Këngë në mbështetje të Palestinës dhe Jeruzalemit: ‘Deri kur o Zot’

Publikuar në Maj 23, 2018, 2:37 a.m.

Artistja libaneze, Feyruz e cila njihet si diva e botës arabe, e mbështeti Palestinën dhe Jeruzalemin e pushtuar me këngën e saj me titull ‘Deri kur o Zot‘.

83 vjeçarja Feyruz e cila la shenjë në muzikën arabe me veprat dhe albumet e saj të shumta, këndoi këngën me titull “Deri kur o Zot” të përgatitur nga vajza e saj Rima er-Rahbani, në kuadër të solidaritetit ndaj palestinezëve kundër lëvizjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Feyruz e cila pas lëvizjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem, me 14 maj dhe pas masakrës së Izraelit në Gaza, e këndoi këtë këngë në kishë, e veshur me rroba të zeza, pati kënduar për Jeruzalemin këngën “Lulja e Qyteteve”, pas disfatës në luftën arabo-izraelite në vitin 1967.

DERI KUR ARMIKU IM DO TË JETË MË I FORTË SE UNË?

Në këngën e saj Feyruz thotë “Deri kur do të më harrosh o Zot...përgjithmonë? Deri kur nuk do t’a kthesh fytyrën nga unë?”, ndërsa në momentin kur shfaqen pamjet e sulmeve të Izraelit ndaj Palestinës, ajo thotë: “Deri kur armiku im do të jetë më i fortë se unë? Më shiko, më dëgjo o Zot. Ndritmi sytë e mi që të mos bie në gjumin e vdekjes dhe armiku mos të thotë se dola më i fortë se ai. Ata që më shtypin mua, gëzohen kur unë mposhtëm, por unë jamë mbështetur në mëshirën tënde.”

Më shumë se 60 palestinezë kanë humbur jetën dhe mbi 3.000 të tjerë janë plagosur si rezultat i zjarrit të hapur nga ushtarët izraelit ndaj protestuesve të cilët donin të protestonin në kufirin e Gazës, kundër hapjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem dhe të përkujtonin 70 vjetorin e Nakbas (Fatkeqësisë së Madhe).

‘ZËRI I RRUGËS ARABE’

Feyruz lindi me 21 Nëntor 1935, babai i të cilës ishte asirian nga Mardini, ndërsa nëna marunite libaneze. Që në moshë të re, ajo ishte e interesuar për artë dhe muzik dhe emri i saj i vërtet është Nuhad Haddad, por mësuesi i muzikës e quajti atë “Feyruz”. Fakti që ajo nuk e braktisi vendin e saj gjatë luftës së brendshme libaneze dhe vazhdoi me artin e saj, si dhe veprat që ajo bëri për Jeruzalemin, e bënë atë 'zërin e rrugës arabe'.

Pas koncertit të dhënë në vitin 2012, në një teatër në lindje të Bejrutit, Feyruz u takua me simpatizuesit e saj pas një pushimi rreth 5 vjet, në vitin 2017, me këngën “Kujt” të cilën e këndoi në përkujtim të bashkëshortit të saj.

Feyruz dha shumë koncerte edhe jashtë Libanit dhe këndoi më shumë se 800 këngë.



Burimi : Sputnik News