Pesë të plagosur në bombardimin e artilerisë izraelite në Gaza

Publikuar në Prill 19, 2018, 5:02 p.m.

Pesë palestinezë u plagosën, njëri prej tyre në gjendje kritike, pasi një granatim i artilerisë izraelite synonte në zonën e Khuza'a në lindje të qytetit Khan Younis, në jug të Gazës, të mërkurën në mëngjes.

Radio lokale palestineze njoftoi se pesë palestinezë u plagosën pasi artileria izraelite gjuajti pesë predha në afërsi të një shkolle në zonë.

Radioja shtoi se bombardimet vazhduen me zjarrë në këtë zonë, njoftoi Rrjeti Palestinez i Lajmeve.

Televizioni Al-Aksa raportoi se ushtria izraelite bombardoi zonën sipas pretendimeve se një grup civilësh po i afroheshin vijës kufitare.

Përveç kësaj, artileria izraelite sulmoi të martën mbrëma kampin Al-Bureij, në Rripin Qendror të Gazës, dy herë, duke plagosur katër, dy prej tyre fëmijë të cilët pësuan lëndime të moderuara deri në plagë të rënda.

 



Burimi : IQNA