Sot filloi kampionati botëror në futboll, Russia 2018

Publikuar në Qershor 15, 2018, 2:55 a.m.

Me ndeshjen në mes nikoqirit Rusisë dhe Arabisë Saudite, sot me 14 qershor 2018 në stadiumin”Luzhniki” në Moskë ka filluar kampionati XXI-të botëror në futboll në të cilin titullin e kampionit botëror do të mbrojë Gjermania.

Njëra nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë , Rusinë organizimi  saj i ka kushtuar, sipas shënimeve zyrtare të qeverisë 11 miliard dollar. Por, duke marrë parasysh se biletat veç janë shitur, si dhe mbretëron një interesim shumë i madh i opinionit publik botëror dhe pjesëmarrja e sponsorëve  të ndryshëm, investimi në kampionatin botëror të futbollit shtetit nikoqir do të duhej  shpaguhej.

Ndeshjet e kampionatit botëror do të luhen në 12 stadiume në 11 qytete ruse. Gjegjësisht dy stadiume gjenden në Moskë, “Luzhniki” në të cilin luhet hapja solemne e Kampionatit botëror si dhe finalja e saj, si dhe stadiumi tjetër i Spartakut. Stadiumet tjera gjenden në Sant Petersburg, Sochi, Samara, Kazan, Rostov në Don, Volgograd, Nizhny Novgorod, Saranska, Jekaterinburg dhe Kaliningrad. Stadiumi me kapacitet më të madh është “Luzhniki” me 81.000 ulëse për shikues, ndërsa më i vogli është”Arena Baltika” në Kaliningrad me 35.212.

FIFA në vitin 2017 ka publikuar fondin shpërblyes për Kampionatin botëror në Rusi 2018, dhe  është 400 milion dollar. Kampioni botëror do të fitojë 38 milion dollar, ndërsa fituesi i vendit të dytë 28 milion dollar.  Vendi i tretë e fiton 24 milion dollar, ndërsa vendi i katërt 22 milion dollar. Ekipet të cilët plasohen në çerekfinale  do të fitojnë nga  16 milion dollar, ekipet të cilët plasohen në tetën finale do të fitojnë nga 12 milion dollar, ndërsa ato ekipet të cilët garën e tyre e përfundojnë në fazën grupore do të fitojnë nga 8 milion dollar.

Sistemi i garimit në Kampionatin botëror në Rusi do të jetë i njëjti sikurse në Francë në vitin 1988. Ekipet pjesëmarrëse, gjithsejtë 32, do të jenë të ndarë në 8 grupe me katër ekipe. Nga çdo grup dy të plasuar më të mirë do të shkojnë në tetën e finales, pas së cilës nis faza e eliminimit të tyre gjer të finalja e madhe.