Ata që e ndajnë islamin nga politika nuk e kanë vënë re thelbin e Islamit

Publikuar në Korrik 18, 2018, 10:06 a.m.

Zyrtarët e Haxhit dhe Institucionit Vizitor të Iranit janë takuar në orët e mengjesit me udhëheqësin e Revolucionit Islamik, Imam Hamanein.

Fjalimi i udhëheqësit revolucionar fillon kështu:

-Haxhi është një fushë praktike që tregon se feja dhe politika, bota dhe ahireti, materialiteti dhe shpirtërizmi janë të ndërthurura.

-Toka e Mekës i’u përket të gjithë muslimanëve. Të gjithë muslimanët kanë të drejta të barabarta në Mekë dhe Medinë.

- Njerëzit ose qeveritë që përpiqen të parandalojnë haxhin dhe të kuptuarit e haxhit, duan që me këto sjellje të pengojnë rrugën e Zotit.

- Ata që e ndajnë islamin nga politika nuk e kanë vënë re thelbin e Islamit.

- Bota islame e sotme ka nevojë për unitet dhe bashkim.

- Ka politika të shëmtuara lidhur me Palestinën siq janë ato të quajtura "Marrëveshja e Shekullit" në njëren anë dhe presion mbi Jemenin në anën tjetër. Armiqtë duhet ta dinë se këto nuk do të realizohen kurr.

- Çështja e Palestinës nuk do të harrohet kurrë. Qyteti i Jerusalemit do të mbetet kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës dhe kibla e parë e muslimanëve. Ëndrra që qyteti i Jeruzalemit të jetë nën kontrollin e sionistëve nuk do të realizohet kurr. Populli palestinez do t'i rezistojë kësaj.

- Për fat të keq, disa qeveri islamike janë bërë mashtrues të Amerikës, sepse ata nuk besojnë në thelbin e Islamit, dhe këto sigurisht nuk do të funksionojnë dhe do të dështojnë. Populli palestinez do të jetë fitimtar me ndihmën e Zotit të Plotfuqishëm dhe do të shohë ditën kur rrënjët e regjimit të rremë sionist do të fshihen.

- Për fat të keq, qeveria e Arabisë Saudite po bënë sjellje të cilat shqetësojnë kandidatët e haxhit. Këto duhet të vihen në plan të parë si një kërkesë e drejtë e muslimanëve dhe nuk duhen harruar.

- Katastrofa e Mina-s e vitit 2015, e cila kurrë nuk do të harrohet, duhet të ndjeket nga "Këshilli i Kërkimit të Fakteve" të Iranit.



Burimi : Rast Haber