Kërkesa e Pentagonit për armë për një forcë prej 60-65 mijë persona në Siri në Buxhetin e Mbrojtjes të vitit 2019

Publikuar në Prill 17, 2018, 11:09 p.m.

Sipas raportit të AA, në kuadër të Buxhetit të Mbrojtjes të vitit 2019-të të Vitit Fiskal, u zbuluan detajet e buxhetit të ndarë për programin trajnim-pajisje për grupet në Siri ku përfshihet edhe PYD.

U zbulua se Ministria e Mbrojtjes së SHBA-së (Pentagoni) ka kërkuar në buxhetin e vitit 2019, armë dhe municion për një grup prej 60-65 mijë persona në Siri ku përfshihet edhe PYD.

Në buxhetin e mbrojtjes së parashtruar Kongresit për vitin fiskal të muajit shkurt 2019, Pentagoni kishte kërkuar armë prej 300 milion dollarë për grupet që bashkëpunojnë në luftën kundër ISIS-it në Siri.

Pentagoni i cili kërkon për grupet në fjalë mbështetje buxhetore prej 250 milion dollarë, nuk kishte ndarë dokumente lidhur me detajet e sasive.

Në dokumentin me titull “Operacionet e Jashtme të Mundshme të Vitit Fiskal 2019: Arsyet e Fondit Trajnim Pajisje Anti ISIS”, u raportua se qeveria e SHBA-së ka kërkuar armë, municion dhe pajisje për një grup prej 60-65 mijë persona për të fituar siguri të brendshme në rajonet e marra nga ISISI-i dhe në konfliktet të cilat po vazhdojnë në Luginën e Mesme të Eufratit.

Në dokument u tha se “Kërkesa e buxhetit për vitin fiskal 2019 e financon plotësisht programin trajnim-pajisje të Sirisë duke u bazuar në 30 mijë për shpëtimin, sigurimin dhe mbrojtjen e territoreve të kontrolluara më parë nga ISIS-i  dhe 35 mijë për nevojat e forcave të përbashkëta vendase.”

162 MILION DOLLARË TË BUXHETIT PREJ 300 MILION DOLLARËSH JANË PËR ARMË

Në dokumentin në fjalë u vu në dukje se 162.6 milion dollarë të buxhetit prej 300 milion dollarësh janë ndarë për armë, municion, automjete dhe materiale të tjera, 8 milion dollarë për materialet mbështetëse elementare për jetë, 28 milion dollarë për nevojat e transportit dhe vendosjes dhe 101.5 milion dollarë për mbështetje operacionale.

LISTA E ARMËVE PREJ 71 MILION DOLLARËSH

Në dokument u raportua se në mesin e armëve të nevojshme përfshihen 25 mijë AK-47 pushkë automatike (kallashnikov), 1500 mitralozë, 500 mitralozë të rënda, 400 RPG-7 lëshues raketash, 95 snajper, 20 copë llaç prej 60 milimetra dhe 60 copë obus.

U vu në dukje se ndërsa kërkohen 47 milion dollarë armë, u kërkua edhe municion prej 24 milion dollarësh për këto armë në rajon.

MJETE PREJ 59 MILION DOLLARË

Në dokumentin e buxhetit, gjithashtu u tha se nevojiten 59 milion 325 mijë e 600 dollarë për “automjete jo-taktik" dhe "automjete komerciale jo-standarde".

Ndërsa kërkohen 8 milion dollarë për materialet mbështetëse elementare për jetë, në buxhet u kërkuan edhe 31 milion 182 mijë e 700 dollarë për materiale mbështetëse siq janë dylbit, navigacioni, automjetet e vogla ajrore pa pilot dhe detektorët shpërthyes.

30 MILION DOLLARË PËR SHPENZIME

Në dokument gjithashtu, u kërkuan 28 milion dollarë për transportin tokësor dhe ajror.

Në dokumentin në të cilin u kërkuan 71 milionë dollarë për mbështetje operacionale, u kërkuan edhe 30 milion dollarë për “shpenzime”.

Përveç kësaj, u raportua se janë ndarë edhe 250 milion dollarë për sigurinë kufitare në Irak dhe Siri.



Burimi : Sputnik News