Të burgosurit në Vaqarr të Shqipërisë dhe falja e Bajramit

Publikuar në Qershor 17, 2018, 3:25 a.m.

Me rastin e Fiter Bajramit dita në burgun e Vaqarrit nis me falje.

Në burgun e Vaqarrit në Shqipëri të burgosurit e falën namazin e Bajramit dhe dëgjuan ligjerata dhe kërkuan falje për veprimet që kanë kryer.

Behaudin Gashi ka qenë Imami i cili ka predikuar për këta besimtarë. Gjatë fjalës së tij ai tha që feja islame është ajo e tolerancës dhe se nuk ka asnjë lidhje me aktet terrosite që bëhen në emër të kësaj bindjeje fetare.

“Ne si besimtarë myslimanë e dimë mirë se feja islame nuk ka lidhje me asnjë lloj të keqeje, për më tepër me ato të këqija që sot kanë dal në shesh, ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi. Në si besimtarë myslimanë e dimë se feja jo vetëm që nuk nxit asnjërën prej të dyjave, por përkundrazi u del përballë me forcën e argumentimit kuranor”, tha Imami.

Afërsisht 30 të burgosur janë falur sot në xhaminë e institucionit.