Ngritet padi për ‘propagandë terrori’ ndaj përkthyeses së rastit Atilla

Publikuar në Qershor 23, 2018, 3:20 a.m.

Është hapur padi ndaj përkthyeses së njohur me përkthimin e rastit të SHBA-së kundër Atillas në Twitter, Sebla Kyçyk, për ‘propagandë të organizatës terroriste’ për shkak të përkthimeve lidhur me ‘Operacionin Dega e Ullirit’ nga burimet amerikane. Për të kërkohet burg prej rreth 1.5 vjet deri në 7.5 vjet.

Për shkak të postimeve në lidhje me ‘Operacionin Dega e Ullirit’ të zhvilluar nga TSK kundër YPG-së në fillim të këtij viti, Gjykata e Lartë Penale e Stambollit ka ngritur padi ndaj përkthyeses Sebla Kyçyk e cila ka përthyer në gjuhën turke postimet në Twitter të gazetarëve amerikanë të cilët kanë ndjekur rastin që e gjykoi dhe dënoi me 32 muaj burg ish drejtorin e Halkbank, Hakan Atilla, në Nju Jork të SHBA-së.

Në aktakuzën e bërë nga Zyra e Hetimit të Krimit të Mediave, si pjesë e kësaj padie u treguan tri postimet të cilat Kyçyk i përktheu nga agjenci të lajmeve dhe gazetarë të huaj. Me postimet e saj, ajo u akuzua për ‘propagandë të organizatës terroriste ushtarake’.

‘KA LAVDËRUAR ORGANIZATËN QË PËRMBAN DHUNË DHE KËRCËNIM’

Në aktakuzë u pretendua se Kyçyk ka bërë propagandë për organizatën e armatosur terroriste, duke lavdëruar metodat e saj të cilat përmbajnë dhunë dhe kërcënim.

‘CITOVA DHE PËRKTHEVA NGA NJË GAZETË’

Në aktakuzën ku i’u dha vend edhe delaratës së Kyçyk, u raportua se ajo ka thënë se ‘llogaria në rrjetin social në fjalë i përket asaj, por postimet e bëra nuk i përkasin asaj dhe se ajo ato i ka cituar nga një agjenci lajmesh dhe nga një gazetarë dhe i ka përkthyer në turqisht’.

‘KA TEJKALUAR FUSHËN E LIRISË SË SHPREHJES’

Në aktakuzë u deklarua se ‘me postimet dhe shprehjet e saj, Kyçyk ka tejkaluar fushën e lirisë së shprehjes, me fjalë të tjera, ajo ka dalur jashtë konceptit të lirisë së shprehjes dhe ka tejkaluar qëllimin e saj’ dhe se ‘është arritur në konkluzion se Kyçyk ka bërë propagandë për qëllimet e kësaj organizate terroriste dhe prandaj, provat në favor apo kundër saj duhet të vlerësohen nga gjykata’. Në aktakuzë u pretendua se ‘Kyçyk ka bërë propagandë për organizatën PKK/KCK dhe atë YPG/PYD në Siri, duke i legjitimituar apo lavdëruar metodat e këtyre organizatave të cilat përmbajnë dhunë dhe kërcënim apo duke inkurajuar që të zbatohen këto metoda’.

‘NUK MUND TË VLERËSOHET NË KUADËR TË LIRISË SË SHPREHJES’

Në këtë aktakuzë u tha edhe sipas Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, postimet në fjalë nuk mund të vlerësohen në kuadër të lirisë së shprehjes.

DERI NË 7.5 VJET BURG

Me pretendimin se Kyçyk ka kryer këtë krim, në aktakuzë kërkohet që ajo të dënohet me burg prej 1.5 deri në 7.5 vjet.

‘NUK PËRMENDET AS EMRI I PKK-SË, AS I YPG-SË’

Sipas raportit të Diken, Kyçyk ka thënë se këto postime janë përkthyer një nga një, duke u shprehur se: “Në postimet e mija në Twitter nuk përmendet as emri i PKK-së, as i YPG-së. Përmenden Forcat Kombëtare të Mbrojtjes që mbështesin qeverinë në Siri. Njëra nga këto është përkthyer nga një lajm i agjencisë së lajmeve Reuters, e tjetra nga një postim i një gazetari. Në postimin e tretë përmendet emri i PKK-së, por ajo është një pjesë e tekstit të agjencisë së lajmeve Reuters.”

‘POSTIMET E RASTIT ATILLA GJENDEN NË DOSJEN E HETIMEVE TË POLICISË’

Kyçyk tha se postimet e rastit të Hakan Atilla gjenden në dosjen e hetimeve të policisë, por jo në aktakuzë, duke shtuar se: “Është e qartë se ata janë shqetësuar nga postimet e rastit Atilla, por nuk kanë mundur të gjejnë asgjë aty, dhe kanë hapur padi për këto postime.”

Rasti në të cilin biznesmeni iranian Riza Sarraf mori pjesë si dëshmitarë, është përcjellur nga dhjetra mijëra njerëz.

Senca e parë e Kyçyk-ut do të jetë me 22 nëntor.



Burimi : Sputnik News