Loja e Trumpit me Iranin nuk do të funksionojë / Si do të ndikojë embargo për popullin amerikan?

nga Soraya Sepahpour-Ulrich | Publikuar në Korrik 10, 2018, 11:11 p.m.

Është e qartë si kristalise presidenti Trump është i fiksuar me ndryshimin e regjimit në Iran. Nga ana tjetër, ajo që nuk është e qartë është fakti se kjo lojë e tij është edhe në dëm të amerikanëve dhe interesave amerikane.

Pa parashtruar asnjëarsye apo justifikim, zoti Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e njohur si Plani Gjithëpërfshirës i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), duke i dhënë një goditje të fortë kredibilitetit të tij si dhe tëaleatëëve evropianë të Amerikës. Për më tepër, ai kërcënoi vendet evropiane se do t’u vendosë sanksione dytësore nëse këto vende vazhdojnë të bëjnë tregti me Iranin.

Sikur të gjitha këto të mos ishin të mjaftueshme, në masën e tij të fundit, Trumpi ka bërë thirrje që të gjitha eksportet iraniane të naftës të ndërpriten duke filluar nga nëntor i këtij viti. Thënë në mënyrë më të thjeshtë, ai është duke vendosur një bllokadë ekonomike mbi Iranin. Ky skenar është një skenar i ngjashëm me atë që u zbatua nga britanikët në vitin 1951 kundër Iranit dhe Dr. Musaddik – i cili u përmbys më vonë në vitin 1953 me grushtin e shtetit të mbështetur nga britanikët dhe amerikanët. Megjithatë, Irani i tanishëm nuk është i njëjtë me Iranine vitit 1953, dhe peshën e kërkesave dhe veprimeve amerikane nuk do të mbajë më i vetëm Irani.

Kërkesa e bërë që asnjë vend të mos blejë naftë nga Irani është në fakt ajo që njihet si një bllokadë (embargo) ekonomike. Është një përdorim i paligjshëm i pushtetit për të detyruar një shtet sovrandhe të pavarur që të dorëzohet. Megjithatë, edhe këtu duhet të bëhet e qartë se Irani nuk është objektivi vetëm në këtë lëvizje. Kërkesat e administratës Trump janë shembulli i një ushtrim ofendues i autoritetit ekstraterritorial duke mos marrë parasysh dhhe respektuar barazinë sovrane mes ekziston mes shteteve. Të gjitha shtetet e përfshira në tregtinë me Iranin do të duhet ose t'i nënshtrohen kërkesave të tij ose në të kundërt do të ndëshkohen.

Këtu bëhet fjalë për shumë më shumë se thjesht e drejta e sovranitetit dhe indinjata shtetërore. Këto veprime do të kenë një efekt të tmerrshëm mbi ekonominë e vendeve aleate dhe po kështu do të godasin rëndë edhe në portofolet e amerikanëve. Fakti që zoti Trump ka vendosur një afat deri në nëntorin e këtij vit mbështetet në arsyen se ai shpreson të shtyjë ndikimin që kjo gjëdo të sjellë deri pas zgjedhjeve të nëntorit. Para se të falimentojë plotësisht, ai dëshiron një sundim të plotë mbi Amerikën,

Për të kuptuar plotësisht se si zoti Trump synon të bëjë ‘Amerikën të madhe përsëri’përsa i përket çështjes së politikës së tij në lidhje me naftën iranianeështë e nevojshme qët’i hedhim një vështrim disa shifrave dhe provave empirike.

Grevat e naftës që çuan deri në rrëzimin e Shahut të Iranit dhanë ndikueshmëri në mbarë botën. Gjatë revolucionit 1978-79, prodhimi iranian i naftës ra për 3 muaj të tëra deri në 3.8 milionë fuçi në ditë. Edhe pse prodhimi i jashtëm u rrit me 1.8 milion fuçi për të kompensuar humbjen, humbja neto në botë ishte 150 milionë fuçi naftë. Në fund të fundit, rezultatet e përgjithshme të gjithë humbjes së prodhimit mbartën një rëndësi në mbarë globit.

Shumë amerikanë mund të kujtojnë rradhët që krijoheshin për t’u furnizuar në karburante, megjithatë kjo ishte vetëm një nga efektet që ishte i dukshëm për të gjithë. Rritja e çmimeve të naftës ndikoi në fushat e bujqësisë, prodhimit të mallrave, transportimittë mallrave dhe shërbimeve, e kështu me radhë. Në atë kohë, Kina, aktualisht konsumatori i dytë më i madh i naftës pas Amerikës, ishte një eksportues kryesor i naftës. Përllogaritja e humbjesnëekonominë amerikane për shkak të kësaj situate u vlerësua në shumë miliarda dollarë në 1979 dhe 1980 (Deese dhe Nye f. 308-309) [i].

Sipas studimeve të kohëve më të fundit është vënë e se pavarësisht se SHBA-ja nuk eksporton asnjë fuçi të vetme nafte nga Irani, pakësimi i naftës në Iran po shkakton ndikim të madh në ekonominë amerikane.

