Velajeti: Rusia është e gatshme të investojë 50 miliardë dollarë në sektorin energjetik të Iranit

Publikuar në Korrik 18, 2018, 9:58 a.m.

Ali Ekber Velajeti, këshilltar i udhëheqësit shpirtëror të Iranit, Ajetollah Ali Khameneit, tha se Rusia planifikon të investoj 50 miliardë dollarë në sektorin e energjisë së Iranit.

Sipas Financial Times, Velayeti tha se Moska dhe Teherani kanë zgjeruar bashkëpunimin ekonomik gjatë vizitës së tyre në Moskë javën e kaluar dhe se Rusia është e gatshme të investojë miliarda dollarë në sektorin energjetik të Iranit.

Velajeti u shpreh se: “Rusia është e gatshme të investojë 50 miliardë dollarë në sektorin e naftës dhe gazit të Iranit.”

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Ali Ekber Velajeti u takuan në Moskë të enjten.

Ky takim pasoi takimin e udhëheqësit rus me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në Kremlin.



Burimi : Sputnik News