Ish ambasadori i SHBA-së në Ankara, Jeffrey është emëruar si Përfaqësues Special në Siri

Publikuar në Gus. 18, 2018, 1:41 p.m.

Ish ambasadori i SHBA-së në Ankara, James Jeffrey i cili u emërua si Përfaqësues Special në Siri, filloi detyrën e tij duke u betuar.

Në një ceremoni betimi në të cilën mori pjesë edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, Jeffrey u emërua në një nga pozicionet më të rëndësishme të SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Në shumë panele në Uashington në të cilat  ai mori pjesë, Jeffrey i cili së fundmi ushtronte detyrën si një ekspert i lartë i Lindjës së Mesme në Institutin e Uashingtonit për Politikën e Lindjes së Afërt, theksoi rëndësinë e marrëdhënieve turko-amerikane dhe shprehu se PKK dhe YPG janë në thelb e njëjta organizatë.

Jeffrey i cili ka lindur në vitin 1946, në mes të viteve 2008-2010 ushtronte detyrën në Turqi, ndërsa në mes të viteve 2010-2012, në Irak.



Burimi : Sputnik News