Trumpi dëshiron të përmbys Erdoganin

Publikuar në Gus. 16, 2018, 11:54 p.m.

Analistët izraelit besojnë se kriza aktuale në mes SHBA-ve dhe Turqisë, e cila u thellua pas këmbimit të sanksioneve ekonomike në mes dy vendeve, tregon në atë që Donald Trumpi dëshiroj të largojë nga pushteti presidentin turk Erdogan, i cili po sfidon arrogancën e presidentit amerikan Donald Trumpit.

Autori i shkrimit në  gazetën izraelite Globes, Matti Golan e ka përgëzuar, sikurse është shprehur” Guximin e Trumpit që të bëjë atë që paraardhësit e tij nuk kishin guxim, që të imponojë sanksione ekonomike shteteve të padëgjueshme”. “Pasi që ka treguar në kërcënimet e Trumpit për futjen e sanksioneve ekonomike Turqisë në rast se nuk e lëshon pastorin amerikan dhe përgjigjes turke në kërcënime, autori izraelit cek:”Përgjigjja e Trumpit ishte e vendosur. Ka goditur Turqinë me bomba ekonomike me ç’rast i ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë turke dhe qytetarëve të Turqisë”.

“Duket se lirimi i pastorit amerikan Brunson tani është qëllimi anësor dhe se Trumpi ka nis diç tjetër. Mendoj se Trumpi nuk do të shfuqizojë sanksionet gjersa ato të  mos shkaktojnë përmbysjen e Erdoganit nga pozita e presidentit të Turqisë. Strategjia e Trumpit është sado që të  bëhet presidenti i Turqisë më i popullarizuar, populli turk do të bëhet më i varfër dhe i unët”, shkruan Matti Golan dhe përfundon:”Trumpi ka shumë dobësi dhe pakujdes, por gjithashtu nga ana tjetër është shumë dinak. Për botën  dhe Shtetet e Bashkuara po duket se kjo përzierje  e karakteristikave në personalitetin e tij  është shumë më e mirë nga ish presidentët amerikan të cilët janë personifikuar si të arsyeshëm dhe serioz.

Kolumnisti i gazetës izraelite Maariv, Shmuel Rosner shkruan:” Pas George Bushit dhe Barack Obamës, Donald Trumpi është presidenti i tretë amerikan i cili nuk po arrin të deshifrojë shifrën për marrëdhënie kualitative me presidentin turk Erdogan, i cili është nga liderët e radhë botëror i cili po dinë si të përballet me arrogancën e presidentit amerikan Donald Trump.

Rosneri theksoi se mosmarrëveshjet amerikano-turke nuk janë rezultat i pastorit Brunson, por arrin 15 vite mbrapa,  prej kohës së invadimit amerikan në Irak, me ç’rast Turqia ka refuzuar që ushtarët amerikan të shfrytëzojnë bazat e saja gjatë invadimit.  Në përfundim të shkrimit të tij Rosneri ka cek edhe përpjekjen e Kongresit amerikan që të ndalojë dërgesën e avionëve luftarak F-35 Turqisë. Ai thekson se ministri i mbrojtjes Jim Mattis, në nëntor do të paraqet kongresit amerikan raportin për gjendjen e marrëdhënieve me Turqinë, dhe nëse kongresi vërteton  se marrëdhëniet akoma nuk janë të mirë, sikurse që shkroi Trumpi javën e kaluar në Twitter, do të kërkojë imponimin e sanksioneve shtesë Turqisë.



Burimi : SAFF