A Janë Duke E Pritur Shiitët Të Nderuarin Mehdi Në Bodrum? Përgjigjie Ndaj Shpifjes Së Ibn Tejmijjes

Publikuar në Korrik 18, 2018, 10 a.m.

Prezantuesi: “Njëra nga akuzat më të mëdha që Ibn Tejmijje ka hedhur në veprat e mbështetësve të Ehli Bejtit dhe atyre të cilëve besojnë në praninë e Imamit të Kohës (p.m.t.) është dhe pretendimi i çështjes së “serdabit” (dhomës së nëndheshme e freskët dhe e ftohtë, bodrumit). Ai citon kështu: “Mehdiu është fshehur në bodrum dhe shiitët gjithmonë janë duke qëndruar pikërisht përpara këtij bodrumi janë duke pritur shfaqjen dhe daljen e imamit të tyre nga këtu”.

Unë mendoj se nëse Ibn Tejmijje do të kishte lexuar burimet e besimit të shiitëve nuk do të kishte ngritur këtë aludim. Por kush e di mbase ai e dinte se nuk kishte një gjë të tillë dhe si pasojë e inatit të tij të njohur ka pretenduar kështu për këtë çështje. Ne duam të dëgjojmë sqarimet tuaja mbi këtë çështje:

Mjeshtër Husejni Kazvini: Unë kërkoj nga të tërë ndjekësit tanë të nderuar që të tregojnë vëmendje të veçantë ndaj atyre që unë do të sqaroj mbi këtë çështje. Le të shikojnë logjikën e atyre të cilëve filluan kundërshtimin e shiitëve dhe nxorrën shpatën kundër shiitëve. Ashtu siç ka cituar Imam Zejnulabdiddini (p.m.t.): “Falenderimi i takon Allahut i Cili i ka bërë të marrë armiqtë tanë”. (“Intisaru’l-Amili” (Ndihma e Vepruesit), vëll. 2, fq. 26).

Ne nuk mund të presim ndonjë gjë më tepër nga Ibn Tejmijje pasi ai ka shikuar se ai i ka cituar këto si dhe nga disa njerëz të tjerë të cilët dihen se kush janë. Ai shkruan si më poshtë: “Njëra nga marrëzitë e shiitëve është ndërtimi i disa vendeve dhe ndërtesave për Mehdiun, për shembull njëra nga këto është hyrja e bodrumit në Samarra përpara të cilit janë duke qëndruar në pritje”. (Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunne” (Metodologjia e Sunnetit), vëll. 1, fq. 44).

Më pas ai ka ngritur këtë aludim të çuditshëm: “Shiitët në hyrje të bodrumit kanë lënë gati një mushkë ose një kalë dhe një shpatë në të cilën do të hipë Imami i Kohës pasi të ketë dalë nga këtu”.

Të njëjtën fjalë e përsërisin dhe disa uehhabistë bashkëkohorë dhe disa ideologë uehabbistë të cilët japin mësime ne univesitete. Këto janë të shkruara në veprën: “Firaku’l-Muasira” (Degët Bashkëkohore) (vëll. 1, fq. 208); në veprën: “Nidhamu’l-Hilafe” (Rendi i Prijësit) (fq. 267) e Mustafa Halemiut, në veprën: “Nadharijjetu’l-Imame” (Këndvështrimi i Udhëheqësit) (fq. 38) e Muhammed Ali Xhundiut.

Edhe Muhammed Ibn Abduluehhabi i ka shprehur këto fjalë në faqet 33 dhe 34 të veprës së tij të njohur, të cilat dua që t’ua përcjell miqve të mi shiitë dhe sunnitë si shakaja e kësaj nate: “Shkaku se përse shiitët i bashkojnë namazet e drekës me atë të pasdites është se ata janë duke qëndruar në pritje pranë bodrumit për të arritur Mehdiun e Përjetshëm të Fshehur”.

Domethënë ata shikojnë dhe nëse ai nuk është shfaqur në orën një, dy ose tre dhe duke qenë se namazi i tyre do të mbetet pas, ata menjëherë i bashkojnë namazet e drekës me atë të pasdites. Më pas ata vonojnë namazin e mbrëmjes dhe atë të natës me shpresën se mbase Imami do të shfaqet, por kur ai nuk shfaqet dhe kur vjen koha e mesnatës ata i bashkojnë namazet që të mos mbeten pas!

Ja pra shikoni vallë a keni dëgjuar një gjë të tillë në ndonjë vend të botës madje dhe në mesin e grave fshatare dhe endacake shiite? Vallë a ka kaluar kjo gjë në mendjen e ndonjë të marri ose të çmenduri të cilën e ka thënë teoricieni i uehhabizmit?

Këto thënie të Ibn Tejmijjes dhe Muhammed Ibn Abduluehhabit përsëriten në faqen 25 të veprës: “Shia Bejne’l-Emsi ue’l-Jeumi” (Shiitët Mes Të Djeshmes Dhe Të Sotmes) e Nasir Umerit.

Shkurtimisht sqarojmë se mendimi i Ibn Tejmijjes, Muhammed Ibn Abduluehhabit dhe i dijetarëve bashkëkohorë uehhabistë është në këtë mënyrë: “Pikë së pari Imam Mehdiu (p.m.t.) është fshehur në bodrum, pikë së dyti: shitët janë duke e mbikqyrur atë në bodrum, ata i kanë lënë atij gati një kalë dhe një shpatë dhe për këtë shkak ata janë duke i falur të bashkuar namazet e drekës me të pasdites dhe atë të mbëmjes me atë të darkës...”

