Mbijetesa Në Shkretëtirën Iraniane? (Jezd, Iran)

Publikuar në Qershor 22, 2018, 3:45 a.m.

A mund të mbijetoni në mes të një shkretëtire pa energji elektrike, me ujë të kufizuar dhe në temperatura të cilat shpesh herë i kalojnë 45°C (113F)? Tani përfytyroni që ta bëni këtë para 1,800 viteve!

Këtu në Jezd, Iran - unë kam mësuar mënyra të ndryshme në lidhje me se si njerëzit e lashtë në këtë zonë kanë mbijetuar duke datuar që në shekullin e 3-të. Përtë marrë ujë ata gërrmonin një sistem të tuneleve të thella nëntokësore (deri në 300 metra të thellë) për të gjetur puse dhe në njëfarë mënyre për të gjetur një udhë për të thithurujin nga poshtë në qytete.

Tani është verë dhe lërmëni t’ua them është NJË I NXEHTË PËRCËLLUES jashtë. Kjo më kujton për stinën e verës atje tej në shtëpi në Phoenix, Arizona. Unë nuk mund t’i përfytyroj përpjekjet që kanë bërë këta njerëz për të mbijetuar.

Por duke e lënë mënjanë historinë, qyteti i Jezdit të magjeps me xhaminë me kubbenë dhe muret e saj të mrekullueshme blu dhe me një shfaqje dyqanesh që lulëzojnë në treg!

A keni dëgjuar, ose keni qenë ndonjëherë në Jezd më parë? Më vini në dijeni në komentet më poshtë!

https://www.facebook.com/drewbinsky/videos/1779146715455583/