Në vitin 2008, ekonomistët Dean DeRosa ve Gary Hufbauer kanë parashikuar sipas studimit të tyre se në momentin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërheqin embargon amerikane për naftën iraniane, çmimi i naftës në rang botëror do të bie me 10%,që e përkthyer në kursime do të thotë një kursim vjetor prej 38-76 miliardë dollarë për Shtetet e Bashkuara.

Përtej kësaj, sanksionet nuk ishin të vetmet përgjegjëse që ndikuan në rritjen e çmimit të naftës në vitin 2008 dhe në vazhdim. Në korrik të vitit 2008, nafta kishte arritur kulmin prej 142,05 dollarw për fuçi. Kjo rritje e çmimeve ka ardhur i rezultati zhvillimit të disa ngjarjeve të rëndësishme. Në maj të atij vitit, Presidenti Bush i dërgoi një “mesazh paralajmërues” Iranit, ndërkohë që në të njëjtën ditë u dërguan në Gjirin Persiktransportuesit e avionëve shtesë me shkatërruesit me raketa të udhëhequra.

Në qershor të të njëjtit vit, New York Times ka shkuar se:

“Nëfillim të këtij muaji,Izraeli ka zhvilluar një trajnim të madh ushtarak që sipas zyrtarët amerikanë thuhet të ketë qënë një provë për një sulm potencial në të ardhmen që ka për qëllim të bombardojë objektet bërthamore të Iranit.”

Ndërkohë që në korrik, kandidati presidencial i asaj kohe, Barak Obama kërkoi që të imponoheshin sanksione edhe më të ashpra ndaj Iranit.

Deri në shtator të vitit 2008, kur Presidenti Bush filloi të lëshonte sinjale se nuk do ta ndihmonte Izraelin qëtë sulmonte Iranin që çmimet e naftës ende nuk kishin filluar që të qetësoheshin. Më pas, çmimet arritën një nivel të ulët prej vetëm  53 dollarë për fuçi në dhjetor të vitit 2008.

Çmimet e naftës kanë vazhduar qëtë rriten përsëri pasi u futën në fuqi sanksionet e Obamës dhe arritën të shënonin deri në 100 dollarë për fuçi. Çmimet u ulën edhe një herë gjatë negociatave të për marrëveshjen bërthamore JCPOA duke arritur derinë 30.24 dollarë për fuçinë janar të vitit 2016 që shënon periudhën pas nënshkrimit të JCPOA-së.

Aktualisht, çmimet e naftës qëndrojnë në përgjithsisht tek 74.30 dollarë për fuçi. Ky çmim ka krijuar një efekt që ndihet nga çdo amerikan që ka mbushur rezervat e tij të gazit së fundmi apo që thjesht ka ka bërë blerje për sende ushqimore. Pavarësisht se afati përfundimtar për ndërprejen e tregtisë së naftës me Iranin është akoma disa muaj larg, ka filluar të japë efektet e tij.

Duke pasur parasysh se vendet e tjera mund të ndërhyjnë për të kompensuar disa nga humbjet e naftës iraniane, duhet të konsiderohen edhefaktorë të tjerë që do tëndikojnë në ndryshimet e çmimeve.Faktori më i rëndësishëm që duhet trajtuar është siguria e Ngushticës së Hurmuzit. Siç është përmendur edhe më parë, duke marrë parasysh ngjashmërinë me skenarin britanik të bllokadave të naftës i zbatuar në vitin 1951 do të ketë pasoja shumë të ndryshme në vitin 2018, nëse Amerika do të imponojë një bllokadë ekonomike ose embargo të këtillë tënaftës.

Në vitet 1950, Irani nuk kishte fuqinë ushtarake për t'u hakmarrë ndaj embargos së naftës dhe për këtë arsye ra pre e bllokadës detare qëkishte për qëllim shkatërrimin e ekonomisë në mënyrë që të bënte të mundur ndryshimin e regjimit. Kjo bllokadë ekonomike, nëse lejohet që të vihet në jetë do të çojë drejt shkatërrimit ekonomitë e shumicës së shteteve në mbarëbotën.

Aktualisht, 35% e naftës detare kalon nëpër ngushticën e Hurmuzit 85% e të cilave shkon për në tregjet aziatike. Ndërkohë, Administrata Amerikane e Informacionit për Energjinë (VNM) ka bërë me dije se:

“Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, qoftë edhe përkohësisht, mund të çojë në rritje të konsiderueshme të përhershme të shpenzimeve totale të energjisë.” Aktualisht, Irani jo vetëm që mund të bllokojë në rrugë ushtarake Ngushticën e Hurmuzit për hakmarrje, por gjithashtu ka edhe tëdrejtën ligjore që të bëjë një gjë të këtillë.

Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit (e njohur si UNCLOS) e vitit 1982 përcakton që anijet mund të ushtrojnë të drejtën e kalimit të pafajshëm dhe shtetet bregdetare nuk duhet të pengojnë kalimin e tyre. Sipas kornizës ligjore tëUNCLOS-inpërsa i përkettë drejtës ndërkombëtare, një shtet bregdetar mund të bllokojë anijet që të hyjnë në ujërat e saj territoriale nëse kalimi i anijeve dëmton “paqen, rendin apo sigurinë” e shtetit në fjalë, duke qënë se një kalim i këtillë i këtyre anijeve nuk do të quhej më “i pafajshëm”.

