të komplikohen. Dy fakte kanë sjell gjer te burimi direkt i panikut në Perëndim. E para, situata në Siri ka filluar të tregojë fitoren e koalicionit Rusi-Iran-Siri që është e papranueshme për Perëndim. SHBA-të assesi nuk po mund të përballojnë humbjen në skenën botërore,mezi kanë përtyp Vietnamin. E dyta, e cila është më e vështirë, është kthimi i madh i Rusisë në skenën ndërkombëtare nëpërmjet Sirisë. Perëndimi në këto gjëra vonë ka reaguar. Situata me  presidentin amerikan Donald Trumpin ka sjell gjer në shembjen e brendshme të SHBA-ve dhe krijimit të kaosit dhe panikut komplet.Franca dhe Britania e Madhe qartë kanë thënë se qëndrojnë në krah të SHBA-ve në rast të intervenimit ushtarak  në Siri. Gjermania ka marrë qëndrim neutral. Si i komentoni këto pozicionime të fuqive evropiane?- Evropa nuk është më fuqi. Qysh para pesë vitesh kur isha në Lindjen e Afërt, goxha isha i befasuar kur kam kuptuar se në sytë e tyre se Evropa nuk është më fuqi udhëheqëse. Evropa ka probleme të mëdha brenda saj, ishte e pushtuar me panikun e tre milion refugjatëve, ndërsa në vet Damaskun keni tre milion refugjatë, dhe nuk po shembet akoma. Nuk jam i befasuar me pozitën e Britanisë së Madhe e cila si Amerika nuk po mund të pranojë fitoren e tjetërkujt. Ajo u rrit në imperializëm dhe kolonializëm. Theresa May dëshiron brenda natës të jetë ”Ledi e re çeliktë”. Ajo ka thënë se në rast se ka nevojë edhe pa Parlament do të sjell vendimin mbi intervenimin ushtarak në Siri. Njerëzit në SHBA dhe Britani janë kundër intervenimit. Keni edhe presidentin francez Macronin i cili është paraqitur nga teri politik dhe me çdo çmim  po dëshiron të bëhet faktor, që më ka befasuar shumë, ka marrë vërejtje të matura nga mediat franceze.

Afera në Britani me rastin e Skripalit u shndërrua në farsë pa asnjë dëshmi. Nuk jam i befasuar që Franca dhe Britania kanë qëndruar në krah me Amerikën, ky është kompleks i vasalitetit ndaj SHBA-ve. Askujt prej tyre nuk është lehtë, Erdogani në këtë situatë po balancon. Para pesë ditësh ishte me Putinin dhe Ruhanin, ndërsa më vonë ka treguar prirje drejt Amerikës. Vlerësimi i tij është se në atë konflikt amerikanët me siguri do të ishin fitues. Këtë që po e bën Perëndimi për momentin është përpjekja që të ndalet diç që veç ka ndodhur, e kjo është fitorja e koalicionin në krye me Rusinë në luftën e Sirisë.

Sulmet kimike, të inskenuara apo jo?- Hera e tretë apo e katërt që po sajohet  e njëjta gjë. Qytetarit të thjeshtë i është shpërlarë truri. Nuk është fjala për informatat e rrejshme. Sot njerëzit më shumë besojnë mediave se syve dhe kokës së vet. Keni sulme histerike kundër Rusisë dhe Putinit. Nuk jam fans i tyre, por është fakt se ai në çdo ha është para tyre. Ai po arrin që të gjitha veprimet e t’ia të legjitimojë. Kemi pas në vitin 2013 sulmin në Guta të cilin MIT i famshëm ka vërtetuar se atë Asadi nuk e ka kryer, por këto dëshmi janë hedhur anash. Ministri amerikan aktual i mbrojtjes Mattis në shkurt ka thënë se nuk kanë pas dëshmi për sulmet e Trumpit të kryera kundër Sirisë në prill të vitit të kaluar.

Gjatë 48 orëve të fundit kanë dal në shesh pohimet se sulmi kimik në Siri është i fabrikuar. Kanë në kamerë deklaratat të incizuara të doktorit nga spitali i cili gjoja ka qenë i sulmuar, i cili thotë se nuk ka parë asnjë person të vrarë apo të plagosur gjatë asaj kohe në Duma. Është publikuat edhe inqizimi i njeriut nga Helmetat e bardhë të cilët janë prezantuar sikurse humanitar, ndërsa ata janë një grumbull i kriminelëve të thjeshtë, i cili ka pranuar se ka marr pjesë në montimin e këtij tregimi të inskenuar të sulmit kimik  të kryer në Duma të Sirisë.

Perëndimi po dëshiron të ndalojë trendin e ndryshimeve të rendit botëror, po paraqiten fuqitë e reja, Kina. Rusia, Irani, India, etj. Ajo që është dekujaruese në anën amerikane se nuk ekziston ndjenja elementare apo bindja se kjo gjë mund të shqyrtohet, diskutohet duke përfshirë diplomacinë.



Burimi : ePogledi