Austria mbyll 7 xhami, mund të deportohen deri në 60 imam

Publikuar në Qershor 12, 2018, 12:59 a.m.

‘Në kuadër të luftës me islamin politik’, Austria mund të dëboj deri në 60 imam dhe familjet e tyre, shumica e të cilëve janë të financuar nga Turqia. Gjithashtu, u vendos që të ndalohen aktivitetet e 7 xhamive, njëra prej të cilave u përket turqve. Ndërsa Turqia reagoi ndaj këtij vendimi, erdhën deklarata mbështëse nga liderët e ekstremit të djathë në Itali dhe Francë.

Në takimin e bërë me liderin e Partisë së Lirisë dhe zëvendëskryeministrin, Heinz-Christian Strache, me ministrin e Bashkimit Evropian (BE), Gernot Blümel dhe me Ministrin e Brendshëm Herbert Kickl, kryeministri Kurz deklaroi vendimet e marra ‘në kuadër të luftës kundër islamit politik’.

Kryeministri Kurz tha se ka përfunduar hetimi mbi disa xhami dhe shoqata të udhëhequra nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Brendshme dhe janë ndaluar aktivitetet e 7 xhamive dhe se në të njejtën kohë, një numër i madh imamësh do të deportohen për arsye të financimit nga jashtë.

'SHOQËRITË PARALELE, ISLAMI POLITIK DHE RADIKALIZIMI NUK KANË VEND NË SHTETIN TONË'

Lideri i Partisë Popullore Austriake në pushtet, Kurz tha: “Shoqëritë paralele, islami politik dhe radikalizimi nuk kanë vend në shtetin tonë.”

‘KY ËSHTË VETËM FILLIMI’

Lideri i Partisë së Lirisë dhe zëvendëskryeministri, Heinz-Christian Strache u shpreh në një deklaratë se “ky është vetëm fillimi”.

6 XHAMI I PËRKASIN SHOQATËS KULTURORE ARABE, NDËRSA NJË XHAMI TURQVE

Ministri i BE-së, Blümel vuri në dukje se 6 prej xhamive aktivitetet e të cilave u vendos që të ndalohen, i përkasin Shoqatës Kulturore Arabe dhe se këto xhami u vendos që të mbyllen me pretendimin se aty po përhapen mendime ekstremiste.

Blümel gjithashtu argumentoi se xhamia që u përket turqve është mbyllur për shkak se ka vepruar pa autorizimin e Komuniteti Islamik Austriak, i cili zyrtarisht përfaqëson muslimanët në vend.

Kurz pati reaguar ashpër ndaj aktrimit të fëmijëve me rolin e ushtarëve dhe dëshmorëve të luftës së Çanakkales, në xhaminë turke në muajin prill.

MUND TË REVOKOHET LEJE QËNDRIMI I 150 PERSONAVE

Ministri i Brendshëm, Herber Kickl tha se ‘Ligji Islam’ i cili është nxjerr në vitin 2015, ndalon imamët të cilët veprojnë në Austri që të marrin paga nga jashtë dhe se financimi i imamëve nga jashtë është i paligjshëm dhe duke deklaruar se kjo situatë nuk përputhet me ligjin e emigracionit, ai shtoi se do të refuzohen aplikimet e atyre që kanë aplikuar për zgjatjen e vizës për qëndrim.

Kickl tha se me arsyetimin se ata financohen nga jashtë, ka filluar procesi për revokimin e leje qëndrimit të rreth 60 imamëve që punojnë në Shoqatën Kulturore dhe Sociale Islamike Turke të Austrisë.

Sipas lajmit të Deutsche Welle në turqisht, Kickl deklaroi se 60 prej 260 imamëve në vend janë hetuar nga autoritetet përkatëse dhe se 40 prej tyre janë hetuar nëse kanë marrë para nga burime të ndryshme nga vendi.

Kickl tha se gjithsej 150 njerëz janë në rrezik të humbasin lejet e tyre të qëndrimit dhe se janë anuluar vizat e 2 prej 11 imamëve të cilët kanë aplikuar për zgjatjen e leje qëndrimit.

Kickl tha se po vazhdon procesi lidhur me 9 imamët e tjerë.

KALIN REAGON NDAJ AUSTRISË: VALË ANTI ISLAMIKE, RACISTE DHE DISKRIMINUESE

Zëvendëspresidenti, Ibrahim Kalin i cili reagoi ndaj vendimit të Austrisë për mbylljen e xhamive, u shpreh se: “Qëndrimi ideologjik i qeverisë austriake është kundër normave ligjore universale, politikave të kohezionit social, ligjit të pakicave dhe etikës së bashkëjetesës.”

Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, Kalin u shpreh: “Mbyllja e 7 xhamive dhe deportimi i imamëve nga Austria, me arsye të kota, është një nga pasojat e valës anti islamike, raciste dhe diskriminuese në vend. Qëllimi është të fitojnë përfitime politike duke larguar komunitetet myslimane. Qëndrimi ideologjik i qeverisë austriake është kundër normave ligjore universale, politikave të kohezionit social, ligjit të pakicave dhe etikës së bashkëjetesës. Normalizimi dhe racionalizimi i anti islamizmit dhe racizmit në këtë mënyrë duhet të refuzohen ashpër.

Në Austri ku jetojnë 8.8 milion njerëz, jetojnë rreth 600,000 emigrantë muslimanë, shumica me origjinë nga Turqia.

ITALIA MBËSHTETË VENDIMIN E AUSTRISË

Ministri i Punëve të Brendshme, Matteo Salvini, nga qeveria populiste e cila u formua javën e kaluar në Itali dhe filloi besimin parlamentar në fillim të javës, tha se do të donte të diskutonte një plan veprimi të përbashkët me qeverinë austriake.

Në një deklaratë të bërë në llogarin e tij në Twitter lidhur me mbylljen e xhamive dhe deportimin e imamëve, Salvini shkroi kështu: “Unë besoj në lirinë e besimit, por nuk besoj në fenë radikale. Ata që përdorin besimet e tyre në një mënyrë që rrezikon sigurinë e një vendi duhet të largohen.”

Gjatë fushatës zgjedhore përpara zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në Itali më 4 mars, Salvini premtoi  se në rast të ardhjes në pushtet, do të “mbyllë xhamitë e paligjshme”.

Salvini pati thënë kështu: “Do të mbyllim xhamitë e paligjshme. Unë dua të di se kush i financon këto xhami, kush qëndron prapa tyre, nga vijnë paratë dhe çfarë predikojnë në to.”

Në të kaluarën, Salvini shpesh iu referua kërcënimeve të 'islamizimit' dhe 'pushtimit' të Evropës.

Sipas një hulumtimi të kryer në Itali në vitin 2016, 4.8 për qind e popullsisë përbëhet nga muslimanët. Shumica e tyre janë nga Maroku dhe Shqipëria.

LE PEN: AUSTRIA PUSHTOI SITUATËN

Lideri i Bashkimit Kombëtar të ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen mbështeti vendimin e Austrisë.

Në deklaratën e tij në Twitter, ai u shpreh: “Austria ka pushtuar situatën dhe ka treguar se ‘nëse dëshiron, mund t’a bëjë.”



Burimi : Sputnik News