Edhe nëse Irani thjesht vendos të vonojë kalimin e cisternave duke ushtruar të drejtën e tij për të inspektuar çdo tankist armiqësor të naftës që kalon përmes Ngushticës së Hurmuzit, këto inspektime dhe vonesa të njëpasnjëshme do të kontribuonin në vendosjen e çmimeve edhe më të larta të naftës.

Pa dyshim, marina e Iranit nuk është e krahasueshme me fuqinë e frikshme të marinës amerikane. Megjithatë, ujërat e cekëta, të ngushta të Ngushticës sëHurmuzit nuk lejojnë manovrimin e zhvillimit tëbetejave amerikane. Vetë prania e anijeve mund të çojë në krijimin e incidenteve. Në pikën e saj më të ngushtë, ngushtica e Hurmuzit është 21 milje e gjerë, vështirë që të jetë mjaftueshëm e gjerë për një betejë detare që muund të ndodhë dhe në të njëjtën kohëtë vazhdojë të lejojë kalimin e depozituesve të naftës. Në vitet e fundit (pikërisht në vitin 2012), USS Porter, një shkatërrues i marinës amerikane, u përplas me një cisternë nafte në ngushticën e Hurmuzit. Përplasja la një defekt të madh të konsiderueshëm në shkatërruesin e marinës.Zyrtarët amerikanë dhe kompanitë e naftës janë përpjekur të ulin shqetësimin për mungesat e naftës duke deklaruar se Amerika është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës. Le ta testojmë një teori të këtillë me zisa të dhëna:

Sipas të dhënave të fundit të disponueshme të EIA, eksportet e përgjithshme të Amerikës në vitin 2018 ishin 7,730 (mijëra fuçi /muaj) përsa i përket muajit prill. I njëjti organ qeveritar deklaroi se importet totale për të njëjtin muaj ishin 310,295. Sipas të dhënave të EIA-së:

“Në vitin 2017, Shtetet e Bashkuara prodhuan rreth 15.4 milionë fuçi nafte në ditë, dhe konsumonin rreth 19.9 fuçi nafte në ditë. Importet nga vendet e tjera ndihmojnë në furnizimin e kërkesës për naftë.”

Këto të dhëna nuk e ndalojnë përhapjen e lajmeve të këtillë. Deri më 4 qershor të vitit 2018, Teknologjia Offshore në det të hapur ka bërë me dije se Amerika po marshon drejt shndërrimin në prodhuesen më të madhe të naftës në botë. Faktorë të rëndësishëm që duhet të mbajnë parasysh janë se e para; Amerika është konsumatori më i madh i naftës dhe vazhdon të ketë një deficit, dhe e dyta prodhimi i naftës së zezë është me kosto gjithnjë e më të lartë aktualisht për shkak të çmimeve më të larta të naftës.

Ndërkohë që ambientalistët kundërshtuan prodhimin e vajit të shistës, edhe kompanitë e naftës ndaluan nxjerrjen e naftës duke qënë se solli si rezultat rënien e çmimeve. Çdo gjë mbi 50 dollarë bën që prodhimi i naftës shist argjilor të jetë i realizueshëm - gjë që gjithashtu e bën atë më të shtrenjtë për konsumatorin. Megjithëse zoti Trump dhe administrata e tij nuk kanë lidhje me mjedisin, pavarësisht se shumë shtete dhe vende kanë ndaluar prodhimin e naftës shist argjilore.

Për këtë arsye, populli amerikan (dhe shumica e pjesës tjetër të botës) kanë mbetur përballë një zgjedhjeje të vështirë. Ose do të pranojnë të zbatojnë kërkesat e zotit Trump, të pranojnë humbjen e biznesit, të paguajnë çmime shumë më të larta të naftës nëpër karburante dhe për mallrat e konsumit, të përgatiten për një luftë të mundshme dhe të sakrifikojnë ndërkohë mjedisin, sidomos ujin dhe rrezikojnë të ardhmen e tokës më shumë se ne tashmë e kemi rrezikuar, ose nuk duhet t’i marrin parasysh kërkesat e Trump, edhe nëse një gjë e këtillë do të thotë një humbje afatshkurtër.

Sido që të jetë, ndalimii eksportit të naftës nga Irani nuk është një alternativë që bota mund ta përballojë. Zoti Trump duhet të jetë falenerues ndaj zotit Netanyahu. Ai mund të ndjehet mjaft mirë duke parë nënshtrimin e popullit amerikan dhe aleatëve të tyre në vështirësi të këtilla financiare. Megjithatë, pyetja është nëse amerikanët dhe pjesa tjetër e botës do të sakrifikojnë veten për hir të altarit Trump-Netanyahu?  



Burimi : Global Research

Soraya Sepahpour-Ulrich

Soraya Sepahpour-Ulrich është një studiues i Diplomacisë Publike, kërkues i pavarur dhe shkrimtar më fokusim të ...