Pacolli : Ne do të sigurojmë një progres më të shpejtë në rrugën tonë Evropiane

Publikuar në Prill 19, 2018, 2 a.m.

Publikimi i Pakos së Zgjerimit nga Komisioni Evropian dje në Strasburg paraqet lajm të mirë për gjithë Ballkanin Perendimor. Dhënia e rekomandimit për hapjen e negociatave për Shqiperinë e Maqedoninë rritë shpresat që të gjitha vendet e Ballkanit Perendimorë kanë të ardhme të garantuar në familjen Evropiane.

Mirëpresim gjithashtu vleresimet e Komisionit Evropian për Kosovën e në veçanti vëmendjen e dhënë përshpejtimit të reformave që janë pjesë e Agjendës Evropiane të Reformave në muajt e fundit.

Gjithashtu, është lajm i mire që Komisioni Evropian ka përshëndetur përpjekjet e parreshtura të institucioneve tona për përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave. Duke pasur parasysh që qytetarët tonë mbesin të vetmit në Evropë pa lëvizje të lirë, ne presim që institucionet e Bashkimit Evropian do të përshpejtojnë përpjekjet e tyre për të garantuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Kjo tani nuk është më një privilegj, por një e drejtë e munguar për qytetaret tonë. Ne rolin tim të Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, mund ti siguroj qytetarët e Kosovës dhe partneret Evropian që ne do të kemi një fokus edhe më të shtuar në implementimin e reformave që dalin nga agjenda jonë evropiane. Në këtë mënyrë ne do të sigurojmë një progres më të shpejtë në rrugën tonë Evropiane, tha ztr. Pacolli në Facebook-un e tij zyrtarë.