Tempulli Helen 2100 vjeçar i zbuluar në Turqi

Publikuar në Gus. 14, 2018, 12:28 a.m.

Gërmimet prej njëzetë vjetësh zbuluan tempullin 2,500 vjeçar nga Epoka Persiane në vitin 2016

Një tempull i epokës helene që daton më shumë se 2.000 vjet është zbuluar në gërmimet arkeologjike në Turqinë qendrore.

Tempulli 2,100 vjeçar u zbulua  në Kinik Mound, një vend arkeologjik i vendosur në fshatin Yesilyurt të qarkut Altunhisar, krahina Nigde.

Një ekip arkeologësh turq dhe italian ka punuar në vend që nga viti 2011.

Profesor Lorenzo D'Alfonso, një akademik i Universitetit të Nju Jorkut dhe kreu i gërmimeve, pohoi se tempulli është nga koha helene.

"Ne vazhduam gërmimet pak më poshtë vendit ku gjetëm tempullin dhe zbuluam një tempull tjetër që daton nga periudha helene,  2100 vjet më parë", tha D'Alfonso për Agjensinë Anadolu të shtunën.

"Ne gjithashtu zbuluam  pjesë të një statuje të demit të bërë nga qeramika", shtoi ai.

Basri Akdemir, drejtori provincial i kulturës dhe turizmit, tha:

"207 materiale të ndryshme kulturore janë sjellë në Muzeumin Nigde nga  këto gërmime që nga viti 2011."

Gërmimet janë pjesë e një projekti të përbashkët 10-vjeçar midis Universitetit të Pavia, Institutit për Studimin e Botës së Lashtë dhe Universitetit të Nju Jorkut, të mbështetur dhe pjesë marrës nga universitetet e Turqisë Nigde dhe Erzurum.



Burimi : World Bulletin