Përgjohen dhe arrestohen dy të rinjë përshkak sulmit të mundshëm kamikazë ndaj Kfor-it

Publikuar në Qershor 22, 2018, 1:48 a.m.

Gramos Shabani  me nënshtetësi belge dhe Edona Haliti janë arrestuar të mërkurën e shkuar në banesën e tyre në Fushë Kosovë. Ata, po dyshohen se ishin duke organizuar një sulm kamikaz. Cak i tyre ishte misioni ushtarak i NATO’s në Kosovë, KFOR.

Gjykata Themelore e Prishtinës u ka caktuar 30 ditë paraburgim.

Avokati i të burgosurve tha thënë se : Prokuroria Speciale nuk ka arritur të ofrojë prova për dyshimet që ngarkohet klienti i tij, në seancën për caktimin e masës së sigurisë.

Nga ana tjetër, Prokuroria Speciale në kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ka theksuar se ekziston dyshimi që shtetasi belg të arratiset nga autoritetet kosovare nëse nuk ndalohet në paraburgim. Sikurse, sipas prokurorisë, të dy të dyshuarit mund të ndikojnë në zhdukjen e provave nëse lihen të lirë.

Prokuroria Speciale dhe  gjykata, ua ka caktuar të dy të dyshuarve 1 muaj qëndrim në paraburgim.

“Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se me datën 2 qershor, 2018, i pandehuri G.SH, me dashje direkte, i ka bërë thirrje të pandehurës E.H, për përgatitje të akteve terroriste në Kosovë”, thuhet në njoftimin e gjykatës për paraburgimin e çiftit.

Plani ishte bërë më 2 qershor të këtij viti, pretendon Prokuroria, siç merr vesh Gazeta Express. Gjatë kësaj kohe, çifti ishte nën përgjim nga autoritetet e sigurisë në Kosovë.

I dyshuari mashkull, po ashtu, sipas Prokurorisë Speciale ka qenë duke rekrutuar të tjerë që të kryejnë  akte të ngjashme terroriste edhe në Belgjikë dhe Francë.

Por, Gramos Shabani nuk është i panjohur për hetuesit e anti-terrorizmit në Kosovë. Ai në gusht të vitit 2014 ishte parandaluar për të udhëtuar në Siri. Kosovari më shtetësi belge, ishte ndaluar në aeroportin e Prishtinës pasi dyshohej se po provonte që përmes Turqisë të i bashkohet ISIS’it.

Edhe atëherë, i njëjti kishte qëndruar 30 ditë në paraburgim.

Të hënën, Gazeta Express ka qëndruar në Raskovë të Obiliqit, ku ndodhet shtëpia e familjes së Gramos Shabanit.

Familjarë të tij kanë treguar se prindërit e 26 vjeçarit ndodhen në Belgjikë, ku janë me vendbanim të përhershëm.