Imad Mugnije... Ra dëshmor por nuk ka vdekur – 3

Publikuar në Prill 17, 2018, 11:15 p.m.

Pas gjithë këtyre viteve, Imad Mugnije ra dëshmor por nuk ka vdekur. Sepse si trashëgimi të tij ai la rezistentë, luftëtarë si dhe politikën ushtarake dhe të Rezistencës. Ka lënë një kadro të qëndrueshme të Rezistencës dhe lidership të mjaftueshëm në Liban, në Siri, në Palestinë dhe ndoshta edhe në Irak. Imad Mugnije ra dëshmor por nuk ka vdekur. Sepse ai ka lënë pas bijtë e tij që ende vazhdojnë të bëjnë të njëjtën zgjedhje dhe të ndjekin të njëjtën rrugë.

Pjesa e Tretë

MEDIAELIRË– Gjatë pjesës së dytë të këtij artikulli kemi shturar çështjen e paragrafeve të artikuluara në artikujt e publikuara nëWashington Post ve Newsweek në lidhje me Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Jeruzalemin, Gjeneralin Kasim Sulejmani. Në artikullin ku theksohet se gjatë natës që u bë atentati kundër Imad Mugnijes, Suljemani dhe Imad Mugnije po ecnin të dy bashkë në një situatë të qetë dhe të sigurtë, është theksuar gjithashtu se gjatë asaj nate ka qënë e mundur që të mund të organizohej një atentat i njëjtë edhe kundër Kasim Sulejmanit. Megjithatë, artikulli bën me dije se një gjë e ktillë nuk ka ndodhur duke qënë se në atë periudhë Presidenti i Amerikës nuk kishte dhënë një urdhër për një veprim të këtillë të vrasjes së Sulejmanit apo të paktën që përgatitësit e këtij operacioni nuk kishin marrë një vendim në lidhje me një gjë të këtillë. Në momentin që do të flasim në lidhje me vijueshmërinë e këtij programit si dhe pjesët që tregojnë për ngjarjet që rrodhën atë natë do të arrijmë të vërtetojmë më me shumë bindje një të vërtetë të këtillë.

Thënë në mënyrë të hapur, mund të shprehemi se përsa i përket operacionit të Imad Mugnijes gjenden dy hapësira që nuk qëndrojnë. E para qëndron në faktin se thuhet se Imad Mugnije gjatë kohës që qëndronte në Damask gjendej në një hapësirë me siguri të lartë. Për këtë arsye gjatë kohës që gjendej në Damask tregohej shumë më pak i kujdesshëm. Problemi i dytë qëndron në faktin se pretendohet se Izraeli nuk e dinte identitetin e vërtetë të Imad Mugnijes dhe nuk ia dinin as fytyrën. Një pikëpamje e këtillë ka mundësi të jetë bërë gjithnjë e më popullore veçanërisht për shkak të një lajmi të publikur në shtypin izraelit gjashtë muaj para atentatit kundër Imad Mugnijes. Në lajm ishte publikuar një fotografi që pretendohej të ishte bërë gjatë një mbledhjeje të gruipit dhe nën këtë fotografi shkruhej se “Fotografi e udhëheqësve dhe kadros së reezistencës terroriste.” Ishte pretenduar se në këtë foto gjendej edhe vetë Imad Mugnije. Në të vërtetë ky ishte një keqinformim i publikut. Sepse Mossadi kërkonte të krijonte një përshtypje sikur nuk e njihte identitetin e vërtetë të Imad Mugnijes. Megjithatë një gjë e këtillë nuk reflektonte kurrësesi të vërtetën.

Operacioni i vrasjes së Imad Mugnijespërbëhej nga tre hapa. Vëzhgim, përgatitje dhe aktivizim. Fillimisht duhet theksuar se nuk është e vërtetë ajo që thuhet se lënda plasëse ishte vendosur në mjetin që ngiste Imad Mugnijje. Siç mund ta mbani mend në atë kohëështë thënë shumë se lënda plasëse që vrau Imad Mugnijen ishte vendor në makinën e tij, sepse makina në të cilën ishte vendosur lënda plasëse e tipit Pajero ngjante shumë me makinën Imadit. Madje pas ngjarjeve është thënë edhe se Imad Mugnije është mbështetur në këtë makinë para se të ndodhte shpërthimi. Sigurisht që ka qënë e qëllimshme që ky informacion të parashtrohet sikur është një informacion që ka rrjedhur nga shërbimet e informacionit. Pra, po mundohen t’i japin një mesazh instancave më të thella të shërbimeve të inteligjencës të Rezistencës. Kur shikojmë tashmë me kujdes të gjitha ato që janëë shpjeguar dhe treguar mund të kuptojmë se makina që ka shpërthyer ka qënë e markës Pajero. Gjatë kësaj kohe, makina të kësaj firme gjendeshin në me bollëk në këtë zonë. Duke qënë se shpërthimi është realizuar në një zonë shumë të ngushtëështë realizuar në një mënyrë shumë profesionale. Ato që shkruhen në artikullin e publikuar në gazetën Washington Post në lidhje me këtë aspekt janë plotësisht të vërteta.

