Erdoani shembull fryëmzues për Ramën

Publikuar në Qershor 17, 2018, 3:26 a.m.

U prëfol shumë nga zëra akademikë në SHBA si dhe në nga kancelarët e ndryshëm  diplomatik  lidhur me raportet eEdi Ramës dhe presidentit Erdogan.  Këtë herë Edi Rama e deklaroi prë marrëdhënjet e tia me Erdoganin.
“Marrëdhënia ime me presidentin (Erdogan) është një marrëdhënie që ka nisur pa u njohur unë me të, pasi e kam admiruar për së largu punën e tij të jashtëzakonshme si kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe rolin transformues që ai ka pasur dhe ka qenë një ndër shembujt që më kanë frymëzuar për atë që kam bërë për Tiranën. Pastaj kam pasur fatin të njihem me të ta vlerësoj së afërmi, një marrëdhënie që është e ngritur mbi respektin reciprok që nuk ka absolutisht asnjë nga ato shenja që shumëkush merr përsipër të ngrejë akuza dhe teori konspiracioni. Mbi të gjitha është një marrëdhënie e veçantë pasi bazohet tek një parim që nuk e gjen shpesh në marrëdhëniet politike
dhe diplomatike që ‘po’ është ‘po’ dhe ‘jo’ është ‘jo’”, ka theksuar shefi i qeverisë në një intervistë për Anadoly Agency.

 “Me të fituar zgjedhjet, bëmë këtë pjesë të programit tonë qeverisës, me bindjen se tradita e marrëdhënieve dhe njëkohësisht edhe miqësia mes popujve, përfshirë faktin që Turqia është një vend anëtar i NATO-s dhe një vend me një rol të rëndësishëm në shumë aspekte, përbëjnë padyshim një
bazë të plotë për këtë hap, një hap që është shoqëruar me një thellim të marrëdhënieve”, tha Rama.

Ndërkohë, i ashpër është treguar dhe me atë që e quajti “islamofobia si një mallkim i kësaj kohe të re”. Sipas Ramës, ata që godasin Islamin e muslimanët, godasin rrënjët e kombit.

“Edhe në vendet më të zhvilluara të Bashkimit Evropian forca apo individë të caktuar i fryjnë këtij zjarri shumë të rrezikshëm duke bërë një padrejtësi të madhe, jo vetëm ndaj fesë islame, por ndaj njerëzve, ndaj popujve, ndaj komuniteteve, familjeve që besojnë tek Islami dhe përfaqësojnë të gjithë gjerësinë dhe butësinë e Islamit. Shprehjet e islamofobisë apo turkofobisë janë shprehje të një padije dhe të një arrogance që buron në radhë të parë nga padija. Të godasësh fenë islame dhe të mbash qëndrime islamofobe do të thotë në fakt të godasësh një rrënjë të rëndësishme të pemës së shqiptarisë dhe të vetë burimit, burimit të ekzistencës së kombit tonë”, u shpreh Rama në intervistën e tij.