Abu Sharif: Irani ndaloi përhapjen e sionistëve

Publikuar në Gus. 18, 2018, 8:50 p.m.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Palestineze Islamike të Xhihadit në Teheran, Abu Sharif u shpreh se pas vendosjes së Statutit të Republikës Islamike në Iran, gjendja e sionistëve në rajon u përkeqësua dhe procesi i përhapjes së tyre u ndal plotësisht, ndërsa ata po lutën për mbijetesë.

Në një deklaratë për gazetarët e qytetit Rasht, në veri të Iranit, përfaqësuesi i Lëvizjes Palestineze Islamike të Xhihadit në Teheran, Abu Sharif tha se sot të gjitha vendet arabe po shtrëngojnë duart me SHBA-në dhe regjimin sionist, por Republika Islamike e Iranit ka vepruar në rrugën e rezistencës në rajon, duke i sjellë kështu vetes lavdi dhe nder.

Abu Sharif vuri në dukje se shpërbërja dhe pushtimi i vendeve islamike nga imperialistët në shekullin e fundit çoi në prapambetjen e këtyre vendeve, duke theksuar se qëllimi i rezistencës është kthimi i ummetit islam në vendin dhe pozitën e tij para okupimit.

Abu Sharif vuri në dukje se qëllimi kryesor i rezistencës është mbrojtja e saj nga regjimi sionist dhe shpëtimi i  tokave palestineze nga pushtimi, duke shtuar se imperializmi ka krijuar hegjemoni mbi gjithë umetin islamik dhe se nuk ka dallim midis Arabisë Saudite dhe Palestinës, sepse të dyja janë të pushtuara.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Palestineze Islamike të Xhihadit në Teheran, i cili rikujtoi se tokat palestineze janë pushtuar nga sionistët, ndërsa Arabia Saudite nga qeverisës kukullash, vuri në dukje pushtimin e tokave palestineze nga anglezët në vitin 1917 dhe pastaj dorëzimin e tyre tek bandat hebraike në vitin 1948, duke theksuar se më shumë se 78 përqind e tokave palestineze u pushtuan nga hebrenjtë në të njëjtin vit.

Abu Sharif vuri në dukje se më shumë se 20 përqind e banorëve nga tokat e pushtuara janë palestinezë, duke rikujtuar se ka rreth 7 milionë banorë palestinezë në Bregun Perëndimor dhe në Gaza, ndërsa 7.5 milionë në vende të tjera dhe shtoi se tokat e Gazës janë shndërruar në burgje naziste dhe se banorët e tyre janë të ekspozuar ndaj problemeve të mëdha ekonomike.

Në vazhdim të fjalimit të tij, përfaqësuesi i Lëvizjes Palestineze Islamike të Xhihadit theksoi se sipas shumë mendimeve ndërkombëtar, Revolucioni Islamik i realizuar nën udhëheqjen e Imam Khomeinit, është revolucioni më i madh i kohës sonë.

Abu Sharif i cili e cilësoi Imam Khomeinin si liderin e gjithë umetit islam, përfshirë edhe palestinezët, vuri në dukje se ndryshe nga shumë vende dhe shtete arabe, Irani është një vend i cili qëndron përballë forcës më të madhe të historisë njerëzore, SHBA-së dhe një vend i cili reziston fuqishëm.

Abu Sharif i cili foli edhe për simpatin e shteteve arabe për amerikanët dhe sinistët, u shpreh se pas vendosjes së Statutit të Republikës Islamike në Iran, gjendja e sionistëve në rajon u përkeqësua dhe procesi i përhapjes së tyre u ndal plotësisht.

Duke vënë në dukje se sionistët janë duke u lutur për mbijetesë, Abu Sharif tha se mposhtja e sionistëve në Luftën 33-Ditëshe është një shembull se si ky regjim ka rënë në një situatë të keqe në rajon.

Përfaqësuesi i Xhihadit Islamik, i cili vuri në dukje se regjimi sionist e sheh Hezbollahun si armikun e tij strategjik,  theksoi se Hezbollahu kishte friksuar sionistët.

Duke vënë në dukje se SHBA kishte pushtuar Afganistanin dhe Irakun dhe se ka shpenzuar 6 trilionë dollarë për pushtim, Abu Sharif u shpreh se SHBA-ja është e bllokuar në probleme.

Duke rikujtuar se Irani ka arritur një fitore të pa çmim, Abu Sharif e përshkroi vijën e rezistencës si një rrugë të vërtet dhe theksoi se fronti i rezistencës nën udhëheqjen e Republikës Islamike të Iranit dhe umetit islam, do t’a fitoj luftën dhe sionistët do të detyrohen të largohen nga tokat e pushtuara dhe xhamia al-Aksa.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Palestineze Islamike të Xhihadit u shpreh se vendet islamike duhet të zgjedhin midis rrugës së lirisë dhe lavdisë apo rrugës së pajtimit me amerikanët dhe sionistët.



Burimi : Tasnim News Agency