Le të hapim një parantezë në këtë çështje, në momentin që ka shpërthyer mjeti që kishte lëndën plasëse, Imad Mugnije ka rënë dëshmor duke u ulur në gjunjë. Sipas deklaratës së një kalimtari të rastësishëm, që në atë kohë nuk e njihte personalisht dhe nuk e dinte që ky person kishte qënë Imad Mugnijen, Imad Mugnije kishte rënë dëshmor duke rënë në gjunjë.

Nga ana tjetër, parashikohet se ky operacion për vrasjen e Mugnijes është vënë në jetë në mënyrë të drejtpërdrejtënga katër persona. Ndërkohë që një grup tjetër agjendësh zhvillonin punimet e tyre diku afër zonës ku u zhvillua operacioni për vrasjen e Mugnijes. Katër agjendët që gjendeshin në atë zoë gjatë kohës së është zhvilluar operacioni janë larguar nga Damasku menjëherë pas ngjares. Me shumë mundësi ata janë larguar pa humbur kohë menjëherë pas ngjarjes. Në fotografitë e mundësuara të momentit të ngjarjes duket qartë prezenca e katër personave. Sipa informacioneve të brendshme bëhet me dije se këta persona janë larguar për t’u vendosur në një vend arab, madje edhe në një prej vendeve të gjirit.

Nëse i kthehemi ditës në të cilën ra dëshmor Imad Mugnije, kujtojmë se pranë të ndjerit Imad atë ditë ndodhej edhe Suljemani si dhe një person i tretë, madje ndoshta edhe një person i katërt. Në të njëjtën ditëështë takuar edhe me Kryetarin e Byroë Politike të Lëvizjes së Hamasit, Halid Meshalin gjatë një mbledhje të përbashkët që kishin zhvilluar. Pas kësaj mbledhjeje, ata kishin marrë pjesë së bashku në një mbledhje se Sekretarin e Përgjithshëm të Lëvizjes së Xhihadit Islamik të Palestinës, Dr. Ramazan Abudullah Sallah. Kjo mbledhje zhgjati përafërsisht një orë. Më pas pas janë shpërndarë, megjithatë asnjëri prej tyre nuk ishte i mërzitur dhe nuk kanë shkuar në asnjë restorant. Rreth tre orë përpara atentatit, menjëherë pas mbledhjes ata kanë shkuar në vendin ku qëndornin. Tregimet se Izraelitët kishin mundësi të vrisnin me shumë lehtësi edhe Sulejmanin nëse do të dëshironin nuk reflektojnë kurrësesi të vërtetën. Përkundrazi, kjo situatë ishte një surprizë për ata. Gjenerali Kasim Sulejmani nuk ka qënë pranë Haxh Imad Mugnijes kur ai është larguar nga banesa. Sulejmani është larguar nga mbedhja më shumë se një orë përpara se të kryhej atentati kundër Imad Mugnijes. Në momentin kur është larguar nga banesa, Haxh Imad Mugnije ka arritur që të ecë vetëm 9 metra. Kjo hapësirë dihet nga GPS-ja e makinës së markës Pajero ku është vendosur lënda plasëse e përdorur për ta vrarë atë.

Gjatë mbledhjes pëkrah Imad Mugnijes dhe Gjeneralit Sulejman gjendeshin edhe Halid Meshali si dhe Dr. Ramazan Abdullah Shallah. Sepse të gjithë dëshironin zhvillimin e mëtejshëm të Rezistencës dhe mbështetjen e saj. Kjo nuk ishte një situatë që fshihej. Atëhërë, përse Ëashington Post ka shkuar në lidhje me një gjë të këtillë? Është e padiskutueshme që Gjenerali Kasim Sulejmani nuk është larguar bashkë me Imad Mugnijen nga ajo mbledhje. Gjë që tregon se autorët e atentatit të Imad Mugnijes nuk kanë pasur vërtetë mundësi që të vrasin edhe Sulejmanin. Sepse rrugën që lidhnin dy makinat e Imadit dhe Sulejmanit ndodheshin në pozicione shumë të ndryshme. Më pas ata kanë shkuar në apartamentët e tyre. Dhe në momentin që Mugnije është ndodhur pranë makinës së firmës Pajero, kjo makinë është hedhur në erë duke përdorur komandimin me komandë.

