NDI organozon tryezë për luftimin e ektremizmit dhe radikalizmit në Kosovë

Publikuar në Qershor 22, 2018, 1:41 a.m.

Institutin Kombëtar Demokratik (NDI)  në bashkëpunim me Grupin e  Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Kosovës, organizuan tryezë diskutimi “Deputetët e Rinj të Kuvendit të Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”. .

Kryesuesi i Grupit të Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Kosovës, Fidan Rakaliu, foli më shumë mbi rolin e deputetit përkatësisht rolin e Kuvendit të Kosovës.

“Roli i Kuvendit të Kosovës në këtë aspekt është thelbësor jo vetëm për të shqyrtuar dhe miratuar politikat dhe legjislacionin e propozuar nga ekzekutivi, si pjesë e kësaj strategjie kombëtare, por edhe për të ushtruar mbikëqyrje të fuqishme, efektive dhe në kohë reale në zbatimin e kësaj strategjie në terren dhe për të parë ndikimin e saj”, tha ai.

Në këtë tryezë morrën pjesë edhe deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës, koordinatori kombëtar për parandalimin e ekstremizmit nga Zyra e Kryeminstrit të Republikës së Kosovës, përfaqësues nga Policia e Kosovës si dhe nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Në këtë tryezë u paraqitënë pikat kryesore se si mund të parandalohet dhuna, ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi fetar si dhe  gjetjen e rrugës se si mund të gjinden dhe identifikojnë mënyrat dhe mekanizma konkretë të cilat mund t’i përdorin deputetët për të mbështetur zgjidhjet efektive në trajtimin e këtij fenomeni. Prandaj, për synim kishte të mbledhë akterët relevantë për të diskutuar progresin dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet qeveritare dhe shoqëria e Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.​