Google nuk po mund t’i heq sytë nga përdoruesit e tij

Publikuar në Gus. 18, 2018, 6:34 p.m.

Është zbuluar se edhe në rastet kur është deklaruar haptazi se Google nuk e dëshiron këtë, ajo mbledh informacione rreth vendndodhjes momentale të përdoruesve.

Është deklaruar se kompania amerikane e teknologjisë, Google po ndjek lëvizjet e përdoruesve të saj, edhe kur ajo e shpreh të kundërten.

Sipas informacioneve të dhëna nga Associated Press (AP), vendet ku përdoruesit e Google në pajisjet Android dhe në iPhone ndodhen gjatë ditës, mund të regjistrohen edhe nëse ata e ndryshojnë këtë opsion tek privatësia.

Në studim u zbulua se disa aplikacione të Google regjistrojnë automatikisht të dhënat lidhur me lokacionin, edhe atëherë kur ky opcion nuk është i aktivizuar.

U zbulua se në momentin kur hapet aplikacioni i hartës, Google ruan të dhënat e vendndodhjes dhe se në momentin kur përdoruesit e përditësojnë aplikacionin e motit, automatikisht identifikohet se ku ndodhën ata saktësisht.

Është raportuar se çështja e privatësisë ka ndikuar në pothuajse dy miliardë përdorues të pajisjeve Android dhe qindra miliona përdorues të iPhone në mbarë botën, të cilët i besojnë Google për harta ose kërkime të ndryshme.

Zbulimet e këtij studimi janë konfirmuar nga hulumtuesit e shkencave kompjuterike të Universitetit Princeton.

Pasi u zbulua se të dhënat e vendndodhjes së përdoruesve të pajisjes Android transmetohen automatikisht në Google, edhe nëse opcioni i lokacionit është i fikur, zyrtarët e kompanisë e pranuan këtë dhe deklaruan se aplikacioni do të përfundojë brenda një kohe të shkurtër.



Burimi : Sputnik News