Në lidhje me këtë çështje kanë shkruar shumë analistë me të cilët kemi pasur mundësi që të ndajmë pikëpamjet tona. Ndërkohë që ky artikulli publikuar në gazetën Washington Post nuk është një artikull i amerikanëve apo i CIA-s, ky është një artikull që është shkruar në pjesën më të konsiderueshme nga Izraeli. Pavarësisht se ky artikull ka ardhur nga rradhët e CIA-s, në të vërtetë është një artikull izraelit që përmban mesazhe shumë të thella. Ky artikull në thelb dhe në një mënyrë shumë të hapur është një mesazh. Në këndvështrimin tim, qëllimi i këtij artikull nuk ka qënë të mbulojë ngjarjen e Imad Mugnijes, qëllimi i vërtetë ka qënë t’i dërgojë një mesazh Gjeneral Sulejmanit. Me anë të këtij artikulli Izraeli tregon se dëshiron ta vrasë Gjeneral Sulejmanin dhe se mund të organizojë një operacion kundër tij. Po kështu, gjatë kohëve të fundit mediat izraelite kanë shkuar në lidhje me Gjeneralin Kasim Sulejmani, madje në një publikim e përshkruajnë atë si njeriun më të rrezikshëm dhe më të rëndësishëm në Lindjen e Mesme.

Sulejmani, i cili thuhet se ka drejtuar rezistencën popullore kundër ISIS-itnë Irak dhe në Mosul ka shkatërruar atje planet e SHBA-së, Izraelit dhe të arleancave arabe. Sepse ISIS-i ishte porta që i duhet kësaj aleance për të pushtuar Irakun. Nga ana tjetër, Sulejmani ka shkatërruar edhe planet e këtyre aleatëve përsa i përket Iranit. Nuk ka qënë një sekret se Izraeli, Amerika dhe aleatët e tyre arabë ishin deri diku të vetëdijshëm se ka qënë Gjnral Sulejmani ai që rejtonte fushatat popullore të Rezistencës. Nuk është një sekret se Sulejmani ka qënë për vite të tëra tashmë të sulmeve terroriste në Siri, aleati më i besueshëm i Rezistencës Siriane kundër këtyre sulmeve dhe se ka mbështetur rezistencës libaneze dhe atë palestineze.

Gjeneral Sulejmani për herë të parë në histori gjatë luftës së Gazës ka dërguar një mesazh të cilin disa njerëz refuzojnë të pranojnë se e kanë dëgjuar apo që janë informuar. Në të njëjtën kohë, Gjeneral Sulejmani është shprehur se Rezistenca nuk duhet në asnjë mënyrë të çarmatoset dhe i ka dërguar Izraelit se gjatë bisedimeve në Gaza ai nuk do të lejojë që të dëmtohet Rezistenca e Palestinës. Duke marrë parasysh gjithë këto, mund të thuhet se kundrejt këtyre veprimeve të tij ky ka qënë një artikull i izralitëve që është publikuar për të kërcënuar Gjeneral Kasim Sulejmanin.

Vetëm pak kohë pas çlirimit të Libanit Jugor është publikuar në media në audio një fjalim që ka mbajtur Imad Mugnije.

Dëshmori Imad Mugnije shprehet kështu në audio:

"Për ne është shumë e rëndësishme që të strukturojmë oportunitete, programe, strategji dhe objektiva nëpërmjet zhvillimit të rrugëve dhe mënyrave të punimeve dhe zhvillimit të politikës. Megjithatë, për ne pika më e rëndësishme është ana shpirtërore dhe sentimentale. Ky aks nuk ushqehet vetëm nëpërmjet elementëve materiale. Elementët materialë janë elementë ndihmuesë. Ndërkohë që themeli i vërtetë i këtij aksi mbështetet tek shpirti. Është e pamundur që të ndërtohet vetëm në njërën anë të një personaliteti. Pra nuk është e drejtë të shprehemi se jeni ushtarë që jemi trajnuar në fushat ushtarake dhe të themi se në të njëjtën kohë jemi një ushtri që ka një trajnim ushtarak mbi të cilim po punojmë. Jo! Për ne gjëja më e rëndësishme është njëshmëria dhe diversiteti. Duhet të kemi dallueshmëritë tona përsa i përket përkatësive politike. Duhet të kalojmë në një nivel të caktuar përsa i përket nivelit kulturor. Është e nevojshme që në nivelet ushtarake që kemi arritur disa zhvillime. Sepse në fund të fundit, ne nuk kemi një përbërje të lartë në numër. Në thelb ajo që është e rëndësishme për ne është jo se jemi të vegjël në numër, por që jemi të mjaftueshëm. Sepse nuk është sasia ajo që ka rëndësi, është cilësia.”

