Sulm vetëvrasës në Afganistan

Publikuar në Qershor 19, 2018, 12:49 a.m.

Të paktën 26 vetë janë vrarë në një sulm vetëvrasës pas armëpushimit në Afganistan.

Gjatë marrëveshjes tre ditore të armëpushimit midis qeverisë së presidentit të Afganistanit, Eshraf Gani dhe talebanëve, gjatë festës së bajramit, është organizuar një sulm bombardues.

Ndërsa militantët talebanë po shëtitnin me flamuj në duar nëpër të gjithë vendin përfshirë edhe kryeqytetin Kabil, sulmi bombardues u bë në krahinën lindore të Nangarhar.

Militantët talibanë që kaluan rajonin e Kotit perëndimor, duke valëvuar flamujt e Afganistanit dhe organizatave të tij, ja uruan bajramin edhe forcave afgane të sigurisë, edhe popullit civil.

Militantët, forcat e sigurisë dhe populli vendas, i dhanë lule njëri tjetrit dhe u fotografuan së bashku.

Në sulmin vetëvrasës me mjet të ngarkuar me bombë, u vranë dhe u plagosën dhjetra persona duke përfshirë edhe militantë, roje të sigurisë dhe civilë.

ISIS MERR PËRSIPËR

Talibani menjëherë deklaroi se nuk e ka organizuar këtë sulm. Pastaj doli një deklaratë lidhur me atë se sulmin e ka marrë përsipër ISIS-i.

ARMËPUSHIMI DO TË ZGJATEJ

Gani i cili njoftoi se qeveria dhe Talibani kanë rënë dakord për vazhdimin e armëpushimit para këtij sulmi, shtoi se janë liruar 46 të burgosur talebanë.

ERDHI EDHE MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME

Në kuadër të armëpushimit, ministri i brendshëm Veys Ahmed Barmak u takua me militantët talibanë në kryeqytetin Kabul.

Më 7 qershor, Gani në mënyrë të njëanshme bëri një deklaratë për armëpushim të përkohshëm në mes të datave 11 dhe 19 qershor. Në ditët në vijim, talebanët deklaruan se do t’i bashkohen armëpushimit.



Burimi : Rast Haber