Ëndrra e Srebrenicës

nga Safet Pozder | Publikuar në Korrik 12, 2018, 1:10 a.m.

Thërrasim, por askush nuk përgjigjet, nuk ka atje njerëz, këta që ishin, janë vrarë, e këta që i kanë vrarë, nuk janë njerëz.

Ëndërroj, baba!

Ëndërroj edhe të gjithë ata, shoh se si sillen prapa gardhit të vjetër. I përqeshur, ndryshe edhe nuk të njoh. Ecësh ngadalë, dhe si afrohesh, më je më i pashëm. Mban diç, qesen apo çantën, nuk shoh bash mirë pasi vështroj vetëm  fytyrën e tij, e di që kurrë nuk ke ardhur duar thatë. Më ke blerë ëmbëlsira, atë e di. Më ke blerë edhe ndonjë lodër. Por,nuk më duhet mua kurrgjë  kur të shoh . Ti je edhe ëmbëlsirë, edhe pemë, edhe argëtim, buzëqeshja tënde me asgjë nuk matet.  Të shkoj në takim. Në fillim vetëm ec, pastaj ngutem, vrapoj... Edhe sapo desha të të përqafojë, ti  u zhduke. Babaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!Thërras, por kot. Nuk përgjigjesh!

Ëndërroj, biri im!

Ëndërroj, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të harrojë. Para syve të mi shthuret: edhe kur të kam mbështjellë në pelena, dhe hapat e t’ua të para, edhe kur  e ke lënduar kokën kur ke rënë nga biçikleta, kur për herë të parë të përgatita për shkollë, edhe kur për herë të parë  e ke parë të dashurën  tënde, edhe kur  në ushtri të kemi dërguar...Sikur edhe tani po të shoh, vallja po ec, toka po dridhet, dhe  ti këmbët po i hedh dhe supet po i dridh. Atë verë patëm me të martua. Edhe nusja përball teje ishte.  Nuk është, Nuk ka as martesë, as verë, as valle, as krushqi. Nuk je as ti. Birëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëë! Nuk përgjigjesh.

Ëndërroj, vëlla!

Ëndërroj se si gjithnjë më tregon të parën, edhe kur je i pikëlluar, edhe kur je i lumtur, edhe kur ndonjëherë e vështron, edhe kur ndonjëra të lëshon. Të shoh të lumtur, me gruan dhe fëmijët. Gjithnjë jeni bashkë. Nuk po ndaheni. Mendoj në vetveten: “Zot, ti çfarë të mund të japësh, nuk mundet askush”! Mendoj,  gjithnjë një ankth rreth zemrës më merr, kam dëgjuar nga të vjetrit,  kudo që lumturia e madhe ngulitet, hidhërimi i madh dhe  brenga e zëvendëson. Të shikoj vëllau im, dhe kur desha me ju thënë: ” të pushoni pak, u zhdukët, edhe nusja, edhe fëmijët edhe ti. Vëllaaaaaaaaaaaaaaaaa! Thërras. Zëri nga mjerimi më tradhton. Nuk përgjigjesh.

Ëndërroj, nënë!

Oh, nëna ime! Më del në ëndërr, dhe nuk di a më vjen mirë apo jo. Shoh, të gjithë fëmijët të janë mbështjell në dimia, sikur asnjërin të nuk kishin në botë. Të gjithë të ngrenë për çorapët e këmbëve dhe mëngë, e ti vetëm i kënaq. Cili do që kërkon, ti me vrap ja bien. Në të vërtet, as vet nuk e di kujt më parë, fëmijëve apo burrit tënd të dashur me të cilin i ke lind. Pak të shoh vetëm. Qëndron në ndonjë dhomë dhe vështron nëpërmjet dritares. Me fundin e shamisë vazhdimisht i fërkon sytë e tu të thatë nga të cilët as loti më nuk rrjedh. Të gjitha i ke vajtuar. Të gjithë përveç pikëllimit dhe hidhërimit. Herë vështron nëpër dritare, herë vështron sahatin, sikur që dikush çdo moment do të vjen. Por jo. E din që jo. Papritmas, u zhduk dhoma, u zhduk divani dhe ti në divan, u zhduk dritarja dhe sahati. U zhdukën të gjithë. Nënaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa! Thërras , por nuk po përgjigjesh.

Ëndërrojë nishanet!

Një, dy, tre, pesë, qindra, mijëra nishane. Të bardha si behari, Të drejtë dhe krenar, ndërsa prap të heshtur dhe të pikëlluar. I vizitoj. Të renditur sikur në namaz. O Zot, ku është kjo? Duhet të jem në xhenet!? Në çdonjërin diç shkruan. Sytë më ndizen nga bardhësia e fuqishme. Kuptoj vetëm....nuk janë të vdekur, ata janë gjallë...Nga diku u paraqit një re dhe pamja u kthjellë. Por, ka çka të shohësh! Në mesin e atyre që nuk janë të vdekur, në mesin e atyre janë edhe baba, vëllau,  djali, axha, daja, komshiu i parë, i dyti, i treti, i katërti... I tërë fshati, mahalla, qyteti, e tërë bota është aty, në mesin e atyre sarajeve të bardha të xhenetit. E pash edhe portën. Shkruante: ”Potoçari”.

Ëndërroj botën.

E madhe, është shtrirë aq sa syri mund të kap, edhe më tutje. Shkon diku. Nuk shqetësohet në mua. Nuk shqetësohet në as kënd. Shkon dhe zhytet, më sigurt, më thellë. U zhyt tërësisht, bash te Potoçari. E thërras. “O botëëëëëëëëëëëëëëë! Ku po shkon,  mos je i sëmurë? Mbështetu në Potoçari, që të mos zhytesh krejt! Aty e kam babën dhe djalin, aty janë edhe vëllau, kushëriri dhe komshiu. Aty janë të gjithë! O botëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëë! Si nuk të vjen marre dhe frikë nga Zoti i madh? Unë thërras, ajo nuk shqetësohet. Zhytet, dhe mirë u bë!

Ëndërroj katilin (vrasësin)!

Qëndron para meje dhe më shikon. E shikoj edhe unë. Vrasësi, katili, xhelati, përbindëshi, gjakpirësi... nuk di më se çka është. E vështroj drejtë në sy. Nuk ka sy. Nuk ka as kokë, as duar e as këmbë. Nuk ka as shpirt, as zemër. Nuk ka kurrgjë por qëndron dhe më shikon. Nuk i frikësohem. Çudi por nuk e urrej. Të mos ishte ashtu i mjerueshëm dhe i trishtuar ndoshta do të më vinte keq. E kam menduar ndryshe, nuk di saktësisht si, por ndryshe. Nuk kam mund të shikojë më atë hidhërim, u ktheva të shkojë, Në mend më ra diç, dhe prap u ktheve dhe e pyeta:” I shkreti, çfarë ti ëndërron? A mund të shtrihesh natën dhe a të vjen gjumi në sy”? Si e pyeta, ai u zhduk. Ku me pas fat që Zoti kurrë të mos e kishte krijuar!



Burimi : Al Jazeera