Imami mbrojti të krishterët nga muslimanët e armatosur

Publikuar në Korrik 12, 2018, 9:41 p.m.

Kur një imam në Nigeri pa qindra familje të dëshpëruara dhe të frikësuara  që vrapuan në fshatin e tij të shtunën e kaluar, ai vendosi të rrezikonte jetën e tij për të shpëtuar jetën e tyre.

Ata po iknin nga një fshat fqinj - një komunitet kryesisht i krishterë.

Ata thonë se u sulmuan nga rreth 300 njerëz të armatosur të cilët filluan të shtënat në mënyrë sporadike dhe të digjnin shtëpitë e tyre.

Disa nga ata që arritën të iknin vraponin drejt lagjes kryesisht muslimanë afër vendit ku jetonte imami.

Hoxha menjëherë  i ndihmoi, duke i fshehur në xhaminë e tij dhe në shtëpinë e tij gjithsejt 262 burra, gra dhe fëmijë. 

"Së pari i mora gratë në shtëpinë time për t'i fshehur ato, pastaj i mora burrat në xhami," tha hoxha.

Kjo ishte vala e fundit e dhunës  që ka goditur rajonin qendror të Nigerisë, ku bashkësitë bujqësore dhe nomadët shpesh bien ndesh - zakonisht përsa i përket qasjes tokësore.

Rajoni është i prirur për tensione fetare - etnike dhe shumica janë  muslimanë, ndërsa fermerët janë kryesisht të krishterë nga grupi etnik Berom. Qindra njerëz janë vrarë në vitin 2018, dhe dhuna po vazhdon për disa vjet.



Burimi : BBC