Një policë amerikanë goditi me veturë një vendas dhe vazhdoi rrugën

Publikuar në Qershor 20, 2018, 1:23 a.m.

Imazhet që tregojnë se një policë kufitar amerikanë goditi me veturë një vendas dhe vazhdoi rrugën pa u ndalur, treguan qëndrimin e amerikanëve  ndaj indianëve.

Ngjarja e zhvilluar në territorin e rezervuar për vendasit amerikanë në Arizona, u xhirua me telefon celular nga personi që u godit me automjet policor.

Në video, Paulo Remes, anëtarë i fisit të quajtur Tohono O'odham, shihet duke qëndruar në një rrugë të pashtruar, ku u godit nga automjeti policor. Remes i lexon me zë të lartë targat e veturës.

Duke folur për një gazetë lokale pas incidentit, Remes tha se ai ishte përpara shtëpisë së tij pranë rrugës, ndërsa policia e goditi atë.

ATA KUNDËRSHTOJNË POLITIKËN E TRUMPIT PËR NDËRTIMIN E MURIT

Grupi i quajtur ‘Tohono i pandashëm’, e ka postuar këtë video nëpër rrjetet sociale me mesazhin: “Fakti se policia kufitare shkatërron shoqërinë tonë dhe nuk shqetësohet për jetën tonë, është një nga frikat me të cilat O'odham duhet të përballet çdo ditë.”

TOHONO O'ODHAM KA TERRITORE NË DY VENDET

Lidhur me këtë sulm, Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së është mjaftuar duke deklaruar se ‘lidhur me hetimin e incidentit është bërë bashkëpunim me fisin’.

Tohono O'odham që gjendet në kufirin SHBA-Meksikë dhe që shtrihet në territorin e të dy vendeve, kundërshton fuqimisht planin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të ndërtuar mur në kufi. Sepse muri do të ndaj edhe fisin që gjendet në territorin e Meksikës me mbi 2 milion anëtarë. Ky komb ka 34.000 anëtarë të regjistruar.



Burimi : Sputnik News