Atwan: “Sulmi i përbashkët me raketa i SHBA-së, Anglisë dhe Francës rezultoi me humbje”

Publikuar në Prill 17, 2018, 12:25 a.m.

Një ndër analistët kryesorë të botës arabe: Sulmi i përbashkët me raketa i SHBA-së, Anglisë dhe Francës rezultoi me humbje dhe rezultati i fituar ishte krejtësisht i kundërt me rezultatin e synuar. Seanca e emirëve arabë ishte gjithashtu viktimë e këtij rezultati.

Në një lajm të gazetës Raialyoum, redaktori i gazetës, Abdel Bari Atwan diskutoi sulmin e fundit mbi Sirinë dhe u shpreh se sulmi i përbashkët me raketa i SHBA-së, Anglisë dhe Francës rezultoi me humbje.

Duke i’u referuar temës, Atwan u shpreh: rezultatet të cilat i kemi marrë nga sulmi i fundit janë gjurmët e një humbjeje të madhe. Pjesa më e rëndësishme e rezultatit janë rritja e dashurisë ndaj Bashar al Assadit brenda dhe jashtë vendit dhe forcimi i lidhjes në mes të Rusisë, Hizbullahut dhe Iranit. Forca e rezistencës së Sirisë është ringjallur edhe njëherë dhe Presidenti i SHBA-së ka pësuar një humbje të madhe.

Duke iu referuar gjithashtu qëndrimit të vendosur të Rusisë, Atwan deklaroi se Rusia e mori kontrollin duke menaxhuar krizën në një mënyrë të fuqishme dhe të shkathët dhe se qëllimi ishte ruajtja e reputacionit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Por, disa nga arabët të cilët nuk e panë si të mjaftushme përgjigjen e Rusisë ndaj sulmeve abuzuese, e kritikuan shtetin e Rusisë duke thënë se mbrojtja ishte më pak se sa pritej. Edhe nëse disa prej këtyre kritikave janë të vërteta, ndërhyrja ruse është realizuar në mënyrë indirekte. Sepse mbrojtja e Sirisë është realizuar përmes raketave të Rusisë.

Ndërsa, aryeja se pse Siria mundi të dal me më pak dëme nga sulmi i kryer është se shumë baza janë zbrazur paraprakisht, avionet janë transferuar në bazën e kontrolluar nga Rusia dhe se ata deaktivizuan shumicën e raketave të hedhura.

Nëse marrim parasysh pozicionin e ardhshëm të Sirisë, mund të përfundojmë në këto vlerësime.

1- Tashmë nuk ka dobi organizimi i lojës së sulmit kimik për arsyetimin e sulmit ushtarak. Fakti që sulmet me raketa u realizuan atëherë kur ekspertët  të cilët kontrollojnë përdorimin e supozuar të armëve kimike shkuan në rajon, e ka dëmtuar edhe më shumë reputacionin e SHBA-së.

2- Megjithëse hakmarrja e Sirisë, Iranit dhe Rusisë nuk është realizuar për tani, kjo gjë mund të ndodhë në të ardhmen me më shumë se 8 mijë ushtarë në pension të gatshëm në Irak.

3- Pas s300 dhe s400 të cilën Rusia i dha marinës siriane, kjo mund të bëhet shkak për forcimin e marinës siriane, gjë që do të ishte në dëm të Izraelit.

4-  Fakti se Izraeli ishte i informuar për sulmet e kryera dhe se informacionet e Sirisë janë ndarë me SHBA-në, Anglinë dhe Francën, do të çojë në një rënie të mëtejshme të lidhjeve me Rusinë.

5- Është gjithashtu e mundur që Rusia të mbështesë Sirinë, e cila dëshiron të shpëtojë Idlibin dhe rajonet jugperëndimore.

Në fazën tjetër pas kësaj, SHBA-ja po tërheq forcat e saj të armatosura nga Iraku dhe Siria. Sepse sulmi i fundit është bërë për të mbrojtur dhe rivendosur reputacionin e dëmtuar të Shteteve të Bashkuara. Edhe një herë në historinë e botës arabe, do të jetë humbja e SHBA-së dhe Anglisë dhe do të forcohet dominimi sirian.



Burimi : Welayet News