Haxhi - 2018 Konvoji i Dritës nga Irani do të mban programe nga Kur'ani

Publikuar në Korrik 17, 2018, 12:43 a.m.

Konvoji  ‘Drita e Kur’anit’ nga Irani që do të dërgohet në Arabinë Saudite në muajin e ardhshëm ku do të mbajë programe të ndryshme Kur'anore gjatë Haxhit.

Muhammed Teki Mirzaxhani, kreu i Komisionit për kënduesit e Kur’anit,  tha të mërkurën se hafizët, kënduesit e Kur’anit  do të përbëjnë konvojin  ‘Drita e Kur’anit’ këtë vit.

Ai tha se një grup Tavashih (ilahi, himne fetare) gjithashtu është planifikuar të jetë pjesë e ekipit Kur'anor.

Programet e tyre në vendin e Zbulesës (qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës) do të përfshijë leximin e Kur'anit, këndimin e lutjeve, ilahive,  pjesëmarrja në programet e leximit të Kur'anit, dhe këndimi  i Ezanit, vuri në dukje ai.

Sipas raporteve të mëparshme, konvoji udhëhiqet nga mjeshtri i shquar i Kur'anit, Ahmad Abulkasemi.

Kënduesit e përzgjedhur të Kur'anit, hafizët  e Kur’anit  dhe grupet ilahive nga Irani janë dërguar në Arabinë Saudite gjatë haxhit çdo vit për të kryer programe Kur'anore në qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës.

Çdo vit miliona muslimanë nga e gjithë bota mblidhen në qytetin e shenjtë të Mekkesë për Haxhin vjetor.

Irani gjithashtu dërgon haxhijtë, si dhe një grup aktivistësh të Kur'anit, të njohur si Delegacioni i Dritës së Kur’anit në Haxh.

Anëtarët e delegacionit mbajnë programe  Kur’anore, duke përfshirë edhe Sesionin e Këndimit  të Kuranit për haxhijtë.

Në vitin 2016, Irani nuk mori pjesë në Haxh, pasi tensionet midis Rijadit dhe Teheranit acaruar pas një përplasjeje vdekjeprurëse të njerëzve gjatë Haxhit  të vitit 2015.

Më 24 shtator 2015, mijëra njerëz humbën jetën në një shtypje pasi autoritetet saudite bllokuan një rrugë në Mina gjatë një rituali, duke detyruar turmat e mëdha të haxhijve të përplaseshin.

Shtrydhja ishte incidenti më vdekjeprurës në historinë e Haxh. Arabia Saudite pretendon se rreth 770 njerëz vdiqën në këtë incident, por zyrtarët në Organizatën Haxhit  të Iranit thanë se rreth 7,000 vetë, duke përfshirë mbi 460 haxhijë iranianë, humbën jetën.

Mes të vrarëve, ishin disa anëtarë të delegacionit Kur'anor të Iranit, përfshirë Muhsin Haxhihassani Kargar dhe Hassan Danesh.



Burimi : IQNA