Edhe Ihsan Ilahi Dhahiri ka shtruar një aludim tjetër qesharak: “Disa shiitë teksa bëhen gati për të falur namazin, e lënë namazin e tyre duke menduar se Imami i Kohës do të shfaqet dhe ata do të qëndrojnë disa minuta vonë për t’i arritur atij”. (“Firaku’l-Muasira” (Degët Bashkëkohore), vëll. 1, fq. 208).

Ja pra kjo është mënyra e hetimit të çështjes së bodrumit e teoricienëve, ideologëve dhe udhëheqësve uehhabistë.

Përgjigjia Jonë:

Kjo pyetje na është drejtuar shpesh herë si në mjedisin e internetit madje dhe disa profesorë të universitetit na kanë bërë të qartë se janë kureshtarë të dinë se si qëndron e vërteta e kësaj çështjeje.

Lërmëni që të sqaroj këtë për miqtë tanë. Nëse këta të fundit do të shikojnë që nga faqja 15 dhe më tej e veprës: “Hajatu’l-Imami’l-Mehdi” (Jeta e Imam Mehdiut) e Bakir Sherif Kurejshit do të vënë re se kjo çështje është shqyrtuar dhe trajtuar në mënyrë të hollësishme. Edhe në veprën e tij: “Mehdi” (Mehdiu) Alame Sadruddini (r.a.) i ka dhënë përgjigje kësaj. Gjithashtu dhe në veprën e tij: “Gadir” (Gadiri) (vëll. 3, fq. 308) Alame Emini dhe në veprën e tij: “Keshfu’l-Gumme” (Zbulimi i Shqetësimit) (vëll. 3, fq. 283) Irbili e ka shqyrtuar këtë dyshim. Unë dua që të bëj të ditur përmbledhjen e këtyre përgjigjieve duke i shtuar dhe hulumtimin tim.

Pikë Së Pari:

Po pohoj se është e vërtetë se bodrumi i bekuar është një vend i shenjtë dhe i pastër. Sepse këtu është vendi në të cilin kanë jetuar dhe kanë bërë adhurim të mëdhenjtë si Imam Ali Hadiu, Imam Hasan Ushtari dhe i Nderuari Kujdestari i Kohës Imam Mehdiu (paqja e Allahut qoftë mbi ta!)

Pikë Së Dyti:

Nga ana tjetër për sa i përket fshehjes së Imamit të Kohës (p.m.t.) në atë vend asnjë kumtoj se asnjë dijetar shiit, madje asnjë shiit i paditur nuk e ka thënë këtë.

I ndjeri Muhaddith Nuriu citon kështu: “Në të tëra veprat dhe në çdo burim që kemi shikuar në asnjërën nuk kemi hasur në ndonjë hadith ose përcjellje e cila flet për fshehjen në bodrum të Imam Mehdiut (p.m.t.)”. (“Hajatu’l-Imami’l-Mehdi” (Jeta e Imam Mehdiut), fq. 119).

Të njëjta thënie janë përdorur dhe nga ana e të Ndjerit Irbili në veprën e tij: “Keshfu’l-Gumme” (Zbulimi i Shqetësimit) (vëll. 3, fq. 283) dhe në veprën e tij: “Gadir” (Gadiri) (vëll. 3, fq. 308) e Alame Eminit.

Pikë Së Treti:

Aludimet në këtë drejtim janë përmendur vetëm nga ana e disa dijetarëve të Ehli Sunnetit. Këta të fundit janë ata të cilët kanë hedhur dyshimin dhe kanë nisur që të sulmojnë shiitët me këtë dyshim. Për shembull në faqen 352 të veprës së tij: “Mukaddime” (Parathënia) Ibn Halduni i ka përcjellur këto fjali dhe ka nxjerrë në pah çëshjen e bodrumit. Edhe në veprën e tij: “Uefejatu’l-A’jani” (Vdekja e Të Mëdhenjve) (vëll. 1, fq. 372) Ibn Halikani e ka përcjellur këtë. Megjithatë në veprat e shiitëve duke i rënë shkurt në veprën: Mu’xhemu’l-Ehadithi’l-Mehdi” (Përmbledhja e Hadithëve Për Mehdiun) (kjo është një vepër e shkruar në epokën bashkëkohore e cila ka përmbledhur të tëra hadithet që bëjnë fjalë për të Nderuarin Mehdi; Medya Şafak-Media e Lirë) (vëll. 1, fq. 364), është  përcjellur nga më tepër se 50 njerëz nga shiitët dhe nga Ehli Sunneti, se shfaqja e Imam Mehdiut (p.m.t.) nuk do të ndodhë as në Samarra, as në Kerbela dhe as në bodrum, por do të ndodhë në Mekkë në mes të ruknit dhe makamit.

Pika e çuditshme është se Ahmed Ibn Hanbeli në veprën e tij: Musned” (Zinxhiri) (vëll. 6, fq. 316), Ebu Daudi në veprën e tij: “Sunen” (Sunnetet) (vëll. 4, fq. 107) dhe Ibn Ebi Shejbe në veprën e tij: “Musannef” (Klasifikimi) (vëll. 15, fq. 45) kanë përcjellur hadithet të cilat tregojnë se i Nderuari Mehdi (p.m.t.) do të shfaqet dhe do të ngrejë krye në Mekkë, në Bejtu’l-Haram në mes të rukunit dhe makamit. Edhe Ibn Haxher Hejthemi në veprën e tij: “Sauaiku’l-Muhrika” (Rrufetë e Ndezura) (fq. 165, kreu i 1, pjesa e 1) ka përcjellur dhe sqaruar të njëjtat hadithe.



Burimi : Medya Şafak