Myftiu i Sirisë paralajmëron Rusinë kundër dërgimit të studentëve në Arabinë Saudite

Publikuar në Prill 19, 2018, 1:43 a.m.

Myftiu i madh i Sirisë, Shejh Ahmed Badreddin Hassoun paralajmëroi Rusinë që studentët e universitetit të mos udhëtojnë në vende si Arabia Saudite për studime fetare.

Duke folur në një takim me një delegacion parlamentar rus, ai tha se Arabia Saudite, Egjipti, Katari dhe Turqia kërkojnë t'i kthejnë studentët e tillë në individë që do të kryejnë axhendën e tyre.

Shumë nga studentët e huaj që studiojnë në shkollat ​​dhe institutet saudite radikalizohen nga ideologjia vehabiste që mësohen në këto shkolla dhe disa prej tyre bashkohen me grupe ekstremiste si Daesh (ISIL ose ISIS).

Hoxha i madh gjithashtu dënoi  sulmet e raketave në Siri nga tri forca perëndimore si një sulm ndaj të gjitha kombeve.

Ai shtoi se akte të tilla të agresionit vetëm e bëjnë kombin sirian më të bashkuar kundër armiqve.

SHBA, Britania dhe Franca nisën sulme ajrore të shtunën kundër objekteve të kërkimit shkencor, depove dhe objektivat ushtarake siriane nën pretekstin e një sulmi të dyshuar kimik pranë Damaskut që vrau më shumë se 40 vetë.

Siria i ktheu të gjithë rezervat e saj kimike nën një marrëveshje të negociuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara në vitin 2013.



Burimi : IQNA