Ky fjalim i cili është pjesë e një audioje qëështë më e madhe dhe më e plotë – e cila mund të trajtohet më vonë në veçanti në mënyrë më të gjatë dhe më të detajuar – është shkëputur nga një fjalim që Haxh Imad Mugnije ka dhënë në 9 konferenca të ndryshme të zhvilluara pas çlirimit të Libanit Jugor. Qëllimi i këtyre konferencave të rganizuara për udhëheqësit e Rezistencës dhe ushtarët e tyre është fokusuar në zhvillimin e një strategjie të përgjithshme për krijimin e një identiteti të Rezistencës. Gjëja më e rëndësishme që arrijmë të kuptojmë nga ky fjalim është Besimi i Rezistencës. Megjithatë, nevojitet akoma edhe më shumë kohë për të shqyrtuar këtë çështje për të kuptuar me detaje dhe për të deshifruar identitetin  këtij personaliteti. Si mendonte Imad Mugnije? Cili ishte modeli i Rezistencës që kishte ndërtuar tek Hizbullahu? Cili ishte modeli i Rezistencës që udhëheqësit e Hizbullahut kishin ndërtuar nga aspekti ushtarak, strategjisë politike dhe fesë? Fillimisht – që është edhe më e rëndësishme – ne nuk jemi duke folur për ushtarë që thjesht mbajnë në dorë armë për të zhvilluar operacione – ushtrarë me pagesë që merren vetëm me luftë dhe vrasjen e armikut – ne flasim për një Rezistencë gjithëpërfshirëse. Duhet theksur rëndësia e medias, kulturës, politikës, strategjisë, botëkuptimit dhe diversitetit të Rezistencës, por gjithashtu duhet theksuar se lëvzija e Rezistencës është një lëvizje që mbështetet tek besimi.

Kur flasim në lidhje me një çështje të këtillëështë e rëndësishme që të rikutojmë se kjo temë nuk duhet të mbetet e kufizuar vetëm në lidhje me Hizbullahun. Aksi i Rezistencës është i mbështetur në një mënyrë të theksuar tek besimi dhe shpirtërorja. Kjo situatëështë e nevojshme të qëndrojë ekzistenciale, e vazhdueshme dhe e qëndrueshme. Megjithatë, ky shpirt i pastër dhe i qahstër që lufton kundër Izraelin në mënyrë dijnitoze dhe të ndershme ështëpozicionuar larg keqbërjesqë atyre që luftojnë me vëllezërit e tyre dhe që presin kokat e mysimanëve. Për më tepër, me aq sa kemi dëgjuar në lidhje me Imad Mugnijes, sa kemi arritur të kuptojmë dhe të mësojmë kemi folur në lidhje me personalitetin dhe formësimin e tij duke qënë se ishte një intelektual i informuar nga të gjitha anët që nga media, politika, kultura, çështje të ndryshme të artit dhe deri tek detaje më të vogla në lidhje me kinemanë. Megjithatë ky nuk është thelbi, thelbi qëndron në faktin se udhëheqës të këtillë donin të ndërtonin Rezistencën. Dhe e kanë arritur një gjë të këtillë.

Pas gjithë këtyre viteve, Imad Mugnije ka rënë dëshmor por nuk ka vdekur. Sepse si trashëgimi të tij ai la rezistentë, luftëtarë si dhe politikën ushtarake dhe të Rezistencës. Ka lënë një kadro të qëndrueshme të Rezistencës dhe lidership të mjaftueshëm në Liban, në Siri, në Palestinë dhe ndoshta edhe në Irak. Imad Mugnije ra dëshmor por nuk ka vdekur. Sepse ai ka lënë pas bijtë e tij që ende vazhdojnë të bëjnë të njëjtën zgjedhje dhe të ndjekin të njëjtën rrugë. Fëmijët e Imad Mugnijes mund të mburren me këto karakteristika të babait të tyre dhe kudo duhet të sillen si fëmiijët e një udhëheqësi dhe duhet të jenë krenarë për një gjë të këtillë. Megjithatë, Imad Mugnije nuk e përdori asnjëherë babain e tij për t’u pasuruar, për të marrë edukim në univeristetet më të mira ndërkombëtare, për të udhëtuar, apo për t’u mburrur. Xhihad Imad Mugnije trashëgoi nga babai i tij atë që ai bashkë me gruan e tij trime kishin ndërtuar krah për krahu njëri tjetrit, me djerës, shpirtin dhe gjakun e tyre.

