Kryetari Bashar al-Assad: Siria gati për paqe politike

Publikuar në Korrik 18, 2018, 9:35 a.m.

Kryetari i Sirisë Bashar al-Assad tha të dielën se eliminimi i terrorizmit në shumicen e territoreve siriane ka ofruar rastin për zgjidhje politike për t'i dhënë fund luftës në Siri.

Çfarë e pengon paqen në Siri janë politikat dhe parakushtet e vëna nga përkrahësit e terrorizmit, këto e pengojnë paqen, tha ai në një takim me Ndihmësin e Lartë të Ministrit të Jashtëm të Iranit, Hussein Xhaber Ansari.

Ansari, i cili është në krye të një delegacioni të rangut lartë  përgëzoi popullin e Sirisë dhe lidershipin në arritjet në kuadër, të luftës kundër  terrorizmit në qytetin e Daraa dhe rrethin e saj,  qoftë nëpërmjet  dorëzimit  apo operacioneve ushtarake, raportoi Agjencia Siriane Shtetërore e Lajmeve, (SANA).

Kryetari al-Assad theksoi se këto arritje reflektojnë vullnetin e fortë të Ushtrisë Arabe Siriane dhe forcave aleate në çlirimin e të gjithë territorit sirian nga terrorizmi.

Takimi ishte një nga një seri takimesh që mbahen rregullisht për të shkëmbyer raporte mbi masat diplomatike dhe zhvillimet e fundit në kontekstin e bisedimeve të Sirisë për paqen.



Burimi : IRNA