Grupi i parë i haxhijve të Iranit nisën nesër për në Haxh, në Arabinë Saudite

Publikuar në Korrik 18, 2018, 10:22 a.m.

Grupi i parë i haxhijve nga Irani që përfshijnë 270 haxhijë  do të nisën nga  Teherani  për qytetin e Medinës në Arabinë Saudite të mërkurën  (18 korrik 2018 18), u njoftua të martën.

Duke folur për Agjencinë e Lajmeve IRNA,  Udhëheqësi i Haxhit , Hamid Muhammedi tha se haxhijtë  do të udhëtojnë  me aeroplan për në Arabinë Saudite në baza ditore,  të mërkurën nga  Aeroporti Ndërkombëtar ‘Imam Humejni’.

Duke komentuar mbi lëshimin e vizave  elektronike për haxhijtë  iranianë, Hamid Muhammedi tha deri më tani 25.000 viza  elektronike janë lëshuar, duke shtuar se pjesa tjetër do të lëshohet në ditët e ardhshme.

Më parë, Hamid Muhammedi njoftoi se rreth 85.200 haxhijë  iranianë do të transportohen në Arabinë Saudite për të kryer obligimin e haxhit.

"Sipas orarit, fluturimet në Medine do të fillojnë më 18 korrik dhe fluturimet për në Xheddah  do të fillojnë më 30 korrik", tha Hamid Muhammedi.

Ai gjithashtu tha se të gjitha masat e nevojshme, si sigurimi i akomodimit, kujdesit mjekësor, të ushqyerit, etj., janë siguruar për haxhijtë.

Çdo vit, në kohën e Haxhit, muslimanët iranianë si dhe muslimanët  tjerë kudo në botë shkojnë në Mekë për të kryer obligimin e Haxhit.



Burimi : IRNA