Si të shmanget lufta nukleare në mes SHBA-së dhe Rusisë?

Publikuar në Korrik 14, 2018, 11:22 a.m.

Në mesin e shumë temave për biseda në samitin që do të mbahet në kryeqytetin e Finlandës Helsinki, presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Federatës Ruse, Donald Trumpi dhe Vladimir Putini, në “menynë” e bisedimeve do të kenë edhe një temë me të cilin kanë qenë të preokupuar ish paraardhësit  e tyre, se si të shmangin luftën nukleare.        

Ekspertët paralajmërojnë që mungesa e plotë e dialogut dhe besimit të ndërsjellë gjatë katër viteve të kaluara i ka shtyrë dy superfuqitë nukleare në rrezik që, në rast të ndonjë krize, të mos  mundë të parandalohet eskalimi, gjersa gjenerata e re e armëve dhe mundësia e luftërave sajberike mund që marrëveshjet ekzistuese për kontrollin e armatimit të mbesin “ në ritme”, shkruan The Financial Times.

Dikur kanë ekzistuar rregullat dhe marrëveshjet, si edhe bindjet se ato na janë të nevojshme, ka vlerësuar Olga Oliker, drejtoreshë e programit për Rusi dhe Evroazi, pranë Qendrës për situata strategjike dhe ndërkombëtare në Washington. “Ekzistojnë shumë mosbesime dhe bindje se ana tjetër përpiqet aktivisht të destabilizojë situatën”, ka shtuar ajo.

Akordimi për fillimin e bisedimeve për ardhmërinë e stabilitetit strategjik, që është koncepti i luftës së ftohtë për dekurajimin nëpërmes kapaciteteve nukleare të baraspeshuara, është me rëndësi thelbësore për samitin në Helsinki, thonë zyrtarët,  diplomatët dhe analistët, duke marr parasysh se ka të bëjë me dy marrëveshje të mbetura amerikano-ruse për kontrollin e armatimit nuklear.

Të dyja palët akuzojnë njëra tjetrën për shkeljen e Marrëveshjes për shkatërrimin e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtë të veprimit, IINF, të nënshkruar në vitin 1987 në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik të atëhershëm( me të cilin ndalohen raketat e gamës së veprimit në mes 500 dhe 5500 kilometra).

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia tek duhet të nisin bisedimet se çfarë do të bëjnë pas vitit 2021 kur skadon Marrëveshja e re për zvogëlimin e armatimit strategjik, STARTI i Ri, i nënshkruar në vitin 2010, me të cilin dy shtetet e kanë reduktuar arsenalin e tyre nuklear në 1550 koka aktive bërthamore. Gjetja e zgjidhjes është me rëndësi kyçe. SHBA-të dhe Rusia së bashku posedojnë 13.300 koka bërthamore, që është 92% e arsenalit tërësishëm botëror nuklear.

 

“Është shumë shqetësuese mënyra në të cilin Rusët dhe Amerikanët flasin plotësisht ndryshëm  në çështjet e mbrojtjes dhe të mos zgjerimit të armatimit nuklear”, ka deklaruar një diplomat perëndimore në Moskë. Jon Huntsman, ambasadori amerikan në Rusi, thotë se kontrolli i armatimit do të duhej të kishte rëndësi të caktuar në mesin e çështjeve të cilat do të jenë në rend të ditës në samitin që do të mbahet në Helsinki,  duke përfshirë edhe bisedimet për INF-në dhe START-in e ri.

Ai ka thënë se me siguri do të bisedohet për mundësinë e zgjatjes së vlefshmërisë së START-it të ri edhe për pesë vite, që marrëveshja ekzistuese e mundëson. The Financial Times përkujton se më herët ishte situata e ngjashme. Kontrolli i armatimit ishte njëra nga aspektet kyçe të politikës së “repetimit” të marrëdhënieve me Rusinë, të cilin e zbatonte ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Ai, me marrëdhënie personale të fuqishme me presidentin e atëhershëm të Rusisë, Dmitrij Medvedin, ka arrit marrëveshjen STARTI i Ri. Koha e afërsisë së tillë, megjithatë ka kaluar që moti. Aksionet ushtarake në Gruzi dhe Ukrainë, si dhe përzierja gjoja në zgjedhjet amerikane, ka zvogëluar në mënyrë drastike potencialin për bashkëpunimin bilateral.

Në Moskë gjërat poashtu kanë ndryshuar në mënyrë drastike, që prej kohës kur Putini prap u zgjodh presidenti i Rusisë në vitin 2012. Putini gati gjysmën e fjalimeve për çështjet e kombit i ka dedikuar vendosjes së armëve të reja, të cilët mund të mbajnë koka bërthamore, dhe të cilët mund të shpërthejnë sistemin raketor amerikan, shtoi The  Financial Times.



Burimi : Al Jazeera