Senati i Holandës miraton ndalimin e ferexhes

Publikuar në Qershor 28, 2018, 2:35 a.m.

Senati i Holandës ka miratuar një ligj i cili ndalon veshjen e rrobave që mbulojnë fytyrën në ndërtesa publike si shkolla, zyra qeveritare dhe spitale.

Në këtë ligj ndalohet që nëpër sektorët arsimor dhe të shëndetësisë, mjetet e transportit publik dhe zyrat qeveritare të përdoren elemente të ndryshme si tekstil, maskë apo helmetë, nga të cilët nuk mund të shihet fytyra.

Në Senat u tha se ende nuk është e ditur se kur do të hyjë në fuqi ky ligj për ndalimin e ferexhes dhe se fillimisht do të mbahen takime me sektorët që do të kalojnë në praktik të re ligjore.

Ndalimi i ferexhes u hartua nga Ministria e Punëve të Brendshme e qeverisë së mëparshme të koalicionit, u dërgua në programin e qeverisë dhe pastaj u miratua me votimin e bërë në kuvend. Ligji, i cili nuk u preferua nga Këshilli Shtetëror i Holandës për arsye se e kufizon lirinë fetare, u pranua nga shumica e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2016.



Burimi : Sputnik News