Do të reagohet ndaj sulmeve të Izraelit

Publikuar në Prill 19, 2018, 1:53 a.m.

Duke deklaruar se sulmet e SHBA-së, Anglisë dhe Francës kundër Sirisë nuk do të ndryshojnë asgjë në këtë vend, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hizbullah u shpreh se do të jepet përgjigje ndaj masakrave të qëllimshme kundër iranianëve në bazën Tayfur.

Në një deklaratë të bërë për el-Meyadin, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hizbullah, Shejh Naim Kasim u shpreh se SHBA-ja, Anglia dhe Franca nuk i realizuan qëllimet e sulmeve të tyre ndaj Sirisë sepse këto sulme nuk ndryshuan asgjë në Siri.

Shejh Kasim i cili vuri në dukje se Trump dëshiron fillimin e një lufte kundër Sirisë, deklaroi se ai po synonte zona bosh në Siri.

Naim Kasim tha se Trump e kuptoi se hyrja në një luftë globale do të ishte e dëmshme për SHBA-në.

Zëvendësi i Sayyid Hasan Nasarullahut shtoi se në sulmet ndaj Sirisë janë lënduar 3 persona dhe se janë goditur pikat e synuara më parë.

Ai tha se fakti se amerikanët e kanë njoftuar Rusinë lidhur me sulmin dhe kohën e sulmit, tregon se ata nuk janë në ndjekje të luftës dhe se SHBA-ja nuk ka asnjë plan për Sirinë pas sulmit apo që të përballet me Rusinë.

Naim Kasim shtoi se nuk e sheh si të denjë që të jepet përgjigje ndaj sulmeve kundër Sirisë.

Naim Kasim, i cili tha se fakti që 70 nga 100 raketat e hedhura janë shkatërruar nga mbrojtja ajrore e Sirisë, tregon se sulmi ishte i pasuksesshëm, shtoi se zgjidhja e krizës pas sulmit është bërë më e komplikuar.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hizbullah i cili tha se amerikanët po përpiqen të përmirësojnë pozicionet e tyre në negociatat politike gjatë sulmit, por se fitorja e rezistencës i ka zënë ata në befasi, shtoi se mund të nevojitet një vit ose më shumë për të arritur zgjidhje politike në Siri.

Kasim deklaroi se sulmi i trefishtë ka lidhje me shpëtimin e Gutas Lindore nga okupimi dhe shtoi se amerikanët kanë humbur mundësit për të arritur atë që dëshirojnë në kryeqytetin e Sirisë.

Naim Kasim deklaroi se: “Nxitja e vendeve arabe të Gjirit Persik ka ndikuar në organizimin e sulmit të trefishtë ndaj Sirisë dhe Arabia Saudite dëshiron një luftë të gjerë kundër Sirisë.”

Shejh Kasim gjithashtu u shpreh se Samiti i Ligës Arabe nuk ka fare vlerë dhe se Arabia Saudite e ka përdorur këtë samit për të mbuluar iniciativat e veta.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hizbullah deklaroi se do të jepet përgjigje ndaj masakrave të qëllimshme të regjimit sionist kundër iranianëve në bazën Tayfur dhe se mendohet se Irani do të reagoj ndaj Izraelit.

Naim Kasim gjithashtu theksoi se Izraeli nuk është gati për një luftë të madhe dhe se fronti i rezistencës nuk do të lejoj që të zbrapset lëvizja në Siri.

Shejh Kasim u shpreh se prania e Hizbullahut në Siri është për Libanin dhe për mbështetjen e rezistencës dhe se nëse arrihet zgjidhja politike në Siri, nuk do të ketë nevojë të qëndrojnë më aty.

Duke ndjekur fjalët e Sekretarit të Përgjithshëm të Hizbullahut, ai u shpreh se Hizbillahu ka mbështetjen financiare dhe ushtarake për rezistencën palestineze dhe se do të qëndroj pranë palestinezëve.

Shejh Naim Kasimi, i cili tha se ata ishin një pjesë e "Marshit të Kthimit”, u shpreh se: “Po t’i kishte shpenzuar Arabia Saudite në Palestinë ato që i’a ka dhënë Trumpit apo paguar Sirisë, Palestina tani do të kishte qenë e çliruar.”

Kasim duke i’u referuar mbështetjes së Sirisë, Irani dhe Hizbullahut gjatë protestave të fundit në Palestinë, shtoi se kjo është një shenjë e bashkëpunimit mes tyre.



Burimi : Rast Haber