Ashtu siç edhe mund ta dini, edhe Xhihad Imad Mugnije ka rënë dëshmor. Për këtë arsye themi se Imad Mugnije ka rënë dëshmor por nuk ka vdekur. Në këtë pikë dua t’ju tërheq vëmendjen me një fjalim që ka mbajtur vajza e Imad Mugnijes.

Fatima Imad Mugnije:

“Baba i dashur, jam unë vajza jote. Unë jam Fatima, vajza e udhëheqësit të madh dhe luftëtarit Imad Mugnijes që i bërë për më shumë se 25 vite me rradhë të gjitha shërbimet e sigurisë dhe të inteligjencës që të dështonin në përpjekjet e tyre për ta kapur, që ka degjeneruar reputacionin e dy ushtrive më të mëdha në botë të Amerikës dhe të Izraelit dhe që ka ulur në gjunjë të gjithë udhëheqësit e shërbimeve të inteligjencës.”

E ëma e Shehidit Imad Mugnije:

Qëllimi i tyre kur vranë djalin tim Fuadin dhe ai ra dëshmor ishte që të gjenin vendndodhjen e Imadit. Duke ardhur në cermoninë e funeralit ata do të mund a merrnin në objektivin e tyre Imadin. Megjithatë, Imadi nuk erdhi në xhenaze. Unë munda ta shoh Imadin vetëm katër ditë pas rënjes dëshmor të Fuadit. Më tha: ‘Më thanë që ke qënë shumë e mërzitur’ I thashë se ky ishte dëshmori i dytë që jepnim, më tha: ‘çfarë do të bësh kur të japësh dëshmorin e tretë?’

Fatima Imad Mugnije:

“Urime për ne dhe të gjithë ymentin musliman në lindje dhe në perëndim. U arrit fitorja me historinë, me gjak, me xhihad dhe me revolucion.”

Ne nuk shenjtërojmë në asnjë mënyrë asnjë burrë apo grua. Megjithatë, përsa i përket udhëheqësve të Rezistencës dhe Hizbullahut kemi marrëdhënie të mbushura me dashuri, transparencë dhe të hapurë. Ne e dimë shumë mirë se me pastërtinë tuaj, me sinqeritetin dhe me besnikërinë tuaj nuk keni për qëllim që të shenjtëroni asnjë prej udhëheqësve të Rezistencës. Ne jetojmë një një kohë të këtillë që gjëja më e rëndësishme për të cilën kemi nevojë aktualisht janë lider që luftojnë me nder dhe me trimëri kundër Izraelit dhe jo të luftojnë kundër njëri-tjetrin. Nuk kemi nevojë për tradhëtarë por kemi nevojë për simbole të besnikërisë. Pavarësisht se Che Guavara nuk përkatësi fetare, race, origjine, ngjyre dhe nuk ndan të njëjtën histori me ne, ai është një personalitet për të cilin kemi dashamirësi dhe e vlerësojmë si një simbol të një rezistence globale dhe të humanizmit. Sepse ai dhe luftëtarë të tjerë të këtillë të mëdhenj pa qënë e nevojshme që tëflasin për fenë apo edhe për ndonjë gjë tjetër kanë lënë gjurmë dhe mesazhe për humanizmin për t’u ndjekur nga të gjithë brezat e ardhshëm.

Ne i duam ata. Për këtë arsye, në momentin që flasim në lidhje me Imad Mugnijen nuk e shohim atë thjesht vetëm si simbol të Hizbullahut, Libanit, mslimanëve shia dhe arabëve, ne shprehemi se ai është një simbol i humanizmit në kuptimin më të plotë në kontekstin global të fjalës. Është e rëndësishme që ta nxjerrim më shumë në plan të parë këtë simbol.

Fjala ime shkon për disa nga vëllezërit tanë palestinezë; është një detyrim mbi ju që kur të flisni për Imad Mugnijen dhe në lidhje me Rezistencën duhet të flisni me besnikëri dhe integritet.



Burimi : İntizar.web